ASPIRIN protect Reviewed by Momizat on . ASPIRIN®PROTECT 100 mg Tableta të veshura gastrorezistente Përbërësi aktiv: acid acetilsalicilik Fletëpalosja e kutisë: Udhëzime për përdoruesin Ju lutemi ta le ASPIRIN®PROTECT 100 mg Tableta të veshura gastrorezistente Përbërësi aktiv: acid acetilsalicilik Fletëpalosja e kutisë: Udhëzime për përdoruesin Ju lutemi ta le Rating: 0
You Are Here: Home » A » ASPIRIN protect

ASPIRIN protect

ASPIRIN®PROTECT 100 mg
Tableta të veshura gastrorezistente
Aspirin protect
Përbërësi aktiv: acid acetilsalicilik

Fletëpalosja e kutisë: Udhëzime për përdoruesin
Ju lutemi ta lexoni me kujdes të gjithe fletëudhëzuesin sepse përmban informacion të rëndësishëm për përdorimin e barit.
Ky bar jepet pa recetë. Për të arritur efektet më të mira mjekuese, ju duhet ta përdorni Aspirin Protect 100 mg sipas udhëzimeve.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin
  • mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse do të keni pyetje te tjera apo do t’ju duhet këshillim, ju lutemi të konsultoheni me farmacistin tuaj.
  • Nëse gjendja juaj përkeqësohet ose nuk permirësohet ju duhet të këshilloheni me një mjek.

Ky fletëudhëzues përmban si me poshtë.

  1. Çfarë është Aspirin Protect dhe përse përdoret?
  2. Çfarë duhet të dini përpara përdorimit të Aspirin Protect 100 mg?
  3. Si duhet të përdoret Aspirin Protect 100 mg?
  4. Çfarë efektesh anësore mund të ndodhin?
  5. Si duhet të ruhet Aspirin Protect 100 mg?
  6. Të dhëna të tjera.

1. ÇFARË ESHTE ASPIRIN PROTECT DHE PERSE PËRDORET?

Aspirin Protect 100 mg frenon grumbullimin dhe ngjitjen e pllakëzave të gjakut (trombociteve), duke parandaluar kështu formimin e trombeve në gjak (frenues i agregimit trombocitar).
Aspirin Protect 100 mg përdoret për:

  • Angina pectoris të paqëndrueshme (dhimbje gjoksi si rrjedhojë e qarkullimit jo të mirë në vazat koronare të zemrës)
  • si pjesë e mjekimit standart;
  • Infarktin akut të miokardit si pjesë e mjekimit standart;
  • Parandalimin e ripërsëritjes së infarktit të miokardit pas një infarkti të mëparshëm (profilaksia e ri-infarktit);
  • Pas operacioneve ose në ndërhyrje të tjera në vazat arteriale të gjakut (p.sh. në bypass venoz aortokoronar [ACV8], në angioplastikë koronare transluminale perkutane [PTCA]);
  • Parandalimin e krizave kalimtare ishemike (TIA) dhe infarktit cerebral që ndjekin shfaqjen e shenjave të fazave pararendëse (p.sh. shenja të përkohëshme të paralizës në fytyrë, në muskujt e krahëve ose në humbjen e përkohëshme të shikimit).

Kujdes: Aspirin Protect nuk përdoret në trajtimin e dhimbjes.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA PËRDORIMIT TË ASPIRIN PROTECT 100 MG?
Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të përdoret: 

  •  nëse jeni i mbindjejshëm (alergjik) ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Aspirin Protect 100 mg;
  •  nëse në të shkuarën keni pasur reaksion ndaj disa lloj barnash që përdoren kundra dhimbjes, temperaturës apo inflamacionit (salicilate ose anti-inflamatore të tjerë josteroid), shoqëruar me kriza astme ose me reaksione të tjera mbindjejshmërie (alergjike);
  • nëse vuani nga ulçera akute gastrike ose duodenale;
  • nëse keni një prirje të shtuar patologjike për gjakrrjedhje (diatezë hemorragjike);
  • nëse vuani nga insufiçienca e rëndë e veshkave ose e mëlçisë;
  • nëse vuani nga insufiçienca e rënde e zemrës për të cilën nuk po merrni mjekimin e duhur;
  • nëse po merrni 15 mg ose më shumë metotreksat ne javë;
  • në tremujorin e fundit të shtatzënisë, në doza mbi 150 mg acid acetilsalicilik në ditë (shikoni “Shtatzënia”);

