Buscofar (tableta) Reviewed by Momizat on . Buscofar (tableta) Veprimi Buscofar® është spazmolitik me veprim atropinik. I përket grupit të barnave antikolinergjike. Veprimi spazmolitik zhvillohet në nivel Buscofar (tableta) Veprimi Buscofar® është spazmolitik me veprim atropinik. I përket grupit të barnave antikolinergjike. Veprimi spazmolitik zhvillohet në nivel Rating: 0
You Are Here: Home » B » Buscofar (tableta)

Buscofar (tableta)

Buscofar (tableta)

buscofar

Veprimi
Buscofar® është spazmolitik me veprim atropinik.
I përket grupit të barnave antikolinergjike.
Veprimi spazmolitik zhvillohet në nivelin e mbaresave nervore të muskulaturës së lëmuar dhe ganglioneve autonome me mekanizëm të blokadës kolinergjike.

Indikimet
Ulçera gastrike dhe duodenale, spazma dhe çrregullime të motorikës së aparatit digjestiv, koloni iritabil, pilorospazma te fëmijët, të vjella pas narkozës, konstipacion spastik, spazma dhe diskinezi të traktit biliar dhe urinar, spazma muskulore gjatë aktit të lindjes, dismenorre.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëri ndaj butilbromurit të hioscinës, glaukomë me kënd të ngushtë, stenozë gastroenterike, ileus paraliktik, megakolon toksik hipertrofi prostate me prirje për mbajtje të urinës, takikardi, myasthenia gravis.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit: nga 2 drazhe, 4 herë në ditë.
Fëmijët 6-12 vjeç: 1 drazhe 1 herë në ditë.
Në trajtimin e kolonit irritabil 1 drazhe, 3 herë në ditë, sipas nevojës 2 drazhe 4 herë në ditë.
Drazhetë duhet gëlltiten me pak lëng.

Efektet anësore
Opstipacioni, takikardia, palpitacioni, aritmitë, zvogëlimi i sekretimit bronkial, retencioni i urinës, dilatimi i pupilave me humbjen e akomodimit, fotofobija, tharja e gojës, skuqja dhe tharja e lëkurës, konfuzioni (veçanërisht te personat e moshuar), nauzea, vjellja dhe marramendje.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës.
15ºC – 25ºC, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 10 mg.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top