Atoris 10 mg, 20 mg, 40 mg Reviewed by Momizat on . Atoris® 10 mg tableta të veshura me cipë Atoris® 20 mg tableta të veshura me cipë Atoris® 40 mg tableta të veshura me cipë Atorvastatinë   Lexojeni me kujd Atoris® 10 mg tableta të veshura me cipë Atoris® 20 mg tableta të veshura me cipë Atoris® 40 mg tableta të veshura me cipë Atorvastatinë   Lexojeni me kujd Rating: 0
You Are Here: Home » A » Atoris 10 mg, 20 mg, 40 mg

Atoris 10 mg, 20 mg, 40 mg

Atoris® 10 mg tableta të veshura me cipë
Atoris® 20 mg tableta të veshura me cipë
Atoris® 40 mg tableta të veshura me cipë

Atorvastatinë

atoris

 

Lexojeni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se të filloni të merrni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund t’ju duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

1. Çfarë është dhe përse përdoret Atoris

Atoris vepron duke frenuar prodhimin e kolesterolit në mëlçi.
Në këtë mënyrë, ai rregullon sasinë e lipideve ( yndyrnave ) në gjak.
Për shkak të reduktimit të prodhimit të kolesterolit në mëlçi, përmbajtja e tij në qelizat e mëlçisë zvogëlohet.
Kolesteroli hyn në qeliza më shpejt, gjë që çon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Atoris përdoret për rregullimin e nivelit të lipideve në gjak, kur rezultatet e analizave tregojnë se pavarësisht dietës me pak yndyrna ju keni akoma nivele të rritura në gjak të disa yndyrnave.
Është përgjithësisht e njohur që nivelet e rritura të lipideve në gjak mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe të vazave të gjakut.
Prandaj, mjeku ka përshkruar Atoris për ju.
Pavarësisht se merrni Atoris, ju duhet të vazhdoni me dietën me pak yndyrna siç ju ka udhëzuar mjeku.

2. Përpara se të merrni Atoris

Mos merrni Atoris

  • nëse jeni alergjik ( i mbindjeshëm ) ndaj atorvastatinës ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Atoris;
  • nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • nëse keni probleme me mëlçinë;
  • nëse keni sëmundje të muskujve.

Tregoni kujdes të veçantë me Atoris

  • nëse keni pasur probleme të rënda me mëlçinë në të kaluarën;
  • nëse pini alkool;
  • nëse shfaqet dhimbje, ngurtësim ose dobësim muskular:
  • nëse jeni grua në moshë për të lindur fëmijë dhe nuk përdorni metoda të besueshme kontraceptive;
  • nëse keni një përkeqësim të rëndë të frymëmarrjes.

Atoris prek funksionin e mëlçisë dhe kjo mund të çojë në rritje të niveleve të substancave të sekretuara nga mëlçia në gjak ( enzima ).
Megjithëse kjo rritje është zakonisht e vogël dhe e papërfillshme, mjeku mund të kryejë një analizë për enzimat e mëlçisë në gjak përpara trajtimit dhe të kërkojë kryerjen e analizave të kontrollit gjatë trajtimit.
Mjeku do të përcaktojë se sa shpesh kërkohet kryerja e këtyre analizave.
Në rast të rritjes enzimave të mëlçisë, mund të nevojitet ta ndërprisni trajtimin.
Gjasat për probleme muskulare të sipër-përmendura rriten nëse jeni duke marrë Atoris bashkë me disa barna të caktuara të cilat janë përmendur në seksionin ” Marrja e barnave të tjerë “.
Nëse jeni duke marrë ndonjë nga këto barna, konsultohuni me mjekun përpara se të filloni trajtimin me Atoris.
Nëse shfaqen problemet muskulare të përmendura më sipër, informoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.
Mjeku do të vendosi nëse trajtimi duhet të ndërpritet.
Nëse gruaja është në moshë për të lindur dhe nuk përdor metodë të besueshme kontracepsioni, trajtimi me Atoris nuk është i rekomandueshëm për ty.
Nëse vendos të ngelesh shtatzënë ndërsa jeni duke marrë Atoris, ju duhet të ndaloni së marri barin të paktën një muaj përpara se të planifikoni ngeljen shtatzënë.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrim mjekësor.
Atoris mund të ndërveprojë me disa barna të tjera të caktuara dhe efekti i një ose barnave të tjerë mund ose të rritet ose të zvogëlohet.

