Apaurin 5mg Reviewed by Momizat on . Apaurin 5mg  tableta të veshura Diazepam Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë. Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lex Apaurin 5mg  tableta të veshura Diazepam Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë. Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lex Rating: 0
You Are Here: Home » A » Apaurin 5mg

Apaurin 5mg

Apaurin 5mg  tableta të veshura

apaurin

Diazepam

Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioze ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Apaurina
  2. Përpara se të përdorni Apaurin
  3. Si të përdoret Apaurina
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si të ruhet Apaurina
  6. Informacion i mëtejshëm

1.Çfarë është dhe përse përdoret Apaurina 
Apaurina është një preparat benzodiazepinë që ushtron aktivitet anksiolitik (redukton nervozizmin dhe ankthin), hipnosedativ (ka efekt qetësues), miorelaksant (redukton tensionin muskular) dhe antikonvulsant (parandalon krizën epileptike), nëpërmjet lidhjes me receptorët benzodiazepinikë.
Ajo përdoret për trajtimin e çdo gjendje klinike që karakterizohet nga tensioni emocional, frika, ngacmimi, nervozizmi, pagjumësia, dhe spazmat muskulare.
Ajo përdoret gjithashtu për trajtimin e spazmave muskulare qëndrore dhe periferike (sëmundje të sistemit nervor qëndor me shenja spazmave, rritje e tonusit muskular, rritje e përgjigjes reflektive, spazmat muskulare në regjionin spinal dhe reumatizem ekstra-artikular).

2. Përpara se të përdorni Apaurin

Mos merrni Apaurin

  1. nëse jeni alerglik (i mbindjeshëm) ndaj diazepamit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Apaurinës dhe benzodiazepinave të tjera,
  2. nëse keni glaukomë me ngushtim të pamjes, miasteni gravis (dobësim i muskujve), çrregullim të rëndë të frymëmarrjes, apnenë e gjumit (ndalim i frymëmarrjes gjatë gjumit) ose dëmtim të rëndë të mëlçisë,
  3. në helmimin akut me alkool, hipnotikë, analgjezikë dhe agjentë të tjerë psikotrope,

Tregoni kujdes të veçantë me Apaurinën 
Arsyet për të cilat Apaurina mund të mos jetë e përshtatshme për ju janë renditur më poshtë.

Nëse ndonjë prej tyre shfaqet tek ju, konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë bar:

  1. nëse jeni mbi 65 vjeç ose nën 18 vjeç,
  2. nëse keni ose keni pasur dëmtim të trurit në të kaluarën,
  3. nëse keni sëmundje kronike të mushkërive,
  4. nëse keni dëmtim të rëndë të mëlçisë,
  5. nëse keni dëmtim të rëndë të veshkave,
  6. nëse kenj pamjaftueshmëri të rendë të zemrës,
  7. nëse jeni trajtuar për psikoza,
  8. nëse jeni i prirur për alkool, agjentë psikotrop (barna për trajtimin ë sëmundjeve nervore) ose varësi ndaj substancave aktive ilegale (bar).

Trajtimi zakonisht zgjat për pak ditë deri maksimumi 12 javë përfshirë periudhën e reduktimit gradual të dozimit.
Përdorimi i zgjatur i benzodiazepinave mund të çojë në zhvillimin e tolerancës (zvogëlim i përgjigjes ndaj dozave terapeutike të barit) ose shenjat e varësisë fizike dhe psikologjike.
Risku i varësisë është më i madh në doza të mëdha dhe në përdorim të zgjatur.
Ndërprerja e papritur e trajtimit mund të shkaktojë sindromin e tërheqjes (dridhje, krampe muskulare dhe abdominale, të vjella, djersitje), kështu që trajtimi gjithmonë duhet të ndërpritet  gradualisht.
Tabletat e veshura 5 mg dhe 10mg nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Marrja e barnave të tjerë 
Ju Jutemi njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë barnat pa përshkrim.
Marrja e njëkohshme e diazepamit me sedativët (barna që kanë efekt qetësues), antidepresantët, ( barna për trajtimin e depresionit), antipsikotikët ( barnat për trajtimin e skizofrenisë dhe gjendjeve të tjera psikotike), barbituratet ( barnat e gjumit),opiodet,( barnat për lehtësimin e dhimbjeve të rënda), anestetikët, antiepileptikët (barna për trajtimin e  epilepsisë), frenuesit e monoamino oksidazës ( barnat për trajtimin e depresionit), antihisteminikët ( barnat për trajtimin e alergjisë)  fuqizojnë efektin frenues në sistemin nervor qendror.
Efektet e diazepamit fuqizohen gjithashtu nga marrja e njëkohshme e  eritromicinës ose rifampicinës.
Diazepami redukton efektet e levodopës (bar për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit).
Cimetidina (bar për trajtimin e ulçerës gastrointestinale) redukton klirensin e diazepamit dhe fuqizon aktivitetin e tij.
Omeprazoli (bar për trajtimin e ulçerës gastrointestinale dhe djegësirës) ngadalëson  metabolizmin e diazepamit dhe zgjat veprimin e tij dhe eleminimin.
Përdorimi i njëkohshëm i antimikotikëve ( barna-për trajtimin e infeksioneve mykotike)  itrakonazol; flukonazol dhe ketokonazol mund të rrisë nivelin e diazepamit në plazëm dhe të shkaktojë efekte anësore.
Kontraceptivët oralë (barnat për parandalimin e shtatzënisë) mund të ulin metabolizmin e diazepamit.

