ATOKSILIN 500mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Atoksilin Tableta  500mg    Përbërja Çdo tabletë përmban trihidrat amoxiciline, ekuivalente me 500 mg amoxicilinë aktive. Efektet farmakologjike Efektet farmako Atoksilin Tableta  500mg    Përbërja Çdo tabletë përmban trihidrat amoxiciline, ekuivalente me 500 mg amoxicilinë aktive. Efektet farmakologjike Efektet farmako Rating: 0
You Are Here: Home » A » ATOKSILIN 500mg (tableta)

ATOKSILIN 500mg (tableta)

Atoksilin
Tableta  500mg   

atoksilin

Përbërja
Çdo tabletë përmban trihidrat amoxiciline, ekuivalente me 500 mg amoxicilinë aktive.

Efektet farmakologjike
Efektet farmako-dinamike
Amoxicilina është një antibiotik gjysëm sintetik, me spektër të gjerë veprimi, me efekt baktericid kundër mikroorganizmave sensible ndaj këtij antibiotiku.
Ai vepron në fazën e shumimit duke inhibuar sintezën e mukopeptideve të murit qelizor të këtyre mikroorganizmave.

Mikrobiologjia
Amoxicilina është aktive ndaj grupit të mëposhtëm të baktereve si në infeksionet in – vitro ashtu edhe në infeksionet klinike:
Mikroorganizmat aerobe gram +

  • Streptococcus pneumonia
  • Streptococcus spp ( vetëm lloji i beta-laktamazë – negative )
  • Staphylococcus spp ( vetëm lloji i beta-laktamazë – negative )
  • Enterococcus faecalis

Shënim: Stafilocoket të cilat janë rezistente ndaj meticilinës / oxacilinës duhet gjithashtu të konsiderohen si rezistente ndaj amoxicilinës pa marrë parasysh faktin se ato janë të ndjeshme ndaj amoxicilines.

Mikroorganizmat aerobe garam – negative
Vetëm klasat e mëposhtme beta – laktamike – negative, janë të ndjeshme ndaj preparatit:

  • Escherichia coli
  • Haemophilus influenza
  • Neisseria  gonorrhea
  • Proteus mirabilis
  • Helicobacter
  • Helicobacter pylori

Efektet farmako – kinetike
Amoxicilina përthithet mirë dhe shpejt pas administrimit oral.
Medikamenti i reziston dhe prezencës së acidit gastrik.
Pas absorbimit ai shpërhapet gjërësisht në indet dhe lëngjet e trupit me përjashtim të trurit dhe të lëngut cerebro – spinal, shpërhapja në të cilin ndodh, vetëm kur merfingjet janë të inflamuara.
Nivelet max në gjak në vlerat 3.5 mcg / ml deri në 5.0 mcg /ml dhe 5.5 mcg / ml deri në 7.5 mcg / ml janë arritur 1 deri në dy orë pas administrimit oral të përkatësisht 250 mg dhe 500 mg Amoxicillin.
Afërsisht 60 % e një doze orale ekskretohet në urinë për 6 — 8 orë me një gjysëm jete plazmatike 61.3 min. Eleminimi urinar mund të vonohet nga administrimi së bashku me probenecidin.
Amoxicillin 20 % lidhet me proteinat e serumit, a 875 mg dozë e ampicillinës prodhon një AUC 0 – 00 të 35,4+ / – 8.1 mcg.hr / ml dhe një Cmax 13.8+ / – 4.1 mcg / ml.

INDIKACIONET

  • Atoksilina indikohet për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga klasa ( vetëm beta – laktamike -negative ), e baktereve patogjenë sensibël ndaj këtij antibiotiku.
  • Infeksione të traktit respirator: Bronkite, pneumoni, eksacerbimi akut i bronkitit kronik.
  • Infeksione ORL: Faringite, tonsilite, laringite, otitis media, sinusiti maxilar akut.
  • Infeksione të traktit uro – genital: Cistit, pyelit, pielonefrit, prostatit.
  • Infeksione të lëkurës: Celulit, erizipela, folikulit, piodermit, infeksione të plagëve, limfangit.
  • Infeksione të traktit gastro – intenstinal: Entent, enterokolit.
  • Gonorrea: Gonorrea akute e pakomplikuar ano-genitale dhe uretrale si në meshkuj edhe në femra.
  • Çrrënjosja e helikobakter pylori: Për uljen e riskut të ulceres duodenale rrekurente , kombinohet me klaritromicinën dhe lansoprazolin ( terapia e trefishte ) ose vetëm lansoprazolin ( terapi e dyfishtë ) .

KUNDËRINDIKACIONET

  • Atoksilina kundërindikohet në pacientët të cilët kanë një anamnezë pozitive për reaksione alergjike ndaj penicilinave.

