AZOMEX 500mg Reviewed by Momizat on . AZOMEX 500mg UDHËZIM PËR PACIENT: Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhet t’ia je AZOMEX 500mg UDHËZIM PËR PACIENT: Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhet t’ia je Rating: 0
You Are Here: Home » A » AZOMEX 500mg

AZOMEX 500mg

AZOMEX 500mg

azomex 500mg

UDHËZIM PËR PACIENT:

  • Nëse keni pyetje shtesë, drejtojuni mjekut ose farmacistit.
  • Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhet t’ia jepni tjetërkujt.
  • Tjetërkujt ky bar mund ti shkaktojë dëm edhe nëse ka simptome të ngjashme me tuajat.

Përbërja e substancave aktive:
Azitromicinë (si dihidrat) 524,00 mg.

Përbërja e materieve ndihmëse:
Hidrogjen fosfat kalciumi të anhidruar Amidon të prexhelatinizuar,Krospovidon,Stearat magnezi,Laurilsulfat natriumi, Metilhidroksipropilcelulozë, Dyoksid titani, Treacetat gliceroli, Laktozë.

1.Çfarë është AZOMEX® dhe për çfarë përdoret?
AZOMEX® është antibiotik makrolid i spektrit të gjerë të veprimit.
Spektri antimikrobik i azitromicinës përfshin mikroorganizma të numërta Gram-pozitive dhe Gram-negative, anaerobe, intracelulare dhe mikroorganizma atipike klinike.
Përdoret për mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshme ne azitromicinë: infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore, infeksioneve të lëkurës dhe të indeve të buta, të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, infeksioneve të stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara nga Helicobacter pylori.

Përmbajtja:
Një filmtabletë AZOMEX® përmban: Azitromicinë (si dihidrat) 524,00 mg.

 Paketimi:
Kutia me 3 filmtableta me nga 500 mg.

Si vepron AZOMEX®?
AZOMEX është antibiotik i spektrit të gjerë.
I përket gjeneratës së re të makrolideve me emrin azalide. Azitromicina depërton në baktere duke u lidhur me komponentin 50S të nënnjësisë 70S të ribozomit dhe kështu pengon sintezën e proteinave të baktereve të ndjeshme.
Vepron në mënyrë bakteriostatike (ndalon shumimin e baktereve), kurse në doza të larta edhe baktericide (mbyt bakteriet).

Kur përdoret AZOMEX®?
AZOMEX® përdoret te:
• Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: faringjiti/tonsiliti bakterial, sinusiti dhe otitis media;
• Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: bronkiti bakterial, pneumonia intersticiale dhe alveolare;
• Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: erizipel, impetigo, piodermia, erythema migrans;
• Sëmundjet seksualisht të transmetueshme: uretriti/cerviciti i pakomplikuar;
• Infeksionet e stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara me Helicobacter pylori.

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit
Informoni mjekun nëse jeni duke marrë barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reakcione alergjike në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin

Mos i merrni filmtabletat AZOMEX®:
• Nëse jeni të tejndjeshëm në azitromicinë ose cilindo antibiotik makrolid, si edhe në përbërës tjerë të barit.
• Nëse keni dëmtime të rënda të mëlçisë ose të veshkeve.

Vërejtje dhe masa të kujdesit
• Nëse bari merret nga pacientët me dëmtim të rëndë të funksionit të mëlçisë/veshkeve është i nevojshëm kujdes i posaçëm.
• Azitromicina duhet të aplikohet me kujdes te pacientët me dëmtim të zemrës për shkak të rrezikut të shfaqjes së aritmive.
• Shfaqja e çfarëdo reaksioni të tejndjeshmërisë është arsye për ndërprerje të aplikimit të azitromicinës. Të gjithë pacientët e tejndjeshëm në azitromicinë është e domosdoshme të mbikëqyren për një kohë të gjatë, duke mjekuar simptomet me qëllim të evitimit të shfaqjes së sërishme të alergjive.
• Nuk rekomandohet aplikimi i azitromicinës te pacientët me pezmatim të mushkërive te të cilët marrja e barit përmes gojës konsiderohet e papërshtatshme për shkak të peshës së sëmundjes ose prezencës së faktorëve të rrezikut siç janë pacientët e sëmurë nga fibroza cistike, pacientët me infeksione nozokomiale, pacientët me bakteremi të vërtetuar ose të dyshuar, pacientët imunodeficientë, si dhe pacientët te të cilët është përcaktuar qëndrimi në spital.

Përdorimi i filmtabletave AZOMEX® me ushqim
Prania e ushqimit në traktin tretës pengon absorbimin e azitromicinës, kështu që barin duhet aplikuar së paku 1 para ose 2 orë mbas ngrënies.