Përdorimi i Apaurinës me ushqim dhe pije
Ushqimi nuk ka efekt në absorbimin e diazepemit.
Nuk duhet të pini alkool gjatë trajtimit sepse ai fuqizon veprimin e Apaurinës.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Diazepam nuk rekomandohet, gjatë shtatzënisë, me përjashtim të rasteve urgjente kur përfitmi pritur për nënën justifikon riskun për fetusin.
Diazepami ekskretohet në qumështin e nënës; për rrjedhojë, nuk duhet të jepet  tek nënat që ushqejnë me gji me përjashtim të rasteve kur duket qartë se nevojitet.
Në këtë rast, ushqyerja me gji duhet  të ndërpritet.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive 
Bari mund të prekë performancën psikofizike, veçanërisht nëse merret me alkool ose depresant të sistemit nervor qëndror.
Mjeku ose farmacisti duhet tu paralajmërojnë se përdorimi i këtij bari mund të prekë aftësinë për të drejtuar automjetin ose përdorur makineri.
Meqënëse tabletat 10 mg kanë një efekt të fortë në performancën psikofizike, gjatë trajtimit kërkohet kujdes i tepërt kur drejtohet automjeti ose përdoret makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Apaurinës 
Apaurina përmban laktozë (tabletat dhe tabletat e veshura) dhe sukrozë (tabletat e veshura).
Nëse ju është thënë nga mjeku juaj se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.
Azo ngjyruesit E110 (tabla të veshura 2 mg) dhe E151 (tableta 10 mg) mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

3. Si të përdoret Apaurina 
Ndiqni rigorozisht instruksionet e mjekut.
Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Dozimi është i individualizuar dhe varet nga sëmundja e pacientit, shkalla e simptomave dhe mosha.
Dozat e rekomanduara për pacientët e rritur janë 2 mg deri 10 mg 2 deri 3 herë në ditë.
Mjeku duhet tu përshkruaj doza më të vogla nëse jeni mbi 65 vjeç ose nën 18 vjeç.
Pas një deri dy javësh, mjeku mund tu reduktojë dozën, dhe ju duhet ta merrni atë vetëm herë pas herë në ditë, zakonisht në darkë.
Trajtimi zakonisht zgjat për pak ditë deri pak javë.
Nëse keni përshtypjen se efektet ë barit janë shumë të forta ose shumë të dobëta, pyesni mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni Apaurin më shumë se sa ju duhet 
Flisni menjëherë me mjekun ose farmaciatin.
Mbidozimi mund të shkaktojë kryesisht, marrje mendsh, lodhje, çrregullime të të folurit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe në raste më të rënda mund të ndodhë humbje e ndërgjegjes, reduktim ose mungesë e reflekseve, madje edhe vështirësi ne frymëmarrje.

Nëse nuk merrni Apaurin 
Mos merrni dozë dyfishe nëse nuk keni marrë  të mëparshmen në kohën e duhur.

Nëse ndaloni së marri Apaurinën
Pas ndërprerjes së menjëhershme të diazepamit vihen re simptoma të tërheqjes të ngjashme me ato që shihen në barbiturate dhe alkool (krizë epileptike, dridhje, krampe abdominale dhe muskulare, të vjella, djersitje).
Simptomat e tërheqjes shfaqen tek pacientët që kanë marrë doza të mëdha për një kohë të gjatë.
Për rrjedhojë, ndërprerja e menjëhershme e trajtimit duhet të evitohet dhe doza ditore duhet të ulet gradualisht në  trajtimin afat-gjatë.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore 
Si të gjitha barnat, Apaurina mund të shkaktojë efekte anësore.
Megjithëse jo çdokush mund ti ketë ato.

Efekte anësore shumë të zakonshme (ato mund të shfaqen në 10 nga 100 pacientë):
lodhje dhe përgjumje.

Efekte anësore të zakonshme (ato mund të shfaqen në nga 1 deri 10 në 100 pacientë):
lëvizje të pakoordinuara (ataksia).

Efekte anësore jo të zakonshme (ato mund të shfaqen në më pak se 1 në 100 pacientë):
konfuzion, depresion, çrregullime të të folurit, shqiptim i keq, hipoaktivitet, rënie e libidos, dhimbje koke, marrje mendsh, dridhje, çrregullime të kujtesës, ngadalësim i rrahjeve të zemrës (bradikardi), të fikët (sinkop), kolpas kardiovaskular, presion ulët i gjakut, çrregullime të pamjes, (errësim i pamjes, dyfishim i pamjes), lëvizje e shpejtë e kokërdhokëve, konstipacion, ndjenjë për  të vjellë, çrregullime të salivacionit , dobësim i muskujve, paaftësi për të mbajtur, urinën, retension urinar, çrregullime të ciklit menstrual.

