ANALGINE Reviewed by Momizat on . Analgine - Tableta 500 mg Analgine - Tretësirë për injeksion -1000mg / 2 ml FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëud Analgine - Tableta 500 mg Analgine - Tretësirë për injeksion -1000mg / 2 ml FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëud Rating: 0
You Are Here: Home » A » ANALGINE

ANALGINE

Analgine – Tableta 500 mg
Analgine – Tretësirë për injeksion -1000mg / 2 ml

analgine

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme,  pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju Iutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Analgine dhe përse përdoret
  2. Përpara se të merrni Analgine
  3. Si ta merrni Analgine
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Analgine
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË ANALGINE DHE PËRSE PËRDORET
Analgine ( metamizoli sodik ) ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar,  por efekti i saj antiinflamator është i dobët.
Po ashtu ajo ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës,  tëmthit dhe rrugëve urinare.
Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës.
Veprimi analgjezik qëndror i detyrohet frenimit të aktivizimit të adenilatciklazës.
Indikohet në:

  • dhimbje me natyrë të ndryshme, si: dhimbje koke, dhimbje dhëmbësh,  nevralgji,  lumbago, dismenorre,  reumatizëm akut e kronik,  mialgji, dhimbje të forta që shkaktohen nga spazmat e muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës,  kanaleve biliare dhe aparatit urogjenital;
  • ulje të temperaturës së lartë në gjendjet me ethe. Metamizoli sodik përthithet shpejt dhe plotësisht pas përdorimit nga goja. Përqëndrimi plazmatik maksimal arrihet pas një ore. Lidhet pjesërisht me proteinat plazmatike. Bari metabolohet në mëlçi.

2. PËRPARA SE TË MERRNI Analgine
Mos merrni Analgine në qoftë se:

  • jeni alergjik ndaj saj ose ndaj rrjedhësve  të tjerë të pirazolonit;
  •  jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi;
  • vuani nga ndonjë sëmundje metabolike ( pamjaftueshmëri e glukozë 6 fosfat dehidrogjenazës, porfiri  hepatike );
  • jeni shtatzanë;
  •  pacienti është fëmijë me peshë nën 5 kg.

Nuk duhet përdorur bashkë me klorpromazinën sepse shkakton hipotermi dhe insufiçiencë renale.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni tabletat, këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Analgine
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se jeni alergjik ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se  janë në të njëjtën klasë barnash me Analgine.
Ekzistenca e mbindjeshmërisë ndaj  Analgine ( metamizoli sodik ) duhet provuar përpara mjekimit me të.
Presioni i gjakut duhet mbikqyrur gjatë përdorimit me injeksion, sidomos në të sëmurët me pamjaftueshmëri cirkulatore dhe në ata me presion arteror sistolik me të ulët se 100 mm Hg.
Përdorimi i barit e shton rrezikun për agranulocitozë dhe shok.
Metamizoli sodik mund të shkaktojë një përkeqësim të dispnesë dhe cianozës.
Për shkak të rreziqeve për efekte anësore serioze, përdorimi i barit mund të justifikohet vetëm në rastet kur nuk ekziston alternativë tjetër e sigurtë.

Marrja e Analgine me ushqim dhe pije
Këshillohet që tabletat të merren pas ushqimit dhe me shumë lëngje.

Shtatzania
Kategoria B.
Nuk rekomandohet përdorimi i saj gjatë tremujorit tëparëdhe të tretë të shtatzanisë, ndërsa në tremujorin e dytë mund të administrohet vetërn nëse përfitimi i mundshëm e tejkalon riskun potencial.

Ushqimi me gji
Metabolitët e Analgine kalojnë në qumështin e gjirit, prandaj ky bar nuk duhet përdorur gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjes me gji.
Nëse merrni Analgine, duhet të kalojnë të paktën 48 orë përpara se të ushqeni foshnjën me gji.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna se Analgine ndikon në aftësitë për të drejtuar automjetin  apo për të punuar me makineri.

Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna të tjera, përfshirë edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke marrë ndonjë prej këtyre bamave.

