Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion) Reviewed by Momizat on . Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lex Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lex Rating: 0
You Are Here: Home » A » Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion)

Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion)

Analgin 1g / 2ml (tretësirë për injeksion)
analgine tretesire per injeksion
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Analgin-a dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Analgin
  3. Si përdoret  Analgin-a
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është metamizol natriumi.
Përmbajtja e substancave aktive: natrium metabibisulfit, ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË ANALGIN-a  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
2 ml tretësirë për injeksione (1 ampulë) përmban  1 g metamizol natrium.

Forma farmaceutike
ANALGIN 1 g/2 ml tretësirë për injeksione është e kthjellët, tretësirë me ngjyrë lehtësisht të verdhë.
ANALGIN 1 g/2 ml tretësirë për injeksione është e paketuar në ampula nga qelqi neutral me ngjyrë të errët hidrolitike tipit I.

Paketimi
Kutia e kartonit përmban 10 kallëpe nga plastika, ku secila përmban nga 5 ampula të 2 ml dhe në paketim gjendet edhe fletëudhëzimi.

Si vepron  Analgina?
Tretësira për injeksione Analgin përmban metamizol natrium, derivat i pirazolonës, i cili i përket grupit të analgjetikëve dhe antipiretikëve  jo-narkotik.
Ky Ka veprim  të fuqishëm analgjetik, antipiretik dhe anti-inflamator.
Efekti analgjetik është i ngjashëm me efektin e opiateve analgjetike.

Kur përdoret Analgin-a?
Analgina është e indikuar të përdoret në këto raste:

  • Dhembjet e fuqishme me origjinë të ndryshme si kokëdhembja, dhembjet e dhëmbëve, neuralgjia e nervit trigeminal, nga herpes zosteri, lumbago, ishialgjia, reumatizma akute dhe kronike, dhembjet muskulare, dhembjet posttraumatike, dhembjet postoperative, dhembjet nga sëmundjet malinje, nga kolikat renale dhe biliare  (spazmat) për shkak të gurëve në fshikën  biliare dhe atyre në veshka;
  • Gjendjet febrile (me temperaturë të lartë), sidomos ato të cilat nuk përgjigjen në trajtimet e tjera.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI ANALGIN?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Analgin?

  • nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në metamizol ose në pirazolonat e tjera (propifenazon, fenazon , fenilbutazon), ose në cilindo përbërës tjetër të Analgin-ës.
  • nëse keni pasur reaksione alergjike në aspirinë, paracetamol ose në substancat e tjera antiinflamatore josteroide, si probleme me frymëmarrje, urtikarie, ose enjtje të fyyrës, buzëve, gjuhës ose fytit;
  • nëse keni rënie të theksuar të numrit të leukociteve, ose çrregullime tjera të gjakut, ose suprimim të palcës kockore;
  • nëse keni porfiri, favizëm ose mungesë të glukozo-6-fosfat dehidrogjenazës, e cila është një çrregullim i rrallë metabolik;
  • nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni gjidhënëse.

Fëmijët me peshë trupore  nën 30 kg nuk duhet të marrin Analgin.

Përkujdesje të veçanta me Analgin

  • nëse keni çrregullime të rënda të veshkave, të mëlçisë, ose të zemrës;
  • nëse ju keni tension jostabil të gjakut ose nëse jeni i dehidruar;
  • nëse keni sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (sëmundje të mushkërive të shoqëruara me ngushtim të rrugëve ajrore) ose astmë bronkiale;
  • nëse ju keni histori me ulceracione gastrointestinale, gjakosje ose perforacione (shpërthime) gastrointestinale;
  • nëse jeni duke marrur citostatikë;
  • nëse jeni më i moshuar se 65 vjeç.

Te pacientë që marrin për kohë të gjatë metamizol në doza të larta nga ana e mjekut duhet të monitorohet analiza e gjakut.
Te fëmijët duhet të përdoret me kujdes të shtuar.