PARALAJMËRIME / PËRKUJDESJE
Gjatë terapisë me penicilinë mund të shfaqen reaksione serioze anafilaktike të hipersensibilitetit.
Këto reaksione janë më të prirura të shfaqen në personat me një histori të hipersensibilitetit ndaj penicilines apo alergenëve të shumefishtë.
Para fillimit të terapisë me Atoksilin, duhet kërkuar me kujdes për shfaqje të mëparshme të reaksioneve të hipersensibildetit ndaj penicilinave, cefalosporinave dhe alergenëve të tjere.
Nqs ndodhin reaksione alergjike atëhere mund të nevojitet administrimi i adrenalinës, oksigjenit, kortikosteroidëve intravenoz si dhe intubimi.
Koliti pseudomembranoz ështe raportuar gjatë përdorimit të gjithë antibiotikëve, përfshirë amoksicilinën. Ky fakt duhet të merret parasysh në pacientët të cilët manifestojne diarre.
Atoxilina duhet të përdoret me kujdes në pacientët me çrregullime renale apo hepatike.
Gjatë terapisë për një kohë të gjatë me atoxilinë, duhen vlerësuar rregullisht funksionet renale, hepatike dhe hemo-poetike.
Administrimi i ampicilinës në pacientët e infektuar me Mononukleoze, është parë se ka lidhje me eritemën morbiliforme.
Atoxilina nuk duhet te përdoret në këta pacientë.
Nqs gjatë terapisë shfaqen infeksione bakteriale apo mykotike ( zakonisht nga Pseudomonas apo Candida ), terapia duhet të ndërpritet dhe të zëvendesohet me një terapi më të përshtatshme.

Përdorimi gjatë shtatzënisë: Shtatzëni Kategoria B
Megjithëse eksperimentet ne kafshë nuk kanë treguar për ndonjë  potencial teratogjen për amoxicilinen, ende nuk janë zhvilluar studime të kontrolluara në njërëz.
Atoxilina përdoret gjatë shtatzënisë vetëm në ato raste kur është tepër  e nevojshme.

Përdorimi gjatë periudhës në laktacionit:
Antibiotikët e klasës së ampicilinave shpërhapen në qumështin e nënës dhe mund të sensibilizojnë foshnjën ndaj penicilinës.
Duhet të merret një vendim për të ndërprerë ushqyerjen me gji apo terapinë me Atoksilin.

EFEKTET ANËSORE
Efektet anësore janë thelbësisht të ngjashme me ato të vëna re pas administrimit të penicilinës.
Kanë më shumë prirje të shfaqen tek personat me histori pozitive për alergji ndaj penicilinës, pacientët me astmë, alergji nga bari, apo urtikarie.
Janë raportuar këto efekte anësore: Sistemi gastro-intenstinal: Nauzea, të vjella, diarre, koliti pseudomembranoz.
Reaksione të hipersensibilitetit: Rash eritematoz makropapular, urtikarie, eritema multiforme.
Këto reaksione mund të shmangen nga ndërprerja e terapisë, administrimi i antihistaminikëve dhe nëse është e nevojshme të përdoren kortikosteroidet sistemik.
Shfaqje hemato – poetike: Anemi, trombocitopeni, eozinofili, leukopeni, agrannulocitozë, purpura, të cilat janë të rikthyeshme pas ndërprerjes së terapisë.
Sistemi nervor qëndror: Ankth, pagjumësi, marrje mendsh, konfuzion, axhitim, dhe rrallë herë ka raportime të ndryshimeve në sjellje.

NDËRVEPRIMET ME MEDIKAMENTET E TJERA
Probenecidi inhibon sekretimin reno – tubular të amoxicilinës dhe rrit nivelin e përqëndrimit plazmatik të saj.
Përdorimi konkurent i amoxicilinës me probenecidin mund të jape rritje dhe zgjatje të përqëndrimit të ampicilines në serum.
Antibiotikët bakteriostatik si psh. kloramphenicoli, erinomicina, sulfonamide dhe tetraciklina mund të interferojnë në efektin baktericid të penicilinës.
Domethënia klinike e këtij efekti in – vitro ështe e panjohur.
Kur ampicilina përdoret së bashku me allopurinolin është vëne re një rritje e incidencës së rashit kutan. Nuk dihet nqs kjo i dedikohet allopurinolit apo ampicilinës.