Efekte anësore të rralla (ato mund të shfaqen në më pak se 1 në 1000 pacientë):
vertigo, reaksione mbindjeshmërie, të tilla si urtikarie dhe rash i lëkurës.

Efekte anësore shumë të rralla (ato mund të shfaqen në më pak se 1 në 10.000 pacientë):
çrregullime të formulës së gjakut (neutropeni) dhe ikter.
Në trajtimin afatgjatë, mjeku mund tu këshillojë analizat e gjakut dhe testet e mëlçisë.
Një reaksion paradoksal mund të ndodhë në mënyrë të veçantë me të gjitha benzodiazepinat.
Nëse shfaqen axhitim i theksuar, spasticitet muskular i rritur, çrregullime  të gjumit ose haluçinacione, trajtimi duhet të ndërpritet.
Gjatë dhe pas trajtimit me diazepam, janë vënë ndyshime të vogla në EEG.(më shpesh aktivitet i shpejtë me voltazh të ulët), por ato nuk kanë sinjifikancë klinike.
Në marrjen afat-gjatë të benzodiazepinave, toleranca ndaj këtyre  agjentëve ndryshon (përgjigja e barit ndaj dozave të  përsëritura terapeutike është e ulët), mund të zhvillohen shenja të varësisë psikologjike dhe fizike.
Risku për zhvillimin e varësisë është i lartë, kur merren doza të  mëdha për një kohë të gjatë.
Pas tërheqjes së papritur të diazepamit, janë vënë re simptomat e tërheqjes të ngjashme me ato që shihen me barbituratet dhe alkoolin (konvuisione, dridhje, krampe abdominale dhe  muskulare, të vjella, djersitje).
Simptoma të rënda të tërheqjes shfaqen tek pacientet që marrin doza të mëdha për një kohë të gjatë.
Simptoma të lehta të tërheqjes (p.sh.çrregullime të sjelljes, pagjumësi) janë vënë re pas tërheqjes së papritur në pacientët që marrin doza teraputike të benzodiazepinave për disa muaj.
Për rrjedhojë, duhet të evitohet ndërprerja e papritur trajtimit dhe doza ditore duhet të ulet gradualisht në trajtimin afatgjatë.
Nëse shfaqen efekte anësore të rënda trajtimi duhet të ndërpritet.

5. Si të ruhet Apaurina 
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mbrojeni nga drita dhe lagëshitira.
Ruajeni nën 25°C.
Mos e përdorni Apaurinën pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadimit i referohet dites së fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin se si duhet të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.

6.Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Apaurina 
Substanca aktive është diazepem,
Çdo tabletë e veshur përmban  2mg ose 5 mg diazepam.
Çdo tabletë përrnban 10 mg diazepam.

Përbërësit e tjerë të tabletave të veshura 2 mg janë monohidrat laktoze, niseshte misri, povidon, talk dhe stearat magnezi në bërthamën e tabletës, dhe sukrozë, akacie, talk, ngjyrë portokalli FCF (E110) dhe dyll farmaceutik (dyll karnauba, dyll blete, gomallak) në veshjen e tabletës.

Përbërësit e tjerë të tabletave të veshura 5 mg janë monohidrat laktoze, niseshte misri, povidon, talk dhe stearat magnezi në bërthamën e tabletës, dhe sukroze, akacia, talk, ngjyrë kinolin e verdhë (E104), indigotin (E132) dhe dyll farmaceutik (dyll karnauba, dyll blete, gomallak) në veshjen e tabletës.

Përbërësit e tjerë të tabletave 10 mg janë monohidrat laktozë, ngjyrë e zezë PN (E151) niseshte misri, povidon, tank, stearat magnezi, ngjyrë blu V (E131).

Si duket Apaurina dhe çfarë përmban paketimi 
Tabletat e veshura 2 mg janë të rrumbullakta, bikonvekse dhe ngjyrë portokalli e lehtë.
Tabletat e veshura 5 mg janë të rrumbullakta, bikonvekse dhe ngjyrë jeshile e lehtë.
Tabletat 10 mg janë te rrumbullakta, blu e hapur, të shenjuara nga njëra anë, dhe të vulosura me një shenjë nga ana tjetër.
Tableta mund të ndahet në dy gjysma.
Apaurina është e disponueshme në kuti me 30 tableta të veshura dhe kuti me 30 tableta.
Informacion mbi përshkrimin
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Prodhuesi dhe Zotëruesi i Autorizimit për Marketing

KRKA, d.d., Novo mesto, Smarjeeka cesta 6,-8501 Novo mesto, Slovenia

Ky fletëudhëzues është aprovuar në 
7 Dhjetor 2007

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top