ATENOLOL ALKALOID Reviewed by Momizat on . ATENOLOL ALKALOID®   tableta  atenolol Përbërja 1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 50 mg atenolol. 1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 100 mg atenolol. ATENOLOL ALKALOID®   tableta  atenolol Përbërja 1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 50 mg atenolol. 1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 100 mg atenolol. Rating: 0
You Are Here: Home » A » ATENOLOL ALKALOID

ATENOLOL ALKALOID

ATENOLOL ALKALOID®  
atenolol alkaloid
tableta 
atenolol

Përbërja
1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 50 mg atenolol.
1 tabletë e mbështjellë me cipë përmban 100 mg atenolol.

Të dhëna farmaceutike
Atenololi është beta-bllokues kardioselektiv, i cili bllokon receptorët adrenegjik beta 1 në zemër.
Atenololi ul frekuencën e zemrës, kurse te të sëmurët me angina pektoris ul kërkesat e miokardit për oksigjen, shpeshtësinë e atakeve anginoze dhe nevojat për nitrite si dhe rrit tolerancën ndaj aktivitetit fizik.
Atenololi zgjat kohën e përçimit atrioventrikular, kohën e depolarizimit të atriumeve dhe rrit kohën e refraktaritetit të atriumeve.
Atenololi ul tensionin arterial sistolik dhe diastolik.
Atenololi ul aktivitetin e reninës në pushim dhe e rrit gjatë aktivitetit fizik.
Nuk ka veprim mbi gliceminë dhe rrit përqëndrimin e HDL – ve e të acideve të lira yndyrore.
Atenololi përthithet shpejt, por jo plotësisht ( rreth 50 % ).
Përqëndrimi maksimal arrihet pas 2-4 orësh.
Efektin e fillon pas 1 ore, arrin maksimumin pas 2 – 4 orësh dhe zgjat efektin deri në 24 orë.
Eleminohet për 40 orë me urine dhe një sasi e vogël me feçe.
Në pacientë me hipertension eleminimi zgjat disa ditë, T 1 / 2 arrin 6 – 7 orë dhe ka raste që dhe deri në 14 orë.
Në paciente me insufiçencë renale koha e eleminimit varet nga vlera e filtrimit glomerular.

Indikacionet
Hipertension;
Angina pektoris ( e qëndrueshme dhe e paqëndrueshme );
Aritmi kardiake;
Infarkt miokardi;

Kundërindikacionet
Bradikardi sinusale;
Bllok atrioventrikular i shkallës së II – të dhe të III – të;
Shok kardiogjen;
Insufiçencë kardiake e dekompesuar;
Mbindjeshmëri ndaj atenololit ose ndaj ndonjërit prej elementëve ndihmës;

Kujdesi gjatë përdorimit
Duhet kujdes te pacientët të cilët janë mjekuar me atenolol para ose mjekohen gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, ku përdoren anestetikë të përgjithëshëm me efekt inotrop negativ ( eter, ciklopropan, trikloretilen ) për shkak të rrezikut të efekteve depresive në miokard.
Terapia me atenolol duhet të ndërpritet gradualisht.
Ndërprerja e menjëhershme, në veçanti te pacientët me sëmundje kardiake, mund të precipitojë sëmundjet ishemike, mund të shkaktojë infarkt miokardi, aritmi ventrikulare ose hipertension të rëndë.
Atenololi, edhe pse është kardioselektiv, duhet të përdoret me kujdes te pacientët me astëm dhe sëmundje të tjera të mushkërive ( bronkit, emfizemë ) te të cilat ekziston rrezik për shfaqjen e bronkospazmës akute në veçanti kur jepet në doza të mëdha.
Për shkak të efektit depresiv mbi përçueshmërinë e zemrës, atenololi duhet të jepet me vëmendje te pacientët me probleme të përçimit ( blloku A – V i gradës së l – ë).
N.q.se gjatë terapisë manifestohet insufiçencë kardiake, terapia duhet të ndërpritet, kurse gjatë shfaqjes së bradikardisë, të ulet doza ose të ndërpritet terapia.
Vëmendje është e nevojshme te pacientët me feokromocitomë dhe anginë vazospastike ( Prinzmetal angina ) për shkak të rrezikut nga hipertensioni sekondar.
Atenololi mund të maskojë simptomat e hipoglicemisë, për këtë arsye është i nevojshëm kujdesi, kur përdoret te të sëmurët me diabet.
Atenololi duhet të jepet me vëmendje te pacientët me hipertirodizëm ose me tireotoksikozë, sepse mund të maskojë shenjat e hipertirodizmit dhe simptomat te të sëmurët e dyshuar per tireotoksikozë.
Vëmendje duhet pasur në pacientët me sëmundjen Raynaud ose sëmundjet vaskulare periferike, për shkak të mundësisë se rritjes relative të stimulimit alfa adrenergjik që çon në acarim të simptomave.
Vëmendja është e nevojshme edhe te pacientët me psoriazë, pacientët me depresion të shprehur të sistemit nervor qëndror, si dhe te pacientët e moshuar.
Atenololi ekskretohet nëpërmjet veshkave, prandaj duhet të përdoret me kujdes te pacientët me dëmtime në veshka.
Te këta pacientë duhet të përshtatet doza në përputhje me shkallën e dëmtimit renal.
Siguria dhe efikasiteti i atenololit te fëmijët nuk është vërtetuar.