Përdorimi i Analgin-ës me ushqime dhe pije
Pacientët në terapi me analgin nuk duhet të marrin në ndërkohë edhe pije alkoolike.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Analgin-a nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Analgin-a nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturës apo për operim me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rëndësi të veçantë nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna:

  • ciklosporinë (për trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe pas transplantimit të organeve);
  • metotreksat (për trajtimin e tumoreve dhe sëmundjeve autoimune);
  • antikoagulantë oralë dhe klopidogrel (barna për hollimin e gjakut);
  • NSAID (për shembull ketorolak);
  • terapi antidiabetike me preparate të sulfoniluresë (glibenklamid);
  • klorpromazinë (për trajtimin e skizofrenisë.

3. SI TË PËRDORET ANALGIN-a?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Tretësira për injeksione e Analginës duhet të administrohet nga ana e mjekut ose e infermieres direkt në vena ose në muskul.
Doza e saktë përcaktohet nga ana e mjekut.
Të rriturit
Tretësira për injeksione e Analgin-ës administrohet intramuskular ose me injeksion të ngadalshëm intravenoz zakonisht 1g/2 ml, 2-4 herë në ditë.
Doza maksimale ditore është 5 g.
Fëmijët me peshë trupore mbi 30 kg
Doza e vetme e tretësirës për injeksion të Analgin-ës duhet të kalkulohet në harmoni me peshën trupore dhe duhet të administrohet çdo 6-8 orë, si në vijim:
- 31-45 kg: 0.5-1.5 ml Analgin im ose iv,
- 46-53 kg: 0.8-1.8 ml Analgin im ose iv.

Nëse përdorni Analgin  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Analgin-ës  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e mbidozimit janë dobësia, nauzeja, marramendja, midriaza, rënia e tensionit të gjakut dhe gjendje kolapsi e cila mund të progredojë në komë.
Në rast se shfaqen këto simptoma, menjëherë lajmëroni mjekun juaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Analgin-a  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara mund të shfaqen me frekuencë të caktuar si në vijim:
shumë të zakonshme: shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar;
të zakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 nga 100 pacientë të trajtuar;
të pazakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 nga 1.000 pacientë të trajtuar;
të rralla: shfaqen te 1 deri në 10 nga 10.000 pacientë të trajtuar;
shumë të rralla: shfaqen te më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar.

Efektet e padëshiruara të pazakonshme:

  • Rënie e tensionit të gjakut;
  • Erupsione të caktuara nga bari.
  • Efektet e padëshiruara të rralla:
  • Komplikime gastrointestinale;
  • Zvoglim i numrit të leukociteve e cila mund të shkaktojë infeksione të shpeshta;
  • Reaksioine të shpeshta që rezultojnë me ethe, skuqje të lëkurës me ose pa kruarje, djegësimë dhe/ose skuqje e lëkurës, urtikarie dhe enjtje e buzëve, fytyrës, gjuhës dhe fytit.

Efektet e padëshiruara të rralla:

  • Rënie e theksuar e numrit të leukociteve, të komplikuara me ethe, pezmatim të fytit, me dhembje në gojë dhe me ulcera anale);
  • Rënie e numrit të trombociteve që rezulton me rritjen e tendencës për gjakosje dhe/ose shfaqjen e gjakderdhjeve të imta në formë pikash nën lëkurë;
  • Rënie jonormale e numrit të eritrociteve te pacientët me mungesë të glukozo-6-fosfat dehidrogjenazës;
  • Reaksione serioze alergjike si astmë bronkiale, reaksione të rënda të lëkurës, shok anafilaktik/anafilaktoid (shenjat e shokut janë nauzeja, kokëdhembja, vështirësi me frymëmarrje, alivanosje);
  • Rënie e urinimit ose ndërprerje komplete, rritje e ekskretimit të proteinave në urinë (këto ndryshime janë kalimtare dhe shfaqen më tepër te pacientët me sëmundje të veshkave).

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm në institucion shëndetësor.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top