ATENOLOL Profarma Reviewed by Momizat on . ATENOLOL Tablet të veshura me film – 100 mg ( atenolol ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se t ATENOLOL Tablet të veshura me film – 100 mg ( atenolol ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se t Rating: 0
You Are Here: Home » A » ATENOLOL Profarma

ATENOLOL Profarma

ATENOLOL

Tablet të veshura me film – 100 mg
( atenolol )

atenolol

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj
  • Ky bar është përshkruar per ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Atenolol dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të mermi Atenolol
  3. Si ta merrni Atenolol
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Atenolol
  6. lnformacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË ATENOLOL DHE PËRSE PËRDORET

Alenololi, një beta – bllokues përzgjedhës, bllokon receptoret beta1 të zemrës, të cilët ndikojnë kryesisht në sistemin kardiovaskular ( ulin ritmin e zemres, ulin kontraksionin kardiak dhe ulin presionin e gjakut ); në të sëmurët me angina pectoris ai ul kërkesat e miokardit për oksigjen, ul shpeshtësinë e krizave anginoze, ul nevojat për nitrite, si dhe rrit tolerancën ndaj veprimtarisë fizike.

Atenololi ul presionin arteror sistolik e diastolik.

Atenolol 100mg tabletë e veshur me film – indikohet në hipertension arteror ( esencial dhe renal; i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera ); anginë pectoris e shkaktuar nga arteroskleroza koronare; infarkt akut miokardi: profilaksi e migrenës: sindrom i abstinences nga alkooli; aritmi ventrikulare:aritmi ose takikardi supraventrikulare.

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Atenolol për një tjetër.

Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju ështe dhënë Atenolol.

2. PËRPARA SE TË MERRNI ATENOLOL

Mos merrni Atenolol në qoftë se:

  • jeni alergjik ndaj Atenolol dhe beta-bllokuesve në përgjithesi jeni alergjik ndaj ndonjerit prej përbërësve joaktive të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi.
  • shkallë e dytë dhe e trete e bllokut A-V bradikardi sinusale insufiçiencë kardiake kongjestive e dekonpensuar.
  • shok kardiogjen.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më sipër, mos i merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Atenolol

Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:

  • jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanerisht në qoftë se janë në të njejten klasë barnash me Atenolol.
  • jeni ose keni në plan të ngeleni shtatzanë gjatë kohës që jeni duke përdorur Atenolol.
  • jeni duke ushqyer foshnjën me gji ose po planifikoni të ushqeni foshnjën me gji.
  • vuani nga angine pektoris ( Atenolol nuk duhet ndërprerë menjëherë gjatë trajtimit të angina pektoris; ndërprerja e menjëhershme mund të shkaktojë çrregullime të rënde të ritmit, infarkt miokardi dhe vdekje subite ).
  • vuani nga insufiçienca koronare (këshillohet që sikurse edhe për të gjithë beta-bllokuesit doza të ulet graduatisht).
  • vuani nga astma bronkiale dhe sëmundje të tjera të mushkerive ( bronkit, emfizemë ), sepse ekziston rreziku i shfaqies së bronkospazmave akute, sidomos kur përdoren doza të larta.
  • keni probleme të përçimit ( bllok A – V i shkallës së parë ), sepse ai jep efekt deprimues në përçueshmërinë e zemrës.
  • jeni sëmurë me feokromocitomë dhe anginë Prinzmetal ( anginë vazospatike ), sepse ekziston rreziku i një hipertensioni dytësor.
  • vuani nga hipertiroidizmi ose nga tirotoksikoza, sepse Atenolol mund ti maskojë shenjat e hipertiroidizmit dhe simptomat në të sëmurët që dyshohen për tirotoksikozë.
  • vuani nga diabeti sepse Atenolol mund t’i maskojë simptomat e hipoglicemisë dhe prandaj duhet përdorur me kujdes.
  • vuani nga psoriaza, depresioni .
  • vuani nga sëmundje të veshkave doza fillestare duhet ulur .
  • i sëmuri është i moshuar.

