Bamic (ovula vaginale) Reviewed by Momizat on . Bamic (ovula vaginale) Ovula gjinekologjike Bamic indikohet në trajtimin lokal të shqetësimeve nga origjina të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me origjine inf Bamic (ovula vaginale) Ovula gjinekologjike Bamic indikohet në trajtimin lokal të shqetësimeve nga origjina të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me origjine inf Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bamic (ovula vaginale)

Bamic (ovula vaginale)

Bamic (ovula vaginale)
bamic
Ovula gjinekologjike
Bamic indikohet në trajtimin lokal të shqetësimeve nga origjina të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me origjine infektive.

Përbërësit
Gliceride të acideve të ngopura yndyrore.
(Lipohidroperoksid, nga vaji i lulediellit dhe glicirhetinat stearilik).

Cilësitë farmakologjike
- Aktivitet germicide gjenerale;
- Stimulon rritjen e indeve;
- Rivitalizim i indeve;
- Rritje te eleminimit të kataboliteve;
- Rritje të kapacitetit të mbrojtjes së qelizave;
- Rritje të energjisë qelizore;
Trajtimi natyral kundër kandidozës ka për qëllim bashkëveprimin në trajtimin e infeksioneve mykotike të mukozes cerviko-vaginale, duke favorizuar mekanizmat rigjenerues fiziologjik.
Në një studim të kryer nga Mainini G dhe Scaffa C (Fondacioni SDN) ne Itali u arrit në konkluzionin se gjate trajtimit për tre ditë me ovulen gjinekologjike Bamic u panë efekte klinike dhe mikrobologjike sinjifikante ne vulvovaginitin mykotik dhe bakterial krahasuar me preparatet e zakonshëm antimikrobike. Rezultatet sugjeruan se bakteriet dhe myku jane të ndjeshem ndaj ovules Bamic, si rezultat i vetive germicide të lipohidroksiperoksidit.
Efekti paraqitet i shpejtë dhe i sigurt edhe në ato raste kur infeksioni është rikthyer, ashtu sikurse në rezistence dhe gjendje me kundërindikacione nga preparatet e tjerë tradicional.
Nuk u vunë re efekte anësore.

Kujdes
Të mos përdoret ovuli gjinekologjik Bamic në rast hipersensibiliteti ndaj komponentit.
Përdorimi për një kohë të gjatë i produktit mund të jetë një nismë për reaksione hipersensibiliteti ose reaksione irritative lokale, në qoftë se ndodh ndonjë nga këto fenomene këshillohuni menjëherë me farmacistin tuaj ose mjekun i cili ju dha mjekimin.
Në shtatëzëni ose në një të planifikuar ovula Bamic duhet të jepet vetëm sipas këshilles së farmacistit ose mjekut kurues.
Shfaqja e efekteve të padeshiruara të tjera nga ato të përshkruara në fletën përshkruese, duhet të sinjalizohen tek farmacisti ose mjeku.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.

Mënyra e përdorimit
Këshillohet të përdoret një ovul gjinekologjike në ditë, në rrugë vaginale, sipas këshillës së mjekut.

Konfeksioni
Tre ovula nga 2 g.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top