Azomex 200mg (pluhur) Reviewed by Momizat on . Azomex 200mg (pluhur) UDHËZIM PËR PACIENT: Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhe Azomex 200mg (pluhur) UDHËZIM PËR PACIENT: Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhe Rating: 0
You Are Here: Home » A » Azomex 200mg (pluhur)

Azomex 200mg (pluhur)

Azomex 200mg (pluhur)

azomex

UDHËZIM PËR PACIENT:

  • Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit.
  • Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhet t’ia jepni tjetërkujt.
  • Tjetërkujt ky bar mund ti shkaktojë dëm edhe nëse ka simptome të ngjashme me tuajat.

Përbërja e substancave aktive:
Azitromicinë (si dihidrat) 209,62 mg.

Përbërja e substancave ndihmëse:
Sakarozë,Fosfat trenatriumi i anhidruar, Aromë vanilje, Aromë vishnje, Aromë banane, Hidroksipropilcelulozë, Ksantan gomë.

1. Çfarë është AZOMEX® dhe për çfarë përdoret?
AZOMEX® është antibiotik makrolid i spektrit të gjerë të veprimit.
Spektri antimikrobik i azitromicinës përfshin mikroorganizma të numërta Gram-pozitive dhe Gram-
negative, anaerobe, intracelulare dhe mikroorganizma atipike klinike.

Përdoret për mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshme në azitromicinë:

  • infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore,
  • infeksioneve të lëkurës dhe të indeve të buta, të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme,
  • infeksioneve të stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara nga Helicobacter pylori.

Përbërja:
5 ml AZOMEX® suspenzion oral përmban: Azitromicinë (si dihidrat) 209,62 mg

Paketimi:
Shishe prej 15 ml dhe 30 ml me substancë të thatë për gatitjen e suspenzionit oral 200 mg/5ml

Si vepron AZOMEX®?
AZOMEX është antibiotik i spektrit të gjerë.
I përket gjeneratës së re të makrolideve me emrin azalide.
Azitromicina depërton në baktere duke u lidhur me komponentin 50S të nënnjësisë 70S të ribozomit dhe kështu pengon sintezën e proteinave të baktereve të ndjeshme.
Vepron në mënyrë bakteriostatike (ndalon shumimin e baktereve), kurse në doza të larta edhe baktericide (mbyt bakteriet).

Kur përdoret AZOMEX®?

AZOMEX® përdoret te:

  • Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: faringjiti/tonsiliti bakterial, sinusiti dhe otitis media;
  • Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: bronkiti bakterial, pneumonia intersticiale dhe alveolare;
  • Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: erizipel, impetigo, piodermia, erythema migrans;
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme: uretriti/cerviciti i pakomplikuar;
  • Infeksionet e stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara me Helicobacter pylori.

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit
Informoni mjekun nëse jeni duke marrë barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim
metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reaksione alergjike në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Mos i merrni suspensionin oral AZOMEX®:

  • Nëse jeni të tejndjeshëm në azitromicinë ose cilindo antibiotik makrolid, si edhe në përbërës tjerë të barit.
  • Nëse keni dëmtime të rënda të mëlçisë ose të veshkeve.

Vërejtje dhe masa të kujdesit
• Nëse bari merret nga pacientët me dëmtim të rëndë të funksionit të mëlçisë/veshkeve është i nevojshëm kujdes i posaçëm.
• Azitromicina duhet të aplikohet me kujdes te pacientët me dëmtim të zemrës për shkak të rrezikut të shfaqjes së aritmive.
• Shfaqja e çfarëdo reaksioni të tejndjeshmërisë është arsye për ndërprerje të aplikimit të azitromicinës. Të gjithë pacientët e tejndjeshëm në azitromicinë është e domosdoshme të mbikëqyren për një kohë të gjatë, duke mjekuar simptomet me qëllim të evitimit të shfaqjes së sërishme të alergjive.
• Nuk rekomandohet aplikimi i azitromicinës te pacientët me pezmatim të mushkërive te të cilët marrja e barit përmes gojës konsiderohet e papërshtatshme për shkak të peshës së sëmundjes ose prezencës së faktorëve të rrezikut siç janë pacientët e sëmurë nga fibroza cistike, pacientët me infeksione nozokomiale, pacientët me bakteremi të vërtetuar ose të dyshuar, pacientët imunodeficientë, si dhe pacientët te të cilët është përcaktuar qëndrimi në spital.

Përdorimi i AZOMEX® suspenzionit oral me ushqim
Prania e ushqimit në traktin tretës pengon absorbimin e azitromicinës, kështu që barin duhet aplikuar së paku 1 orë para ose 2 orë mbas shujtës.

Përdorimi në shtatzani dhe gjidhënie
Para se të filloni të përdorni barin, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Përdorimin e AZOMEX® gjatë shtatzanisë duhet kufizuar vetëm në raste kur barnat përkatëse alternative nuk janë të aplikueshme ose nuk janë në dispozicion, përkatësisht në rast të nevojave vitale.
Nuk ka të dhëna për tajimin e azitromicinës në qumështin e nënës.
Gjatë aplikimit të barit, mëndeshave ju rekomandohet ndërprerja e dhënies së gjirit dhe vendosja e regjimit alternativ të ushqimit të foshnjës.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë drejtimit të automjeteve dhe makinave
Nuk ka të dhëna për ndikimin e barit në aftësitë psikofizike të pacientit.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat i përmban AZOMEX®
AZOMEX® suspenzioni oral përmban sakarozë. Në rast të jotolerancës në ndonjërin prej sheqernave, drejtojuni mjekut para përdorimit të këtij bari.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna tjera
Duhet pasur parasysh që këto informacione mund të jenë në relacion edhe me barnat të cilat tashmë nuk i merrni, si edhe me barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Njoftoni mjekun tuaj nëse merrni, ose së voni keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
• Përdorimi i njëkohshëm i AZOMEX® suspenzionit oral me digoksinë mund të rritë nivelin e digoksinës në gjak, kështu që rekomandohet kujdes i veçantë.
• Nëse përdoret me derivatet e ergotaminës mund të vjen deri te shfaqja e toksicitetit akut me ergot, kështu që nëse është e mundshme, këshillohet evitimi i kombinimit të këtyre barnave.
• Gjatë përdorimit të njëkohshëm të AZOMEX® suspenzionit oral mund të rritet niveli i karbamazepinës, terfenadinës, ciklosporinës, heksobarbitalit dhe i fenitoinës në gjak kështu që rekomandohet përshtatja e dozave të tyre.
• Në praktikën klinike është vërejtur që azitromicina rrit veprimin farmakodinamik të varfarinës dhe triazolamit kështu që është i nevojshëm kujdes gjatë përdorimit të njëkohshëm.
• Antacidet ngadalësojnë absorbimin e azitromicinës, kështu që rekomandohet intervali prej së paku dy orëve ndërmjet aplikimit të azitromicinës dhe të antacideve.
• Prania e ushqimit në traktin tretës pengon absorbimin e azitromicinës, kështu që bari duhet të aplikohet së paku 1 orë përpara ose 2 mbas ngrënies.

3. Si përdoret AZOMEX®
Nëse mendoni që AZOMEX® vepron shumë dobët ose tepër në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit Tuaj.
Mjeku juaj do t’ju këshillojë për sa kohë do të merrni barin AZOMEX®.
Mos ndërpritni trajtimin nëse më parë nuk keni informuar mjekun.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
AZOMEX® suspenzioni oral 200 mg/5ml është i destinuar për aplikim te pacientët pediatrik.
Udhëzim për përdorim:
Gatitja – AZOMEX® suspenzioni oral 200 mg/5ml: Në shishen prej 15 ml me substancë të thatë për gatitjen e suspenzionit është e nevojshme të shtohen 10ml ujë (të destiluar ose ujë të pijshëm të vluar dhe të ftohur); në shishen prej 30ml me substancë të terur për gatitje të suspenzionit është e nevojshme të shtohen 15ml ujë (të destiluar ose ujë të pijshëm të vluar dhe të ftohur).
Rekomandohet të tundet shishja deri te formimi i suspenzionit homogjen.
Dozimi i suspenzionit bëhet me shiringën e bashkëngjitur, duke tërhequr pistonin deri te vija e cila i përgjigjet miligramëve të azitromicinës të përllogaritur në proporcion me peshën trupore të fëmijës.
Mbas aplikimit të dozës përkatëse këshillohet që fëmijës t’i jepen disa gllënjka lëngje (psh. çaj) për të shpërlarë suspenzionin e mbetur në gojë.

Dozimi:
Fëmijët me peshë trupore <45 kg:
Infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes si dhe të lëkurës dhe të indeve të buta (përveç erythema migrans) 10 mg/kg për peshë trupore një herë në ditë, gjatë 3 ditëve.
Varësisht nga pesha trupore e fëmijës rekomandohet dozimi si në vijim

10 – 14 kg 100 mg

 

15 – 24 kg 200 mg

 

25 – 34 kg 300 mg

 

35 – 44 kg 400 mg

 

 
Erythema migrans
20 mg/kg për peshë trupore, ditën e parë një herë në ditë, pastaj 10 mg/kg për peshë trupore një herë në ditë – prej ditës së dytë deri në ditën e pestë.
Infeksionet e stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara nga Helicobacter pylori.
20 mg/kg për peshë trupore në ditë, në kombinim me barnat tjera të cilat përbëjnë protokoll terapeutik të rekomanduar nga mjeku.

Nëse keni marrë më tepër bar se që do të duhej
Nëse keni marrë dozë më të madhe të AZOMEX® suspenzion oral, bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.
Nuk ekziston evidencë medicinale për tejdozimin me azitromicinë.
Tejdozimi me antibiotikët makrolid shprehet me mundim të madhdiarre, si dhe humbje të përkohshme të dëgjimit.
Rekomandohet që të nxitet sa më parë vjellja, si dhe të kërkohet ndihma mjekësore për të futur terapinë përkatëse.

Nëse keni harruar të merrni AZOMEX®
Kurë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e kapërcyer të barit.
Nëse keni harruar të përdorni AZOMEX®, dozën e kapërcyer përdoreni sa më parë, dhe pastaj përdorimin sipas intervalit të rëndomtë.

Çfarë ndodh nëse menjëherë ndërpritni marrjen e AZOMEX®
Nëse menjëherë ndërpritni marrjen e këtij bari, nuk priten kurrfarë efektesh negative.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse të gjitha barnat edhe AZOMEX® mund të ketë efekte të padëshirueshme.
Shumica e efekteve të padëshirueshme janë të karakterit të lehtë deri mesatar dhe tërhiqen mbas ndërprerjes së marrjes së barit. Shfaqja e mundimit, vjelljes, fryrjes së barkut, diarresë, dhimbjeve të barkut, rritjes së aktivitetit të enzimeve të mëlçisë, rritjes së koncentrimit të bilirubinës në gjak, kokëdhimbjes, tinitusit (tingëllimës në vesh), marramendjes, parestezisë (rrëqethja, thumbimi, mpirja, ndjenja e nxehtësisë, të ftohtit, etj), nervozës dhe pagjumësisë janë relativisht të rralla.
Shumë rrallë janë të shënuara reaksione të tejndjeshmërisë siç janë puçrrat, kruarja, ushlat dhe angioedema.

Janë shënuar raste të rralla të verdhëzës kolestatike, neutropenisë, kurse më rrallë neutrofilia dhe eozinofilia.
Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomesh të cilat mund të jenë reakcione të padëshirueshme në AZOMEX®, dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Nuk ka udhëzime të veçanta për ruajtje.
Bari të ruhet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top