Antunes 0.4 mg (kapsula) Reviewed by Momizat on . Antunes 0.4 mg (kapsula) Lexoni me kujdes këtë fletëpalosje para se të përdorni këtë bar. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacis Antunes 0.4 mg (kapsula) Lexoni me kujdes këtë fletëpalosje para se të përdorni këtë bar. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacis Rating: 0
You Are Here: Home » A » Antunes 0.4 mg (kapsula)

Antunes 0.4 mg (kapsula)

Antunes 0.4 mg (kapsula)
antunes
Lexoni me kujdes këtë fletëpalosje para se të përdorni këtë bar.

  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëpalosjes:

  1. Çfarë është ANTUNES dhe për cfarë përdoret?
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni ATUNES-in
  3. Si të përdoret ANTUNES?
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit të ANTUNES-it

1. ÇFARË ËSHTË ANTUNES DHE PËRÇFARË PËRDORET
ANTUNES 0.4 mg është bar i cili i përket një kategorie farmakoterapeutike të barnave të ashtuquajtur si antagonist alfa 1 adrenoreceptor.
Ky produkt, përdoret vetëm për trajtimin e problemeve me prostatën.
ANTUNES 0.4 mg ndihmon në shqetësimet që shfaqen si rrjedhojë e një zmadhimi të mirë të prostatës, për shembull në nevojën e shpështë për të urinuar (edhe natën).
Shqetësime në shpëtimin e urinës, në pikimin e urinës ose të ndjesisë të moszbrazjes së plotë të fshikëzës.

PËRMBAJTJA
Përmbajtja e substancave aktive:
ANTUNES 0.4 mg 1 kapsulë përmban 0.4 mg Tamsulosin në formen e Tamsulosin hydrochlorid.
Përmbajtja e substancave ndihmëse:
Përmbajtja e kapsulës
Microcristalline cellulose, acit methacryl-ethylacrylat-copolymer (1:1)-dispersion 30%, polysorbat 80, natriumdodecylsulfat,
triethylcitrat, talc.
Mbështjellja e kapsulës
Oksid i kuq hekuri (E 172), oksid titani (E 171), oksid i verdhe hekuri (172), indigotin (E 132), oksid i zi hekuri (E 172),
xhelatine.

PAKETIMI
Kuti kartoni e cila përmban 20 kapsula të paketuara ne blister PVC.

SI VEPRON BARI ANTUNES
Tamsulosini vepron ashtu që rrit normen maksimale të rjedhjes së urinës nëpërmjet relaksimit të muskulit të lëmuar të prostatës dhe uretrës.

KUR PËRDORET ANTUNES – i
Ky produkt, përdoret vetëm për trajtimin e problemeve me prostatën.
ATUNES 0.4 mg përdoret apo ndihmon në shqetësimet që shfaqen si rrjedhojë e një zmadhimi të mirë të prostatës, për shembull në nevojën e shpeshtë për të urinuar (edhe natën).
Shqetesime në shpëtimin e urinës, në pikimin e urinës ose të ndjesisë të moszbrazjes së plotë të fshikëzës.

2.ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BARIN
Paralajmeroni mjekun nëse merrni barna të tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim të metabolizmit, jeni të ndjeshëm në barna ose keni pasur ndonjë reaksion nga ndonjëri prej tyre.

KUR NUK DUHET TË PËRDORNI ANTUNES
ANTUNES kapsulat 0.4 mg nuk duhet të merren , nëse ju jeni të mbindjeshëm (alergjikë) ndaj substancës aktive të ketij produkti apo ndaj ndonjë pjesë përbërëse të medikamentit ose vuani nga shqetësime të qarkullimit të gjakut me ulje tesioni apo vuani nga insufiçienca e rëndë hepatike.

PËRKUJDESJET
Para fillimit dhe gjatë trajtimit është i nevojshem një kontroll i rregullt i prostatës tuaj, për të përcaktuar në kohën e duhur një plotësim të mundshëm të sëmundjes.
Në këtë kontrollohet me të prekur prostata ose nëse është e nevojshme kryhet një analize gjaku (përcaktim i antigjenit specifik të prostatit).
Mjeku juaj mund te kryejë dhe kontrolle të urinës për të verifikuar ecurinë e trajtimit.
Informoni mjekun tuaj nëse vuani nga ndonjë sëmundje e veshkave ose nga ndonjë sëmundje e rëndë e mëlçisë.
Në raste shume të rralla janë raportuar ereksione të vazhdueshme me dhimbje (priapizem) pa lidhje me aktivitetin seksual.
Me shfaqjen e këtyre shqetësimeve shkoni menjëherë për vizite tek mjeku juaj.
Medikamente të së njëjtës klasë të substancave vepruese si Tamsulosin mund të ulin tensionin e gjakut.
Kjo vlen veçanërisht nëse ju vuani nga tensioni i ulët dhe marrje mendsh gjatë të qëndruarit në këmbë ose nga ngritja e papritur në kembë.
Uluni ose shtrihuni me shenjat e para të një dobësie në qarkullimin e gjakut (marrje mendsh, ndjesi dobësie) derisa keto shqetësime të zhduken.

MARRJA E BARIT ANTUNES ME USHQIM OSE PIJE
Produkti mejeksor mund të merret para ushqimit të parë (mëngjesit).

SHTATËZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni cfarëdo lloj bari.
Tamsulosin në përgjithësi nuk duhet të merret nga gratë, ky produkt përdoret vetëm nga meshkujt.