Kujdes i veçantë kërkohet gjatë përdorimit të Aspirin Protect 100 mg

  • nëse jeni i mbindjejshëm (alergjik) ndaj analgjezikeve të tjerë, barnave anti-inflamatore ose antireumatizmale si dhe ndaj lëndëve të tjera nxitëse të alergjisë;
  • nëse vuani nga alergji të tjera (p.sh me simptoma si reaksione në lëkurë, kruarje, acarime etj.);
  • nëse vuani nga astma bronkiale, ethet e barit, enjtje të mukozës së hundës (polipeve nazale), sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes;
  • nëse përdorni njëkohësisht mjekim me antikoagulantë (p.sh. derivate të kumarinës, heparinës , me përjashtim të mjekimit me  doza të ulëta të heparinës):
  • nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçise;
  • në pacientë me funksion të dëmtar të veshkave apo me funksion të dëmtuar të qarkullimit kardiovaskular (p.sh. sëmundje vaskulare të veshkave, mosfunksionim kongjestiv i zemrës, renie të volumit, kirurgji madhore, sepsis apo episode madhore kardiovaskulare) sepse acidi acetilsalicilik mund të shkaktojë një rritje të mëtejshme të rrezikut për dëmtim të veshkave apo mosfunksionim akut të tyre;
  •   nëse do të kryeni operacion (përfshirë kirurgjinë e vogël si heqjet e dhëmbëve): mund të zgjatet koha e hemorragjisë. Ju lutemi të njoftoni mjekun ose dentistin tuaj nëse keni marrë Aspirin Protect 100 mg;
  •  në pacientë që vuajnë nga pamjaftueshmëria e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, acidi acetilsalicilik mund të induktojë hemolizë ose anemi hemolitike. Faktorët që shtojnë këtë rrezik janë doza e lartë, temperaturë apo infeksionet akute.

Çfarë masash të tjera paraprake duhet të merren?

Në doza të ulta acidi acetilsalicilik pakëson ekskretimin e acidit urik. Kjo mund të shkaktojë një krizë podagre në të sëmurët e predispozuar. Nëse priteni ose dëmtoheni, mund të duhet një kohë më e gjatë që gjakrrjedhja të pushojë. Kjo ka të bëjë me veprimin e Aspirin Protect 100 mg. Prerjet e vogla ose dëmtimet (p.sh. gjatë rruajtjes) zakonisht nuk janë të rëndësishme. Nëse do të ndesheni me një gjakrrjedhje jo normale (në vend dhe kohëzgjatje jonormale), këshillohuni me mjekun.
Barnat që përmbajnë acid acetilsalicilik nuk duhet të përdoren për kohë të gjatë ose në doza të larta pa u këshilluar më parë me një mjek.

Fëmijët dhe adoleshentët

Përveç rasteve kur mjeku këshillon ndryshe dhe kur masat e tjera mjekuese kanë dështuar, Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të përdoret nga fëmijët dhe adoleshentët në sëmundje të shoqëruara nga ethe. Të vjellat e zgjatura njëherësh me sëmundje të tilla, mund të jenë një shenjë e sindromës Reye, sëmundje kjo shumë e rrallë por kërcënuese për jetën dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Bashkëveprimi me barna të tjera

Ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse përdorni ose keni përdorur së fundmi barna të tjera, edhe ato që jepen pa recetë.
Efektet e barnave ose të grupit të substancave të mëposhtme mund të ndikohen nga marrja e njëherëshme me Aspirin Protect 100 mg.

