Aston (tableta) Reviewed by Momizat on . Aston (tableta) Principi aktiv Acid alendronik në formen e alendronatit të natriumit. Aston i përket grupit farmaceutik johormonal të quajtur bifosfonate. Aston Aston (tableta) Principi aktiv Acid alendronik në formen e alendronatit të natriumit. Aston i përket grupit farmaceutik johormonal të quajtur bifosfonate. Aston Rating: 0
You Are Here: Home » A » Aston (tableta)

Aston (tableta)

Aston (tableta)
aston
Principi aktiv
Acid alendronik në formen e alendronatit të natriumit.
Aston i përket grupit farmaceutik johormonal të quajtur bifosfonate.
Aston parandalon humbjen e indit kockor tek gratë pas menopauzes dhe favorizon rikonstruksionin e kockës.
Redukton rriskun për fraktura vertebrale dhe të kycit të këmbës.
Osteoporoza përfaqëson një hollim dhe dobësim të kockës.
Eshtë e zakonshme tek gratë pas menopauzës pasi hormonet femërore, estrogjenet, që kontribuojnë në mbajtjen e skeletit të gruas në gjendje të shëndetshme, nuk prodhohen nga ovaret.
Rreziku i osteoporozës është shumë më i lartë kur gruaja arrin menopauzën përpara kohe (menopauza prekokse).

Indikacionet terapeutike
Aston indikohet në trajtimin e osteoporozës, duke parandaluar humbjen e indit kockor.

Kundërindikacionet
Aston nuk duhet përdorur në të gjithë rastet kur:

  • Pacienti është alergjik ndaj alendronatit të natriumit.
  • Patologjitë e ezofagut, të tilla si: vështirësi në gëlltitje ose ngushtim i tij.
  • Pacienti nuk ka mundësi për të qëndruar në pozicionin drejt, në këmbë ose ulur, për të paktën 30 minuta.
  • Pacientët kanë nivele shumë të ulëta të kalciumit në gjak.

Ndërveprime me barna të tjera
Është parë që, marrja në të njëjtën kohë e barnave me përmbajtje kalciumi, e antiacideve dhe disa produkteve të marra në rrugë orale mund të interferojë përthithjen e alendronatit të natriumit.

Efektet e padëshiruara
Si të gjithë barnat, Aston mund të shkaktojë efekte të padëshiruara megjithëse jo të gjithë personat i manifestojnë.
Disa prej tyre janë: dhimbje koke, dhimbje abdominale, ndjesi e keqe e stomakut pas ngrënies së ushqimit, konstipacion, fryrje e barkut, diarre, vështirësi në tretje, ulcer e ezofagut, fece të errëta.
Kur tabletat përtypen, mund të shkaktohet rrallë edhe ulçer e gojës.
Disa efekte të padëshiruara të tjera mund të jenë edhe dhimbje muskulare, kockore dhe artikulare.

Doza dhe mënyra e përdorimit
Aston këshillohet të merret një tabletë në javë dhe në të njëjtën ditë cdo javë.
Duhet pirë  esëll dhe me një gotë të madhe me ujë (200 ml) jo minëral.
Aston nuk duhet pirë me qumësht, ujë mineral ose kafe.
Pasi të jetë gëlltitur tableta e Aston, trupi duhet mbajtur drejtë për 30 minuta dhe pacienti nuk duhet të konsumoje asnjë ushqim gjatë kësaj kohe.
Aston karakterizohet nga efikasitet i plotë kur merret me stomak bosh.

Kujdes
Aston nuk duhet të merret nga fëmijët dhe adoleshentët.
Aston mund të përdoret vetem nga gratë pas menopausës.
Aston nuk mund të përdoret nga gratë shtatzënë ose në plan për të mbetur shtatzënë.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top