Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Ansimar (tableta, shurup)

Ansimar (tableta, shurup)
ansimar
PËRBËRJA:
Tableta nga 400 mg :
Principi aktiv: doxofiline 400mg.
Shtesat: Silic koloidal, amidon misri, manitol, polivinilpirrolidon,celulose mikrokristaline,talk, magnez stearat.
20 mg/ml shurup – 200 ml shurup përmbajnë:
Principi aktiv: doxofiline 2g.
Shtesat: Saharose,alkool etilik,metil p-hidroksibenzoat , esence mente , amonioglicirinizat, ujë i depuruar.

FORMA FARMACEUTIKE
Tabletë 400mg, kuti me 20 tableta.
Shurup 2 %, flakon 200ml.

KATEGORIA FARMACEUTIKE
Derivat ksantinik,antiazmatik me përdorim sistemik.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE:
Astma bronkiale
Simptomave pulmonare me komponent spastik bronkial.

KUNDËRINDIKACIONET:

  • Hipersensibilitet i njohur ndaj barit,
  • infarkt akut i miokardit,
  • gjendje hipotensive,
  • gjidhënie.

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN:
Ansimari nuk duhet të merret në të njëjtën kohë me preparatet e tjerë ksantinike.
Këshillohet një përdorim i moderuar i pijeve dhe ushqimeve që përmbajnë kafeinë.
Përdorimi i njëkohshëm i Ansimarit dhe efedrines ose simpatikomimetikeve të tjerë kërkon shumë kujdes. Duhet të përdoret me kujdes në kardiopatet , në hipertensivet,në të moshuarit dhe në pacientet me hipiksemi të rëndë , hipertiroidizem,kor pulmonar kronik, insufiçiencë kardiake kongjestive, në të cilët vërehet një ulje e madhe e klirencit të barit me persistencë të tij për një kohë të gjatë edhe pas ndërprerjes së trajtimit.

KËSHILLË E VECANTË:
Përdorimi i barit gjatë  shtatzënisë kërkon një vlerësim të kujdesshëm në çdo rast sipas kriterit bën më shumë keq apo mirë.
Bari nuk kompromenton aftësinë për ngarje makine dhe përdorimin e makinerive që kërkojnë gadishmëri dhe reflekse.
KUJDESUNI QË BARI TË MOS ARRIHET NGA FËMIJËT.

DOZA ,MËNYRA DHE KOHËZGJATJA E TRAJTIMIT:
-Tabletë 400mg: 1 tabletë 2-3 herë në ditë në të rriturit.
-Shurupi:2 masa nga 10 ml 2-3 herë në ditë ( 1 masë prej 10 ml përmban 200 mg doksofilinë).
Në rast grumbullimi të barit kur ai merret në dozat e përshkruara më sipër , është e nevojshme të kontrollohen nivelet plasmatike të barit.

KUJDES:Mos përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar mbi konfeksion.

  • antiazmatik
  • astma bronkiale
  • derivat ksantinik
  • doxofiline
  • doxofiline 400mg
  • efektet anesore te Ansimar
  • efektet anesore te doxofiline
  • menyra e perdorimit te Ansimar
  • menyra e perdorimit te doxofiline
  • mjekimi me Ansimar gjate gjidhenies
  • mjekimi me Ansimar gjate shtatzanise
  • mjekimi me doxofiline gjate gjidhenies
  • mjekimi me doxofiline gjate shtatzanise
  • simptoma pulmonare me komponent spastik bronkial
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes