ANTIHEMORROIDALE Reviewed by Momizat on . Antihemorroidale Supozitorë Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta Antihemorroidale Supozitorë Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta Rating: 0
You Are Here: Home » A » ANTIHEMORROIDALE

ANTIHEMORROIDALE

Antihemorroidale
Supozitorë

antihemorroidale

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
• Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
• Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
• Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata
edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
• Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt
tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhezues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose
farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë janë supozitorët Antihemorroidale dhe për çfarë përdoren
2. Përpara se ti përdorni supozitorët Antihemorroidale
3. Si ta merrni këtë bar
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ti ruani supozitorët Antihemorroidale
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË JANË SUPOZITORËT ANTIHEMORROIDALE DHE PËRSE PËRDOREN
Antihemorroidale – supozitorë është një bar anestezik lokal dhe antiseptik që përdoret në
mjekimin e hemorroideve.
Përbërësit aktiv të këtij preparati janë: Lidokainë klorhidrat, Efedrinë klorhidrat, Bismuth
subgalat, Oksid Zinku dhe Vaj Ricini. Lidokaina klorhidrat është një anestezik lokal dhe roli i tij
në këtë medikament është të qetësojë dhembjet në hemorroide. Efedrina klorhidrat në sajë të
veprimit vazokonstriktor në membranat mukoze e zvogëlon kongjestionin. Bismuthi subgalat ka
veti mbrojtëse të membranave mukoze, veti adstrigjente të dobëta dhe veti antiseptike të lehta.
Balsami peruvian ka një veprim antiseptik të lehtë, ai merr pjesë në këtë preparat meqenëse jep
një qetësim simptomatik të hemorroideve. Vaji i ricinit është i njohur për vetitë e tij laksative.
Oksidi i zinkut në këtë medikament lehtëson irritimin lokal të shkaktuar nga hemorroidet.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI SUPOZITORËT ANTIHEMORROIDALE
Mos e përdorni këtë medikament në qoftë se:
♦ vuani nga mbindjeshmëria e ndonje prej përbërësve të këtij medikamenti.
Marrja e barnave të tjera
Nga të dhënat e deritanishme trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera nuk ndikon ne përdorimin
e këtij bari. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se keni ndonje
problem gjate përdorimit të këtij medikamenti.
3. SI TA MERRNI KËTË BAR
Gjithmonë merrini supozitorët sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni
mjekun ose farmacistin tuaj.
Ky preparat është vetëm për përdorim rektal.
Doza:
1 supozitor duhet të aplikohet në rektum, mund të aplikohen deri në 2 supozitorë në ditë në
varësi të këshillës së mjekut.
Nëse nuk ka përmirësim të gjëndjes brenda 3 ditëve, konsultoni menjëherë mjekun tuaj.
Përdorimi në gratë shtatzëna të bëhet vetëm me keshillën dhe nën vëzhgimin e mjekut.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË KËTIJ BARI
Si të gjithë barnat e tjera edhe supozitorët Antihemorroidale mund të shkaktojnë efekte
anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Në raste të rralla shfaqen reaksione sensibilizimi apo vetëm skuqje të lëkurës.
Në qoftë së ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore
që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Kur shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme mjekimi me këtë bar duhet ndërprerë dhe
ju duhet të këshilloheni me mjekun ose me farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI ANTIHEMORROIDALE
Mbajini larg fëmijëve!
Mos i përdorni supozitorët Antihemorroidale pas datës së skadencës e cila është e shënuar ne
paketim.
Të ruhet në vënd të thatë, të freskët dhe pa lagështirë.
6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmbajnë supozitorët Antihemorroidale
Lëndet vepruese janë: Efedrinë hidrokloride, Lidokainë hidrokloride, Bismuth subgalat, Oksid
zinku, Balsam peru dhe Vaj ricini.
Përbërës të tjerë: Gliceride gjysëm sintetike dhe aerosil.
Përmbajtja e paketimit
Forma e paketimit:
Kuti x 10 supozitorë.
Mbajtësi i liçencës së tregëtimit ( MAH ) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tirane – ALBANIA
Tel/Fax: ++ 355 4 2362 800
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në: Mars 2012

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top