Theksim i efekteve të barit, që mund të çojë në një rritje të rrezikut për efekte anësore:

  • Antikoagulantët, (p.sh. kumarina, heparina) dhe barnat trombolitike: acidi acetilsalicilik mund të shtojë rrezikun e hemorragjisë nëse merret përpara mjekimit me antikoagulantë. Nëse i nënshtroheni një mjekimi të tillë, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe shenjave të jashtme ose të brendshme të hemorragjisë (p.sh. mavijosjeve).
  • Frenues të tjerë të agregimit trombocitar (barna që frenojnë koagulimin e tyre, p.sh. tiklopidina, klopidogreli); rritet rreziku i hemorragjisë.
  • Barna që përmbajne kortizon ose substance të përafërta me të (me përjashtim të përdorimit lokal ose në mjekimin zëvendësues me kortizon në sëmundjen e Addisonit): rrezik i shtuar për efekte gastrointestinale.
  • Përdorimi i alkoolit: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje.
  • Analgjezikë të tjerë, barna anti-inflamatore ose antireumatizmale (anfi-inflamatorët jo steroidë) si dhe barnat anti-reumatizmale në përgjithësi: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje.
  • Antidiabetikët: mund të ulet niveli i glukozës në gjak.
  • Digoksina (bar që rrit forcën tkurrëse të zemrës).
  • Metotreksati (bar që përdoret për trajtimin e kancerit dhe për dise çregullime reumatike).
  • Acidi valproik (bar që përdoret për të trajtuar konvulsionet tepilepsinë).
  • Frenuesit selektiv të rikapjes së serotoninës (disa Iloj medikamentesh që përdoren në trajtimin e depresionit): rrezik i shtuar për gjakrrjedhje gastrointestinale.

Dobësimi i efekteve:

  • Disa barna që rrisin diurezën (antagonistët e aldosteroni p.sh. spironolaktoni dhe kanrenoate, dhe diuretikët e ansës p.sh.: furosemidi).
  • Disa barna antihipertensive (veçanerisht ACE-inhibitorët).
  • Barnat që nxisin eleminimin me urinë të acidit urik (p.sh. probenecidi, benzbromaroni).

Përpara se të përdorni acid acetilsalicilik, informoni mjekun tuaj për medikamentet e tjera që po përdorni. Nëse po përdorni rregullisht acid acetilsalicilik, kërkoni këshillën e një mjeku përpara se të filloni një medikament tjeter (duke përfshirë edhe ata që merren pa përshkrimin e mjekut).
Në përputhje me sa u tha më sipër, të sëmurët nuk duhet ta marrin Aspirin Protect 100 mg njëherësh me secilën prej substancave të sipërpërmendura, veçse me këshillë nga mjeku.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji 

Nëse gjatë trajtimit me Aspirin Protect 100 mg zbuloni se jeni shtatzënë ju lutemi të njoftoni mjekun tuaj menjëherë.
Në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë Aspirin Protect 100 mg mund të merret vetëm me përshkrim nga mjeku.
Në tremujorin e fundit të shtatëzanisë, acidi acetilsalicilik, përbërësi aktiv i Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të merret më shumë se 150 mg në ditë, për arsye të rrezikut në rritje për ndërlikime për nënën dhe fëmijën përpara dhe gjatë lindjes. (shikoni gjithashtu “… nuk duhet të përdoret”). Gjatë tremujorit të fundit të shtatzenisë dozat deri ne 150 mg në ditë mund të merren vetëm me përshkrim nga mjeku juaj.
Sasi të vogla të përbërësit aktiv acidit acetilsalicilik dhe metaboliteve të tij kalojnë ne qumështin e gjirit. Përderisa asnjë efekt i rëndësishëm nuk është raportuar në fëmijë, zakonisht nuk është e nevojshme të ndërpritet ushqyerja me gji, nëse doza ditore nuk i kalon të 150 mg. Nëse merren doza një të larta se 150 mg në dite, ushqyerja me gji duhet të ndërpritet.

Aftësia për të dreituar automjete dhe për të punuar me makineri 
Nuk është e nevojshme të merret asnjë masë paraprake.

Çfarë ushqimesh dhe pijesh duhet të shmangni? 
Ju lutemi të vini re se acidi acetilsalicilik nuk duhet të merret me alkool.

3. SI DUHET TË PËRDORET ASPIRIN PROTECT 100 MG?

Aspirin Protect duhet të merret saktësisht ashtu si këshillohet në fletëudhëzuesin e të sëmurit. Ju lutemi të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt si duhet të përdoret bar.

Nëse nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku, doza e zakonshme është:
Në Angina Pectoris të paqëndrueshme (dhimbje gjoksi e shkaktuar nga qarkullim jo i mirë në vazat koronare të zemrës).
Këshillohet një Aspirin Protect në dite (e barasvleshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë).