Përpara se të filloni të merrni Atoris, thuajini mjekut nëse merrni barnat e mëposhtëm:

  • barnat e tjerë që përdoren për rregullimin e nivelit të lipideve në gjak ( derivatet e acidit fibrik, acidi nikotinik, kolestipol );
  • antibiotikët ( eritromicinë, klaritromicinë, kuinupristin/dalfopristin );
  • barnat për infeksionet mykotike ( flukonazol, ketokonazol, itrakonazol );
  • barnat e përdorur për të frenuar përgjigjen imune ( ciklosporinë );
  • barnat antivirale ( amprenavir, indinavir, ritonavir );
  • barnat e përdorura për çrregullimet mendore ( nefazodon );
  • barnat e përdorura për trajtimin e epilepsisë ( fenitoin );
  • kontraceptivët oralë ( noretindrone dhe estradiol etinili );
  • barnat e përdorur për rregullimin e aciditetit të stomakut ( përzjerje magneziumi dhe hidroksid alumini në pezulli ):
  • barnat që parandalojnë mpiksjen e gjakut ( varfarin ):
  • barnat e përdorura për trajtimin e sëmundjeve të zemrës ( digoksin ).

Mjeku do t’ju japë informacione të mëtejshme.

Marrja e Atoris me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni Atoris para ose pas ushqimit.
Nuk rekomandohet konsumi i tepërt i alkoolit gjatë trajtimit.
Nëse ju pini lëng qitroje gjatë trajtimit, efektet e barit mund të rriten: për rrjedhojë, bisedoni me mjekun për këtë.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, nuk duhet të merrni Atoris.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Atoris nuk ka influencë ose është e papërfillshme në aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.

lnformacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Atoris
Atoris përmban laktozë.
Nëse ju është thënë nga mjeku se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni këtë produkt mjekësor.

3. Si të merret Atoris

Merreni gjithmonë Atoris ekzaktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Doza e zakonshme fillestare e Atoris është një tabletë 10 mg në ditë.
Mjeku në varësi të efekteve të dëshiruara mund të rrisë dozën tuaj ditore deri në 80 mg.
Ju duhet ta merrni Atoris një herë në ditë përveçse kur mjeku ju ka udhëzuar ndryshe.
Merreni barin në çdo orë të ditës, por në të njëjtën orë çdo ditë.
Në mënyrë të veçantë, në format e rënda të trashëguara të nivelit të lartë të yndyrnave në gjak, doza ditore 80 mg është efektive në shumicën e rasteve.
Në këtë tip sëmundje, doza fillesare do të përcaktohet nga mjeku.
Mjeku mund të vendosë tu japë një dozë më të ulët se normalja nëse ju merrni Atoris bashkë me disa barna të tjera dhe ka rrezik për ndërveprim midis dy barnave.
Pacientët me dëmtim të veshkave
Nuk është e nevojshme përshtatja e dozimit.
Pacientët me dëmtim të mëlçisë
Mjeku mund të vendosë tu japë një dozë më të vogël bari.
Pacientët e moshuar
Nuk është e nevojshme përshtatja e dozimit.
Fëmijët
Përvoja në marrjen deri 80 mg në ditë tek fëmijët është e pakët.

Nëse merrni Atoris më shumë se ju duhet
Nëse merrni dozë të barit më të lartë sesa ju duhet, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin.
Mjeku do të përcaktojë trajtimin e duhur dhe monitorimin e funksionit të organeve që mund të dëmtohen ( mëlçi, muskuj, veshka ).
Nëse nuk mund të gjeni mjek, përpiquni të provokoni të vjella për të parandaluar kalimin e barit në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Nëse harroni të merrni Atoris
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.