Ndërveprimet
Përdorimi i njëkohëshëm i atenololit me rezerpinën, mund ta rrisë incidencën e hipotensionit ortostatik. Atenololi duhet të përdoret me vëmendje te pacientët që janë nën terapi me mjekime që kanë efekt depresiv në funksionin e miokardit ose inhibojnë përçueshmërinë atrioventirkulare, siç janë adenozina, digoksina, disa kalci-bllokues, ( zakonisht verapamili dhe diltiazemi ) ose antiaritmikë të tjerë, ( në veçanti amiadaroni, disopiramidi, flekainidi, propafenoni, sotaloli), veçanërisht te pacientët me disfunksion të ventrikulit të majtë.
Përdorimi i njëkohëshëm i atenololit me insulinën mund ta vështirësojë kontrollin e diabetit.
Anestetikët e përgjithshëm mund ta potencojnë efektin antihipertensiv të beta – bllokuesve dhe ti paraprijnë një hipotensioni të zgjatur.
Duhet të shmanget përdorimi i njëkohëshëm i atenololit dhe klonidës për shkak të shfaqjes së bradikardisë dhe depresionit kardiak të rëndë kurse në rast se është i domosdoshëm një kombinim i tillë, terapia me klonidinë duhet të zgjatet edhe disa ditë pas ndërprerjes së atenololit.
Atenololi rrit efektin hipotensiv të antihipertensivëve të tjerë.
Kjo përdoret në praktikë, shpesh me uljen e dozës së njërit prej medikamenteve.
Zakonisht, atenololi mund të kombinohet me një numër të madh antihipertensivësh.
Përdorimi njëkohëshëm i beta – bllokuesve me simpatikomimetikë mund të rezultojë me antagonizëm të ndërsjelltë dhe efekt të ulur të dy medikamenteve.
Atonololi nuk ka ndikim mbi aftësitë psikomotore të pacientëve.

Efektet anësore
Atenololi tolerohet shumë mirë edhe pas përdorimit për një kohë të gjatë.
Efektet anësore janë të njejta si te beta – bllokuesit e tjerë adrenergjikë.
Efekte serioze anësore janë bradikardia, hipotensioni i rëndë, shkalla Il ose e III e bllokut atrioventrikular.
Mund të shfaqet hipotension postural ose ndjenja e anësive të ftohta e cila nuk është shkak për  ndërprerjen e mjekimit.
Rallë mund të shfaqet diarre ose nauze.
Efektet e padëshiruara në SNQ përfshijnë marrje mendsh, lodhje, depresion mendor, ëndrra të pazakota dhe humbje të  ekuilibrit.
Atenololi ka më shumë siguri nga beta – bllokuesit e tjerë  adrenergjik të cilët hyjnë në SNQ.
Edhe pse ka kardioselektivitet të lartë, atenololi te disa pacientë mund pinvokojë bronkospazmë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Tabletat atenolol jepen nga goja në mëngjes, para buke me pak ujë.
Doza ditore përshtatet në mënyrë individuale dhe sipas indikacioneve për të cilat përdoret.
Hipertension: Doza fillestare është 25-50 mg. Pas 7-14 ditë mund të rritet në 100mg si dozë e vetme ose e ndarë në dy marrje.
Angina pektoris: Doza fillestare është 50 mg. Pas 7 ditësh mund të rritet në 100 mg si dozë e vetme ose e ndarë në dy marrje. Edhe mund të rritet në 200 mg në ditë nuk është parë efekt plotësues nge doza më e madhe.
Aritmi kardiake: Pas vënies së kontrollit mbi aritminë me aplikim intravenoz të Atenololit, mund të kalohet në terapi orale me 50-100 mg në ditë.
Infarkt akut i miokardit: gjatë 12 orëve të para, 15 minuta pas injeksionit intravenoz, vazhdohet me dozë orale prej 50 mg. Dozë tjetë-prej 50 mg mund të jepet pas 12 orësh, kurse më pas vazhdohet me 100 mg si dozë e vetme ose e ndarë.
Te pacientët me funksion të dëmtuar renal, doza përshtatet me nivelir e insufigencës renale: klirens kreatinine mbi 35 ml / min nuk ka nevojë për përshtatje të dozës klirens kreatinine 15-35 ml / min, doza maksimale ditore është 50 mg.
Klirens kreatinine nën 15 ml / min, doza maksimale ditore është 25 mg.
Te pacientët me hemodializë nuk ka nevojë për përshtatje të dozës.

Mbidozimi
Të dhënat për mbidozimin me atenolol janë të kufizuara.
Efektet nga mbidozimi janë, zakonisht manifestime të efekteve farmaceutike të atenololit, bradikadi, hipotension, bronkospazëm, insuficencë kardiake akute.
Trajtimi i mbidozimit përfshin lavazh të shpejtë të stomakut, terapi mbështetëse dhe simptomatike. Atenololi eleminohet me hemodializë.

Paketimi
Kuti me 15 tableta prej 50 mg
Kuti me 30 tableta prej 50 mg
Kuti me 15 tableta prej 100 mg
Kuti në 30 tableta prej 100 mg

Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Mbajeni  larg  femijëve!
Mos e përdorni pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni  barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lageshtia!

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top