Avix (tableta) Reviewed by Momizat on . Avix (tableta) Aciklovir është një antiviral shumë aktiv, kundër virusit Herpes simplex tip 1 dhe tip 2 si dhe ndaj Varicela zoster. Në momentin e hyrjes së tij Avix (tableta) Aciklovir është një antiviral shumë aktiv, kundër virusit Herpes simplex tip 1 dhe tip 2 si dhe ndaj Varicela zoster. Në momentin e hyrjes së tij Rating: 0
You Are Here: Home » A » Avix (tableta)

Avix (tableta)

Avix (tableta)
avix
Aciklovir është një antiviral shumë aktiv, kundër virusit Herpes simplex tip 1 dhe tip 2 si dhe ndaj Varicela zoster.
Në momentin e hyrjes së tij në qelizën e infektuar nga Herpesi, Acikloviri transformohet në një kompozicion aktiv që quhet Aciklovir trifosfat, i cili vepron si substrat si dhe si inibitor i DNA – virale pa interferuar në proceset normale celulare.
Acikloviri absorbohet vetëm pjesërisht në nivelin intestinal.
Ekskretimi i një pjese të mirë të preparatit bëhet me rrugë renale.
Duhet theksuar që përdorimi edhe i zgjatur i Aciklovirit nuk shkakton rrezik gjenetik për meshkujt, si dhe nuk ka rezultuar kancerogjen pas një faze studimesh të gjata shkencore.

Indikacionet klinike
1. Përdoret në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga Herpes simplex virus në lëkurë dhe në mukoza përfshirë edhe Herpesin genitale primar dhe sekondar.
2. Për ndërprerjen e recidivave nga Herpes simplex virus në pacientet imunocompetent.
3. Për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga Herpes zoster.
4. Si dhe në profilaksine e infeksioneve nga Herpes simplex virus në pacientet me imunitet të ulur.

Kundërindikacionet
Në pacientët me hipersensibilitet të theksuar ndaj Aciklovirit.
Përdorimi i tij kunderindikohet edhe në rastet kur pacienti ka patologji renale si dhe në fëmijët imunokompetent.

Efektet e padëshiruara
Pas administrimit janë parë rash kutan që është zhdukur direkt pas ndërprerjes së terapisë, nauze, të vjella, diarre, cefale, dhe shume rralle asteni.

Përdorimi në gratë shtatzëna dhe me gji
Përdorimi i Aciklovirit në keto raste indikohet vetëm nën mbikqyrjen e mjekut specialist, dhe vetëm atëhere kur është shumë e domosdoshme.
Gjithashtu është parë se Acikloviri, pas administrimit te gratë me gji, është gjetur në qumështin e tyre, kështu nuk duhet përdorur absolutisht.

Terapia
1. Në infeksionet nga Herpes simplex virus te të rriturit: 400 mg (1/2 e tab) 3 herë në ditë, çdo 8 orë, për 5 ditë. Megjithate në rastet e infeksioneve primare të rënda mjekimi mund të zgjatet pa problem. Në rastet e pacientëve me imunitet të ulur dhe në ata me përthithje intestinale të dobësuar doza 2-fishohet deri në 800 mg.
2. Terapia që përdoret në recidivate e infeksioneve të Herpes simplex virus si dhe në pacientët imunokompetent : 400 mg (1/2 e tab) 2 herë në ditë, por në disa pacientë është dhe doza 800 mg vetëm një herë në ditë. Terapia duhet të ndërpritet perjodikisht në intervale nga 6 – 12 muaj për të observuar episode mutacioni në historinë natyrale të sëmundjes.
3. Trajtimi në infeksionet nga Herpes zoster : 800 mg 5 herë në ditë cdo 4 orë, trajtimi duhet të zgjasi 7 ditë.
4. Tek fëmijët mbi 2 vjeç doza njësoj si tek të rriturit, nën 2 vjec doza përgjysmohet.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top