Nëse ndaloni së marri Atoris

Një ndërprerje e shkurtër e trajtimit nuk paraqet rrezik të drejpërdrejtë; gjithsesi, nëse trajtimi ndëpritet për një periudhë të gjatë kohe, ateroskleroza ( një gjëndje në të cilën materialet yndyrore mblidhen përgjatë mureve të enëve të gjakut ) mund të përparojë dhe të çojë në zhvillimin ose rishfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij bari pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore

Si të gjitha barnat, Atoris mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i ketë ato.
Efektet anësore mund të klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:

Shumë të zakonshme: Prek më shumë se 1 përdorues në 10
Të zakonshme: Prek 1 deri 10 përdorues në 100
Jo i zakonshëm: Prek 1 deri 10 përdorues në 1.000
Të rralla: Prek 1 deri 10 përdorues në 10.000
Shumë të rralla: Prek më pak se 1 përdorues në 10.000
Të panjohura: Frekuenca nuk mund të vlerësohet nga të dhënat e disponueshme

Sëmundja e muskujve ( rabdomioliza ) është efekt anësor i rrallë, por i rëndë që manifestohet me dhimbje të muskujve, brishtësi ose dobësim, urinë me ngjyrë të errët.
Nëse këto shenja shfaqen, ju duhet të informoni ose të takoni mjekun, i cili do të vlerësojë nëse keni sëmundje muskujsh.
Një efekt anësor i rrallë është reaksioni i rëndë alergjik, i cili mund të ketë një ose më shumë nga shenjat e mëposhtme: rash i papritur, enjtje, vështirësi në frymëmarrje dhe të fikët.
Nëse shfaqen këto shenja, ju duhet të shiheni menjëherë nga mjeku.
Efektet anësore më të zakonshme janë çrregullimet gastrointestinale ( konstipacion, nauze, fryrje, çrregullim në stomak, dhimbje abdominale, diarre ).
Efektet e tjera anësore të zakonshme përfshijnë dhimbje koke, pagjumësi, marrje mendsh, çpime, dhimbje gjoksi, urtikarje, të kruara, reaksione alergjike, dhimbje muskujsh, dhimbje kyçesh, dhimbje shpine, ndjesi e dobësisë dhe enjtje e krahëve.
Efektet anësore jo të zakonshme përfshijnë mungesë oreksi, të vjella, inflamacion të pankreasit, impotencë, çrregullime të kujtesës, sëmundje e nervave periferike, urtikarje, sëmundje e muskujve, të ndjerët i dobët dhe rritje në peshë.
Problemet e mëposhtme shfaqen rrallë: inflamacion i mëlçisë, zverdhje dhe inflamacion i muskujve.
Efektet anësore shumë të rralla përfshijnë enjtjen e qafës ose buzëve ( edema angioneurotike ) dhe urtikarje në lëkurë me fllucka.
Nuk ka lidhje të besueshme midis efekteve anësore të sipër-përmendura dhe barit.
Gjatë trajtimit me Atoris, disa analiza gjaku mund të të rezultojnë të ndryshuara ( numri i trombociteve, niveli i sheqerit në gjak, enzimat e mëlçisë, enzimat muskulare ).
Mjeku do ju japë shpjegime më të detajuara.
Efektet anësore të mundshme: çrregullime të gjumit, përfshirë pagjumësi dhe makthe, humbje e kujtesës, çrregullime seksuale, depresion, probleme me frymëmarrjen, përfshirë kollë të vazhdueshme dhe/ose marrje fryme, dhe temperaturë.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Atoris

Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni Atoris pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Ruajeni në temperaturë deri në 25°C në paketim origjinal.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin se si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë. Këto masa ju ndihmojnë ju për të mbrojtur ambientin.

6. Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Atoris 
Substanca aktive është atorvastatinë.
Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 10 mg, 20 mg ose 40 mg atorvastatinë si 10,36 mg, 20,72 mg ose 41,44 mg atorvastatin kalcium.
Përbërësit e tjerë janë: povidon, laurilsulfat natriumi, karbonat kalciumi, celulozë mikrokristaline( E460 ), laktozë monohidrat, kros-karmelozë natriumi ( E468 ), stearat magnezi ( E572 ) në bërthamën e tabletës, dhe polivinil alkool, dioksid titaniumi ( E171 ), makrogol 3000 dhe talk ( E553b ) në veshjen e tabletës.

Si duket Atoris dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura me cipë 10 mg, 20 mg dhe 40 mg janë të bardha, të rrumbullakta dhe lehtësisht bikonvekse.
Atoris është i disponueshëm në kuti me 30 ( 3 x 10 ) dhe 90 ( 9 x 10 ) tableta të veshura me cipë në pako blister.                                                                                            KRKA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top