ANTACIDET
Grup i medikamenteve, që përdoren për mjekimin e gjendjeve dispepsike, refluksin ezofageal, djegiet në stomak, ezofagitin dhe ulcerat peptide. Zakonisht janë të përbëra nga komponimet e magneziumit dhe aluminit duke neutralizuar acidin klorhidrik në stomak.