Përdorimi në shtatzani dhe gjidhënie
Para se të filloni të përdorni barin, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Përdorimin e filmtabletave AZOMEX® gjatë shtatzanisë duhet kufizuar vetëm në raste kur barnat përkatëse alternative nuk janë të aplikueshme ose nuk janë në dispozicion, përkatësisht në rast të nevojave vitale.
Nuk ka të dhëna për tajimin e azitromicinës në qumështin e nënës.
Gjatë aplikimit të barit, nënave që japing gji ju rekomandohet ndërprerja e dhënies së gjirit dhe vendosja e regjimit alternativ të ushqimit të foshnjës.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë drejtimit të automjeteve dhe makinave
Nuk ka të dhëna për ndikimin e barit në aftësitë psikofizike të pacientit.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat i përmban AZOMEX®
AZOMEX® filmtabletat përmbajnë laktozë.
Në rast të jotolerancës në ndonjërin prej sheqernave, drejtojuni mjekut para përdorimit të këtij bari.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna tjera
Duhet pasur parasysh që këto informacione mund të jenë në relacion edhe me barnat të cilat tashmë nuk i merrni, si edhe me barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Njoftoni mjekun tuaj nëse merrni, ose së voni keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
• Përdorimi i njëkohshëm i AZOMEX® filmtabletave me digoksinë mund të rritë nivelin e digoksinës në gjak, kështu që rekomandohet kujdes i veçantë.
• Nëse përdoret me derivatet e ergotaminës mund të vjen deri te shfaqja e toksicitetit akut me ergot, kështu që nëse është e mundshme, këshillohet evitimi i kombinimit të këtyre barnave.
• Gjatë përdorimit të njëkohshëm të AZOMEX® filmtabletave mund të rritet niveli i karbamazepinës, terfenadinës, ciklosporinës, heksobarbitalit dhe i fenitoinës në gjak kështu që rekomandohet përshtatja e dozave të tyre.
• Në praktikën klinike është vërejtur që azitromicina rrit veprimin farmakodinamik të varfarinës dhe triazolamit kështu që është i nevojshëm kujdes gjatë përdorimit të njëkohshëm.
• Antacidet ngadalësojnë absorbimin e azitromicinës, kështu që rekomandohet intervali prej së paku dy orëve ndërmjet aplikimit të azitromicinës dhe të antacideve.
• Prania e ushqimit në traktin tretës pengon absorbimin e azitromicinës, kështu që bari duhet të aplikohet së paku 1 orë përpara ose 2 mbas ushqimit.

3. Si përdoret AZOMEX®
Nëse mendoni që AZOMEX® vepron shumë dobët ose tepër në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit tuaj.
Mjeku Juaj do t’ju këshillojë për sa kohë do të merrni barin AZOMEX®.
Mos ndërpritni trajtimin nëse më parë nuk keni informuar mjekun.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit dhe fëmijët me masë trupore ≥ 45 kg:
Infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, si dhe të lëkurës dhe të indeve të buta (përjashtuar erythema migrans) 500 mg (1 filmtabletë) një herë në ditë, gjatë 3 ditëve.
Erythema migrans
1 g (2 filmtableta) ditën e parë, pastaj 500 mg (1 filmtabletë) një herë në ditë prej ditës së dytë deri në ditën e pestë.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (uretriti/cerviciti i pakomplikuar)
1 g (2 filmtableta) në formë të dozës njëshe.
Infeksionet e stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara nga Helicobacter pylori.
1 g (2 filmtableta) në ditë në kombinim me barnat tjera të cilat përbëjnë protokoll terapeutik të rekomanduar nga mjeku.

Vërejtje:
Te pacientët e moshuar me funksion të ruajtur të mëlçisë, si edhe te pacientët me dëmtim të lehtë të mëlçisë/veshkeve nuk duhet të përshtatet dozimi.

Nëse keni marrë më tepër bar se që do të duhej
Nëse keni marrë dozë më të madhe të AZOMEX® filmtabletave, bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.
Nuk ekziston evidencë medicinale për tejdozimin me azitromicinë. Tejdozimi me antibiotikët makrolid shprehet me mundim të madh, diarre, si dhe humbje të përkohshme të dëgjimit.
Rekomandohet që të nxitet sa më parë vjellja, si dhe të kërkohet ndihma mjekësore për të futur terapinë përkatëse.

Nëse keni harruar të merrni AZOMEX®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e kapërcyer të barit.
Nëse keni harruar të përdorni AZOMEX®, dozën e kapërcyer përdoreni sa më parë, dhe pastaj përdorimin sipas intervalit të zakonshme.

Çfarë ndodh nëse përnjëherë ndërpritni marrjen e AZOMEX®
Nëse përnjëherë ndërpritni marrjen e këtij bari, nuk priten kurrfarë efektesh negative.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse të gjitha barnat edhe AZOMEX® mund të ketë efekte të padëshirueshme.
Shumica e efekteve të padëshirueshme janë të karakterit të lehtë deri mesatar dhe tërhiqen mbas ndërprerjes së marrjes së barit. Shfaqja e mundimit, vjelljes, fryrjes së barkut, diarres, dhimbjeve të barkut, rritjes së aktivitetit të enzimeve të mëlçisë, rritjes së koncentrimit të bilirubinës në gjak, kokëdhimbjes, tinitusit (tingëllimës në vesh), marramendjes, parestezisë (rrëqethja, thumbimi, mpirja, ndjenja e nxehtësisë, të ftohtit, etj), nervozës dhe pagjumësisë janë relativisht të rralla.
Shumë rrallë janë të shënuara reaksione të tejndjeshmërisë siç janë puçrrat, kruarja, ushlat dhe angioedema. Janë shënuar raste të rralla të verdhëzës kolestatike, neutropenisë, kurse më rrallë neutrofilia dhe eozinofilia.
Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomesh të cilat mund të jenë reakcione të padëshirueshme në AZOMEX®, dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Nuk ka udhëzime të veçanta për ruajtje.
Bari të ruhet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top