EFEKTET MBI AFTËSINË PËR TË DREJTUAR AUTOMJETIN DHE PËR TË PËRDORUR MAKINERI
Nuk është i njohur asnjë efekt mbi aftësinë për të drejtuar automjetin apo për të përdorur makineri, megjithate pacientët duhet të jenë të vetedijshem që gjatë përdorimit të barit mund të ndodh marramendja.

ÇFARË DUHET TË DINI RRETH SUBSTANCAVE NDIHMËSE TË CILAT I PËRMBAN BARI
Nuk ka të dhëna.

NË ÇFARË DUHET PATUR KUJDES NËSE PËRDORNI BARNA TË TJERA
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohet e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti perkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Medikamentet mund të ndikojnë reciprokisht me njëri-tjetrin.
Prandaj informoni mjekun tuaj nëse përdorni njëkohësisht barna të tjera me ATUNES 0.4 mg me recetë ose ato pa recetë, sepse atëhere ka mundësi të nevojitet një kontroll me i sakte i trajtimit tuaj.
Nëse perdorni njëkohesisht medikamente të së njëjtës klasë substancash aktive si Tamsulosin në disa raste mund të ulet tensioni juaj i gjakut.
Me substancat aktive të mëposhtme nga barna të tjera nuk pritet një bashkeveprim me ATUNES 0.4 mg: Amitriptylin, Atenolol, Chlormadinon, Cimetidin, Diazepam, Dicloenac, Enalapril, Finasterid, Furosemid, Glibenclamid, Nifedipin, Propanolol, Salbutamol, Simvastatin, Trichlormethiazid, Varfarin, Theophyllin.

3.SI PËRDORET BARI ANTUNES
Nëse vereni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Ndiqni në mënyre rigoroze këshillat e mjekut.
Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj.
Nëse nuk ju është përcaktuar ndryshe nga mjeku, ju lutem përmbajuni dozimit:
1 x 1 kapsulë në ditë
Mënyra e përdorimit:
Ju lutem merrni një ANTUNES kapsule 0.4 mg pas mëngjesit duke e gëlltitur të papërtypur dhe me lëng të bollshëm.
Mos e hapni dhe mos e kafshoni kapsulën, sepse substanca aktive nuk çlirohet në mënyrë optimale.

NËSE PËRDORNI ATUNES MËSHUMË SESA DUHET
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin !
Udhëzime për mjekun: Në rast të një mbidoze aksidentale mund të shfaqet një ulje e tensionit të gjakut.
Rekomandohet shtrirja e rrafshët e pacientit dhe pergjithësisht të merren masa që mbështesin qarkullimin e zemrës.

NË RAST SE JU HARRONI TË MERRNI ANTUNES
Kurre mos merni dozën e dyfishtë për ta plotesuar dozen që keni harruar ta merrni!
Nëse harroni të merrni dozën e caktuar,mos e merrni dozën e humbur.
Merrni dozën tjeter sic ju është rekomanduar.
Mos e dyfishoni dozën për të kompensuar atë që keni harruar.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjithë barnat e tjera edhe ANTUNES mund të shkaktojë efekte anësore.
Barnat përveç efekteve të dëshiruara mund të kenë edhe efekte të padëshiruara (efekte anësore). Përmbledhja e mëposhtme përmban të gjitha shqetësimet e vërejtura deri tani  dhe ato që janë shfaqur shumë rrallë.
ANTUNES kapsula me lirim të modifikuar 0.4 mg në përgjithësi tolerohen mirë.
Shpesh është raportuar për shfaqjen e ndjesive, marramendje, mund të shfaqen dridhje, dhimbje koke, pafuqi, ulje e tensionit të gjakut, rrahje zemre ose inflamacion i membranës së mukozës së hundës.
Në raste të veçanta është e mundur që gjatë terapisë me Tamsulosin të shfaqet një ulje e tensionit.
Si rrjedhojë e kësaj mund të shfaqen rrallë raste të të rënit të fikët të shkurtër.
Shumë rrallë është raportuar për një ereksion i vazhdueshëm me dhimbje.
Shqetësime në zonën e stomakut-zorres si të perziera, vjellje, diarre dhe kapsllëk mund të shfaqen.
Mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie si skuqje e lëkurës, kruarje dhe urtikarie; rrallë është raportuar për një angioedeme (enjtje e lëkurës dhe e membranave).
Informoni mjekun ose farmacistin nëse ndonjëri nga efektet anësore keqësohet ose keni efekte të cilat nuk janë përshkruar këtu.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
RUAJTJA

Mbajeni preparatin në vende të parritshme për femijët tuaj.
Bari të ruhet në paketim origjinal në mënyrë që të mbrohet nga lagështia.
Të mos ruhet në temperaturë mbi 25C.

AFATI I PËRDORIMIT
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit data e cila është shënuar në kutinë e barit.
Data e skadimit ka të bëjë me ditën e fundit të atij muaji.

MËNYRA E DHËNIES SË BARIT
Bari mund të përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut apo farmacistit.

MASAT E VEÇANTA PËR ASGJËSIMIN E BARIT TË PAPËRDORUR OSE BARIT TË MBETUR
Bari i papërdorur shkatërrohet sipas rregullave në fuqi.
Barnat nuk duhet te hidhen nëpërmjet ujërave të zeza apo të mbeturinave shtëpiake.
Pyetni farmacistin tuaj si të shkatërrohen barnat të cilat nuk janë më të nevojshme.
Këto masa do të ndihmojnë për të mbrojtur mjedisin.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top