  • barna neuroleptike dhe anksiolitike sepse ato forcojnë veprimin e metamizolit sodik kundër dhimbjes;
  •  disa antidepresivë, kontraceptivë që merren nga goja dhe allopurinoli e ngadalësojnë metabolizmin e barit dhe rrisin kështu helmueshmerine e tij.

3. SI TA MERRNI Analgine
Gjithmonë merrini tabletat Analgine vetëm sipas këshilles së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e saj janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Këshillohet që tabletat  të merren pas ushqimit dhe me shumë lëngje.

Dozimi për tabletat është si vijon:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 500 mg ( 1 tabletë ), 1 -4 herë ne dite.
Doza maksimale ditore është 3g.
Dozimi për tretesiren për injeksion është si vijon:
Me injektim në muskul ose në venë: Të rriturit dhe fëmijet mbi 15 vjeç: 0.5 – 4 g në ditë, në doza të ndara.
Një pasqyrë praktike për dozimin e metamizolit me injektim në muskul ose në venë në fëmijët, bazuar në peshën trupore, jepet më poshtë:
5 – 8 kg: 0.1 – 0.2 mL tretësirë për injeksion 1000mg / 2 ml që injektohet në muskul, çdo 6 – 8 orë.
9 – 15 kg: 0.2 – 0.5 mL tretësirë për injeksion 1000mg / 2 ml që injektohet në muskul ose në venë, çdo 6 – 8 orë.
16 – 23 kg: 0.3 – 0.8 mL tretësire për injeksion 1000mg /2 ml që injektohet në muskul ose në venë çdo 6 – 8 orë.
24 – 30 kg: 0.4 1.0 mL tretësirë për injeksion 1000mg / 2 ml që injektohet në muskul ose në venë, çdo 6 – 8 orë.
31 – 45 kg: 0.8 – 1.8 mL tretësirë për injeksion 1000mg / 2 ml që injektohet në muskul ose në venë, çdo 6 – 8 orë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Analgine
Në qoftë se keni marrë më shumë Analgine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Analgine
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotesuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TE Analgine
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëhere ato jane serioze, por në shumicën e rasteve, jo.
Mos u alarmoni nga kjo Iiste efekteve të mundshme anësore!
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre!
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se vëreni ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme:

  • reaksione alergjie ( kryesisht përdorimi i Analgine është i rrezikshëm në pacientet porfirike); në disa pacientë është shfaqur mbindjeshmëri e kryqëzuar nga përdorimi i njëkohshëm i Analgine me aspirinën; shfaq dhe përkeqëson dispnenë ( vështirësi në frymëmarrje ), mund të shkaktojë cianozë, ndalim frymëmarrjeje si dhe paroksizma astmatike në të sëmurë që vuajnë nga astma;
  •  efekte mbi gjakun ( risk për agranulocitozë, leukopeni, trombocitopeni  dhe shok );
  •  efekte në lëkurë ( nekrolizë epidermale toksike, ekzantema urtikariale me kruarje  të lëkurës, mukozave dhe konjuktivës ).

Në personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave mund të shfaqen çrregullime të përkohshme të funksionit  të tyre, që shoqërohen me oliguri, poliuri, proteinuri dhe nefrit intersticial; këto efekte mund të shfaqen edhe pas përdorimit të dozave  të larta.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këte fleteudhëzues, ju lutemi të njoftoni  mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI ANALGINE
Mbajeni  larg  femijëve!
Mos e përdorni Analgine pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni  barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lageshtia!

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë  përmban Analgine – tablet
Lënda  vepruese është metamizol natriumi.
Çdo tabletë  përmban 500 mg metamizol natriumi.
Përbërësit e tjerë janë: amidon. xhelatinë, talk dhe stearat magnezi.
Çfarë përmban Analgine – tretësirë për injeksion
Lënda vepruese ështe metamizol natriumi. Çdo ampulë 2 ml përmban 1000mg metamizol natriumi.
Përbërësit e tjerë janë: tiosulfat natriumi, EDTA – natriumi, alkooi benzilik, ujë për injeksion.

Përmbajtja e paketimit:
Forma e paketimit: Tabletat: kuti me 30 tableta.
Tretësira për injeksion: kuti me 10 ampula, kuti me 100 ampula.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top