Shtatzania

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzanise.

Ushqimi me gji

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri.
Mjeku ose farmacisti, do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj në qofte se jeni duke ushqyer foshnjën me gji apo keni në plan të bëni këtë.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive

Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se si Atenolol ndikon tek ju sepse ai mund të shkaktojë edhe turbullime të të parit dhe mund të ndikojë në aftësitë për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.

Marrja e barnave të tjera

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë se fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:

  • simpatomimetiket, mund të shkaktojë një antagonizim të ndërsjellë dhe për rrjedhojë edhe uljen e efektit të tyre.
  • Nga përdorimi në të njëjtën kohë i atenololit dhe i klonidinës mund të shfaqet bradikardi dhe deprimim i rëndë i zemrës,
  • Disa antiinflamatorë josteroidike mund ta ulin efektin antihipertensiv të atenololit.
  • Prazosina mund ta rrisë rrezikun për hipotension ortostatik,
  • ampicilina mund ta ulë efektin antihipertensiv dhe antianginal të atenololit
  • përdorimi në të njejten kohë i atenololit me insulinën mund ta vështirësojë kontrollin e diabetit.

Keto barna mund të ndikohen nga Atenolol ose mund të ndikojnë ne mënyrën se si ai vepron.
Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të ulim ose të rrisim sasinë e Atenolol.
Mjeku ose farmacisti juaj do t ju këshillojë.

3. SI TA MERRNI ATENOLOL

Gjithmonë merrini Atenolol vetëm sipas këshille së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Atenolol janë shumë të forta ose shumë të dobëta flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

  • Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
  • Tabletat e Atenolol duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.

Tableta e veshur me film Atenolol disponohen në formëdozën 100 mg.

 Dozimi i Atenolol është si më poshtë :

Në hipertensionin arteror: 100 mg në ditë, më mirë në mëngjes.

Në profilaksinë e krizës anginoze: Doza mesatare është 100 mg në ditë: në rast nevoje doza mund të dyfishohet.

Në infarkt miokardi: 50 deri në 100 mg në ditë.

Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Atenolol për një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.

Në qoftë se keni marrë më shumë Atenolol:

Në qoftë se keni marrë me shumë Atenolol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijet e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën të marrë një mendim per rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Atenolol

Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ATENOLOL

Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.

Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

  • në sistemin kardiovaskular ( bradikardi, hipotension i theksuar, shkallë e dytë ose e trete e bllokut A – V, ftohje në anësitë );
  • në sistemin nervor qëndror ( pagjumësi, lodhje, marrje mendsh, depresion, letargji, përgjumje, të folur jo të qartë ),
  • në aparatin tretës ( të përziera, të vjella, diarre );
  • në aparatin urogjenital (  impotenca, urinim me vështirësi ose i shpeshtë  ):
  • në sistemin hematopoietik ( agranulocitozë, purpura tromocitopenike );
  • në aparatin e frymëmarrjes ( bronkospazma, dispne ).
  • turbullim i të parit, tharje e syve,
  • zhurmë në veshë,
  • ekzantema, alopeci,
  • ndryshime në peshë, edemë në fytyrë, dobësi muskulore.
  • hiperglicemi, hipoglicemi, hiperlipidemi
  • antitrupa antinukleare,

Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të pëmendura në këtë fletëdhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI ATENOLOL

Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Atenolol pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturë 25 Gradë Celcius!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!

6. INFORMACON I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Atenolol

Lënda vepruese është Atenolol
Çdo tabletë e veshur me film përmban: Atenolol 100 mg.
Përbërësit e tjerë janë: Celulozë mikrokristaline, amidon, stearat magnezi, talk, PVP, titan dioksid, makrogol 4000, polietilenglikol 3350.

Përmbajtja e paketimit

Format e paketimit: kuti me 30 tableta të veshura me film.                                                                                     PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top