Në infarktin akut të miokardit
Këshillohet një Aspirin Protect në ditë (e barasvleshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë)

Parandalimi i përsëntjes së infarktit të miokardit pas një infarkti të mëparshëm.
Këshillohet një dozë ditore me 3 Aspirin Protect 100 mg në dite (e barasvlerëshme me 300 mg acid acetilsalicilk në ditë).

Pas operacioneve ose në ndërhyrje të tjera në vazat arteriale të gjakut (p.sh. në bypass venoz aortokoronar [ACVE3], në angioplastikë koronare transluminale perkutane [PTCA]).
Këshillohet një Aspirin Protect 100 mg në ditë (e barasvIerëshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë). Koha më e përshtatshme për fillimin e mjekimit me Aspirin Protect 100 mg pas bypass-it venoz aortokoronar, është 24 orë pas operacionit.

Për të parandaluar krizat ishemike kalimtare dhe infarktet e trurit që ndjekin shfaqjen e fazave para-ardhëse.
Këshillohet një Aspirin Protect në dite (e barasvlerëshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë).

Mënyra e përdorimit

Tableta gëlltitet e plotë me shumë lëng, më mirë para ushqimit (p.sh.me një gotë ujë).
Për mjekimin e infarktit akut të miokardit tableta e parë duhet të kafshohet ose të përtypet.

Kohëzgjatja e mjekimit

Aspirin Protect 100 mg është menduar për përdorim afatgjatë. Mjeku që ju ndjek duhet të vendosë për kohëzgjatjen e mjekimit.

Çfarë duhet të bëni nëse keni marrë më shumë Aspirin Protect 100 mg se sa duhet? 

Marramendja dhe zhurma në vesh, veçanërisht në fëmijë dhe të moshuar mund të flasë për helmim serioz. Ju lutemi të njoftoni mjekun tuaj nëse dyshoni se keni marrë një mbidozë Aspirin Protect 100 mg. Ai do të vendosë për masat e nevojshme që duhet të merren në varësi të mbidozës ose helmimit.

Nëse keni harruar ta mermi Aspirin Protect 100 mg ose keni marrë më pak: 

Nëse keni marrë fare pak Aspirin Protect 100 mg ose keni harruar të merrni një dosë, mos merrni dyfishin e dozës herën tjetër; thjesht vazhdoni të merrni mjekimin sikundër është përshkruar në udhëzimin e përdorimit ose siç është përshkruar nga mjeku juaj.

Efektet e ndërprerjes së trajtimit me Aspirin Protect 100 mg: 

Ju lutemi të mos e ndërprisni mjekimin me Aspirin Protect 100 mg pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj. Nëse keni ende paqartësi mbi përdorimin e këtij produkti mjekësor këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

4. ÇFARË EFEKTESH ANËSORE MUND TË NDODHIN?

Si të gjitha barnat, edhe Aspirin Protect 100 mg mund të ketë efekte anësore. Shkalla në vazhdim përdoret për të vlerësuar shpeshtësinë e efekteve anësore:
Shumë të zakonshme: më shumë se 1 në 10 pacientë të trajtuar
Të zakonshme: 1 deri në 10 në 100 pacientë të trajtuar
Jo të zakonshme: 1 deri në 10 në 1000 pacientë të trajtuar
Të rralla: 1 deri në 10 në 10000 pacientë të trajtuar
Shumë të rralla: më pak se 1 në 10000 pacientë të trajtuar
Të panjohur: shpeshtësia nuk mund të vlerësohet nga të dhënat e disponueshme

Trakti gastrointestinal
Të zakonshme:

  • Çrregullimet gastrointestinale si urth, nauze, të vjella, dhimbje barku dhe diarre.
  • Humbje të lehta gjaku nga trakti gastrointestinal (mikrogjakrrjedhje)

Jo të zakonshme:

  • Gjakrrjedhje gastrointestinale. Përdorimi afatgjatë i Aspirin Protect 100 mg mund të shkaktojë pamjaftueshmën hekuri si rezultat i hemorragjisë nga trakti nastrointestinal.
  • Ulçer gastrointenstinale që në raste shumë të rralla mund të çojë në perforacion.
  • Inflamacion gastrointestinal

Nëse do të keni feçe të errta (të zeza) ose do të villni gjak (shenja serioze të gjakrrjedhjes nga stomaku), duhet të lajmëroni menjëherë mjekun tuaj (shikoni gjithashtu “Masat që duhen marrë në rast të shfaqjes së efekteve anësore”).

