AQUA AD INIECTABILIA ALKALOID
UJË PËR INJEKSIONE ALKALOID®
Përbërja
Një ampulë përmban 2 ml ose 5 ml ujë për injeksione.
Të dhëna farmakologjike
Uji për injeksion është kimikisht e pastër, steril dhe apirogjen. Nuk përmban substanca plotësuese. Përdoret si tretës gjatë përgatitjes së tretesirës së medikamentit për përdorim parenteral.
Indikacionet
Uji për injeksion përdoret si tretës për përdorim parenteral, si edhe për tretjen e medikamenteve në formë të substancave të thata sa të arrihet volumi i duhur.
Kujdesi gjatë përdorimit
Për shkak të rrezikut të hemolizës, uji për injeksion nuk duhet të jepet i vetëm gjatë përdorimit I.V. Marrja e sasive të tepërta të ujit për injeksion mund të çojë në intosikim me ujë dhe në destabilizim të balancës elektrolitike.
Efektet anësore
Nuk janë njohur.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Sasia e ujit për injeksion e nevojshme për tretjen të ndonjë medikamenti, varet nga Iloji i medikamentit, dozimi dhe mënyra e përdorimit.
Paketimi
Kuti me 50 ampula nga 2ml
Kuti me 50 ampula nga 5ml
Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Mbajeni larg femijëve!
Mos e përdorni pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lageshtia!