NDËRVEPRIME TË TESTEVE LABORATORIKE
Amoxicilina kalon në urinë në përqëndrime të larta dhe kjo mund të sjellë rezultate fals positive në testet e përcaktimit të glukozës në urinë ( Clinitest, Benedict, Fehling ).
Për testimin e prezencës së glukozës në urinë, rekomandohet të përdoret testi i bazuar në metodën enzimatike të glukoz – oxidazës ( Clinistix ose Tes – Tape ).
Administrimi amoxicilinës tek gratë shtatzëna rezulton në një rritje të niveleve totale apo të konjuguara në serum të estriolit, estriolit të glukuronidizuar, estronit të konjuguar dhe estradiolit.

MBIDOZIMI ( SIMPTOMAT, TRAJTIMI,ANTIDOTET )
Nqs pacienti paraqitet brenda një periudhe të shkurter kohe pas gëlltitjes së preparatit, mund të nxiten të vjellat dhe lavazhi gastrik.
Më pas në varësi të gjëndjes në pacientit aplikohet terapia simptomatike dhe mbajtëse.
Amoxicilina mund të eleminohet nga qarkullimi me anën e hemodializës.
Në mbidozimet kronike duhet të ndërpritet terapia.
Janë hasur raportime të rralla të nefritit intersticial me pasojë insuficiencë renale oligurike. Insuficienca renale është e rikthyeshme dhe funksioni renal i rikthehet normalitetit me ndërprerjen e amoxicilinës.
Mbidozimi i amoxicilinës haset më shpesh në pacientët me funksion renal të reduktuar.
Në këta pacientë reduktohet klirensi i amoxicilinës.
Toksiciteti akut i amoxicilinës është i ulet.
Në një studim ku janë përfshirë 51 pacientë pediatrik, është raportuar që pacientët të cilët kanë gëlltitur amoxicilinë në doza më shumë se 250mg / kg kanë mbetur asimptomatikë dhe nuk është nevojitur lavazhi  gastrik.

DOZIMI DHE ADMINISTRIMI
Atoxilinë tableta 500 mg, mund të administrohet pa u kushtëzuar nga marrja e ushqimit.
Rekomandohen këto doza:

Pacientët adult dhe ata pediatrikë mbi moshën 3 muaj

Infeksioni Agresiviteti Doza e lejueshme në adultet
Veshë/Hundë/Gryke i bute/ i moderuar 500 mg cdo 12 orë
  i rëndë ose 250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë
Trakti i poshtëm respirator i bute i moderuarose i rëndë 875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë
Lëkura dhe adnekset e lëkures i butë/ i moderuari rëndë 500 mg cdo 12 orë250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë
Trakti uro-genital i butë/ i moderuari rëndë 500 mg cdo 12 orë250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë
Gonorrea akute, Infeksionet e pakomplikuara uretrale dhe ano genitale tek meshkujt dhe femrat 3 gram të administruara si një dozë e vetme.

Në trajtimin e infeksioneve kronike e traktit urinar mund të nevojiten ekzaminime klinike dhe bakteriologjike në intervale të shpeshta. Medikamenti nuk duhet të përdoret në doza më të ulta se ato të rekomanduara.
Trajtimi duhet të vazhdojë për 48 — 72 orë të tjera pasi pacienti të bëhet asimptomatik.
Në rastet e rënda dhe përsëritëse mund të nevojitet administrimi i dozave më të larta se ato të rekomanduara.
Në të gjitha infeksionet e shkaktuara nga streptokoku piogen trajtimi duhet të vazhdojë për të paktën 10 ditë.
Tek pacientët me funksion renal të alteruar rregullimi i dozës është i nevojshëm vetëm në ato raste kur ky funksion është seriozisht i alteruar.
Doza 875 mg nuk duhet të administrohet tek ata pacientë tek të cilët shkaIla e filtrimit glomerular është më e ulët se 30ml / min.
Pacientët me shkallën e filtrimit glomerular nga 10 deri në 30 ml / min duhet të marrin 500 mg ose 250 mg cdo 12 orë në varësi të gravitetit të infeksionit, nqs filtrimi glomerular është më pak se 10 ml / min pacientit duhet ti jepet 500 mg ose 250 mg cdo 24 orë në varësi të gravitetit të infeksionit.
Pacientët të cilët i nënshtrohen hemodializës duhet të marrin 500 mg ose 250 mg çdo 24 orë në varësi të gravitetit të infeksionit.
Atyre duhet tu jepet një dozë shtesë si gjatë ashtu edhe dhe në fund të dializës.

Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Të ruhet në temperaturen e mjedisit më poshtë se 25 gradë celcius.
Të mbrohet nga drita.
Të mbahet larg femijëve.

Paketimi
Blister me 16 tableta.

FORMA TE TJERA FARMACEUTIKE
ATOKSILIN TABLETS 1000 MG ( 16 tableta )
ATOKSILIN SUSPENSION 250 MG/5ML ( 80 ml)

DHENIA
Vetëm me përshkrimin e mjekut

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top