Lëkura:
Jo të zakonshme:

  • Reaksionet e lëkurës veçanërisht një lloj ekzeme e lëkurës dhe e mukozave (eritema ekskudative multiforme).

Reaksionet e mbindjeshmërisë:
Të rralla:

  • Reaksione mbindjeshmërie të lëkurës, traktit respirator, traktit gastrointestinal dhe sistemit kardiovaskular, veçanërisht në astmatikë.

Simptomat mund të jenë: ulje e presionit të gjakut, kriza të vështirësisë në frymëmarrje, inflamacion i mukozës nazale, hundë të zëna, reaksione alergjike, enjtje e fytyrës, gjuhës dhe laringut (angioedema).

 Sistemi nervor:
Dhimbje koke, marramendje, konfuzion, ulje e aftësisë për të dëgjuar ose tinnitus, mund të jenë shenja të mbidozimit (shikoni gjithashtu “Çfarë duhet të bëni nese keni marrë më shumë Aspirin Protect 100 mg se sa duhet?”)

Gjaku:
Gjakrrjedhja p.sh. nga hunda, mishrat e dhëmbëve, gjakrrjedhje në lëkurë ose hemorragji e traktit urinar dhe e organeve gjenitale, me zgjatje të kohës së hemorragjisë. Këto efekte mund të zgjasin 4-8 ditë pas përdorimit.
Jane raportuar raste me hemolizë dhe anemi hemolitike në pacientë me forma të rënde të mungesës së glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (G6PD).
Rrallë deri në shumë rrallë janë raportuar hemorragji të rënda si hemorragjitë cerebrale (veçanërisht në pacientë me një hipertension të pakontrolluar dhe/ose në rastet e bashkëtrajtimit me antikoagulantë). që në raste shumë të rralla mund të kërcënojnë dhe jetën e pacientit.

Mëlçia:
Shumë të rralla:

  •  Vlera të rritura të treguesve të mëlçisë.

Veshkat:
Shumë të rralla:

  • dëmtim dhe mosfunksionim akut i veshkave.

Metabolizëm:

  •  Nivele të ulta të glukozës në gjak.
  •  Në doza të ulta, acidi acetilsalicilik ul ekskretimin e acidit urik. Kjo mund të çojë në një atak të gutës (podagrës) në pacientët me predispozicion.

Masat që duhen marrë në rast të shfaqjes së efekteve anësore:

Nëse do të keni ndonjë nga efektet anësore të sipërpërmendura, mos vazhdoni të merrni Aspirin Protect 100 mg.
Lajmëroni mjekun tuaj që të përcaktojë shkallën e ashpërsisë së efekteve anësore dhe të vendosë se ç’do të bëni më tej.
Aspirin Protect 100 mg duhet të ndërpritet në shenjën e parë të mbindjeshmërisë.

5. SI DUHET TË RUHET ASPIRIN PROTECT 100 MG?

Mbajeni barin larg fëmijave.
Data e skadencës së produktit është e printuar në blister dhe në kutinë e jashtme.
Mos e përdorni produktin pas kësaj date.
Mos e ruani produktin mbi temperaturën 25°C.

6. TË DHËNA TË TJERA

Përbërja: Përbërësi aktiv farmaceutik është acidi acetilsalicilik.
1 tabletë gastrorezistente përmban 100 mg acid acetilsalicilik.
Përbërësit e tjerë janë: Amidoni misrit, pluhur celuloze, kopolimer acidi metakrilik — akrilat etili (1:1). talk, citrat trietili.

Paketimi: Aspirin Protect 100 mg gjendet në paketime me 40 dhe 30 tableta gastrorezistente.
Paketimi për spitalet përmban 240 (10 x 24) ose 250 (në shishe) tableta gastrorezistente.
Jo të gjitha paketimet ndodhen në treg.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top