Buscofar (tableta) Veprimi Buscofar® është spazmolitik me veprim atropinik. I përket grupit të barnave antikolinergjike. Veprimi spazmolitik zhvillohet në nivelin e mbaresave nervore të muskulaturës së lëmuar dhe ganglioneve autonome me mekanizëm të blokadës kolinergjike. Indikimet Ulçera gastrike dhe duodenale, spazma dhe çrregullime të motorikës së aparatit digjestiv, koloni iritabil, pilorospazma te fëmijët, të vjella…