Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula) Reviewed by Momizat on . Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula) Mekanizëm i dyfishtë periferik për një kontroll më të mirë të dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit. Në përqënd Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula) Mekanizëm i dyfishtë periferik për një kontroll më të mirë të dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit. Në përqënd Rating: 0
You Are Here: Home » A » Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula)

Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula)

Artrosilene (injeksion, gel, shkume, kapsula)
artrosilene
Mekanizëm i dyfishtë periferik për një kontroll më të mirë të dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit.
Në përqëndrime terapeutike, ketoprofen-i frenon ciklo-oksigjenazen:
- 6-12 herë më shumë se naproxen;
- 800-1500 herë më shumë se ibuprofen.
Ketoprofen gjithashtu frenon lipo-oksigjenazen, enzimën përgjegjëse për sintezen e leukotrieneve.
Mekanizëm i trefishtë qëndror për një kontroll më të mirë të dhimbjes.
Ky mekanizem veprimi i jep ketoprofen-it një efekt më të mirë analgjezik.
Ketoprofen-i kalon shpejt barrieren hemato-encefalike duke ndërhyrë në mekanizmat nociceptive.

Përmbledhje e përfitimeve nga proçesi i salifikimit të ketoprofen.
- Rritje e tretshmërisë në ujë;
- Biodisponibilitet më i mirë;
- Përthithje më e mirë dhe më e shpejtë;
- Ruajtje e efikasitetit të mirë anti-inflamator, antipiretik dhe analgjezik të ketoprofenit acid;
Reduktim i rëndësishëm i dhimbjes në reumopatitë kronike.
Ketoprofen-i përmirëson dhimbjen dhe inflamacionin gjithashtu edhe në pacientë tashmë të trajtuar me anti-inflamatorë të tjerë.
Përqindja e rezultateve të mira dhe të shkëlqyera në 96 pacientë të prekur nga reumopati kronike të trajtuar për 6-9 ditë me ketoprofen 100 mg i.m. dy here në ditë.

Përqëndrim i lartë në likidin sinovial
Përqëndrimi i lirë dhe total i ketoprofen-it në serum dhe likidin sinovial pas administrimit të një doze të vetme intramuskulare.
Ketoprofen depërton shpejt (15 minuta) në likidin sinovial me një kohë mesatare qëndrimi rreth 3 herë më të  lartë se ajo e vërejtur në serum (5.48 ore vs. 1. 96 ore).
Përqëndrimi i lirë dhe total në serum dhe likidin sinovial i ketoproten-it pas administrimit të një doze të vetme 100 mg i.m. në pacientë të prekur nga patologji reumatizmale.

Fillim i shpejtë i veprimit në dhimbjen akute lumbosakrale
61% e pacientëve të trajtuar me ketoprofen ndiejnë qetësim të dhimbjes në vetëm 1 orë përkundrejt 46.9% të pacientëve të trajtuar me indometacin.
Koha e fillimit të veprimit pas injektimit i.m. të indometacin 50 mg (n = 57) ose ketoprofen 100 mg (n = 58) në pacientë me dhimbje akute lumbosakrale.
Formulim injektabël i përshtatur për një tolerancë më të mirë.
pH i preparateve anti-inflamatore jo-steroide injektabel. Ampulat e Ketoprofen kripë e lizinës, kanë një vlerë të pH brenda kufijeve të pajtueshmërisë së lëngjeve fiziologjike (7.4).

I shpejtë
Ketoprofen-i shfaq efekt analgjezik më të shpejtë.
Shpejtësia e shfaqjes së efektit analgjezik në 100 pacientë me dhimbje post-operatore të trajtuar me ketoprofen 100 mg i.m ose diklofenak natriumi 75 mg i.m.

Kohëzgjatja e veprimit
Ketoprofren-i shfaq një efekt analgjezik dukshëm më të gjatë krahasuar me diklofenak.
Kohëzgjatja e efektit analgjezik në 100 pacientë me dhimbje post- operatore të trajtuar me një dozë të vetme ketoprofen 100 mg i.m. ose diklofenak natriumi 75 mg i.m.

Profil tolerance i mirë
Profili i tolerancës së përgjithshme në 96 pacientë të prekur nga reumopati kronike dhe trajtuar për 6-9 ditë me ketoprofen 100 mg i.m. dy here në ditë.
Pajtueshmeri e provuar në bashkëshoqërim me barna të tjerë si: anti-inflamatoret, relaksante muskulare, anestezikët lokale, barnat antispastike dhe vitaminat
pH i preparateve anti-inflamatore jo-steroide injektabël.
Ampulat e Ketoprofen kripë e lizinës, kanë një vlerë të pH brenda kufijëve të pajtueshmërisë së lëngjeve fiziologjike (7.4).

Kapsul gastrorezistente
Metoda prodhimi bazuar në Teknikën Mikrogranulare.
Sektori i mikrogranulave i përfshire në një kapsulë ketoprofen kripë e lizinës prej 320 mg.
- Efikasitet i përmirësuar.
Përqëndrimi efektiv minimal plazmatik arrihet shpejt dhe ruhet me kalimin e kohës.
- Tolerancë sistemike e përmirësuar.
Përqëndrimet plazmatike brenda nivelit toksik.
- Tolerancë gastrike e përmirësuar.
Një sasi e vogël e principit aktiv bie në kontakt me mukozën gastrike.
Mikrogranulat treten në mënyrë uniforme në hapësirën gastrike dhe intestinale.
Reduktim më i theksuar i niveleve të PgE2 në krahasim me naproksen.
Përqëndrime më të larta se përqëndrimi minimal frenues i prostaglandinave arrihen brenda 30 minutave pas administrimit.
Frenimi i PgE2 në likidet sinoviale me ketoprofen kripë e lizinës 320 mg ose naproksen 250 mg.
Reduktim i rëndësishëm i dhimbjes muskulare dhe kufizimit të funksioneve.

Reduktim i zgjimeve gjatë natës
Pas natës së dytë, asnjë pacient nuk kishte zgjime gjatë natës.
Pacientet me zgjime të natës gjatë trajtimit me ketoprofen klipë e lizinës 320 mg një herë në ditë.

Depërtueshmëri e lartë në lëkurë
Reduktimi i dhimbjes shfaqet mjaft qarte vetëm 30 minuta pas administrimit të parë.
Reduktimi i dhimbjes në 120 paciente të prekur nga sëmundje muskulo skeletike pas administrimit të parë të ketoprofen kripë e lizines 80mg.
Aktivitet i fuqishem që zgjat
Kurba ore/efekt e aplikimit topical të diklofenak xhel dhe ketoprofen kripë e lizinës shkumë në hiperalgjezine e induktuar carragenin tek minjte.

Dozimi dhe mënyra e dhënies
Ampula
1-2 ampula në ditë, me rrugë intramuskulare ose intravenoze, ose me elektroforezë (të aplikohet në polin negativ).

Kapsula
1 kapsulë në ditë nga goja.

Shkume
2 – 3 përdorime në ditë, deri në 3 – 4 javë.

Xhel
2 – 3 përdorime në ditë, deri në 3 – 4 javë

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top