Berlipril 20 (tableta) Reviewed by Momizat on . Berlipril 20 (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban 20mg enalapril maleat. Indikimet Presion i lartë i gjakut(hypertension). Insufiçiencë kardiake, i shoqëruar m Berlipril 20 (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban 20mg enalapril maleat. Indikimet Presion i lartë i gjakut(hypertension). Insufiçiencë kardiake, i shoqëruar m Rating: 0
You Are Here: Home » B » Berlipril 20 (tableta)

Berlipril 20 (tableta)

Berlipril 20 (tableta)

berlipril 20

Përbërja: 1 tabletë përmban 20mg enalapril maleat.

Indikimet
Presion i lartë i gjakut(hypertension).
Insufiçiencë kardiake, i shoqëruar me medikamente që rrisin shpeshtësinë e urinimit(diuretikë) dhe, veçanërisht në insufiçiencën kardiake të rëndë, i kombinuar me medikamente që rrisin debitin kardiak (digitaliket).
Disfunksion asimptomatik i ventrikulit të majtë (fraksioni i ejeksionit të ventrikulit të majtë .35%).

Kundërindikimet
Në rastet e alergjisë ndaj enalaprilit ose ndaj barnave të tjerë që i përkasin grupit të ACE inhibitorëve.
Në rastet me tendencë për ënjtje të indeve (angioedema), si rrjedhim i trajtimit të mëparshëm me ACE-inhibitorë.
Ngushtimi i arterieve renale (në të dyja ose vetëm në njërën veshkë).

Gjendja pas transplantit renal
Ngushtim i valvulave të zemrës, ose ndonjë tjetër obstruksion i qarkullimit në ventrikulin e majtë.
Rritje e përqëndrimit të aldosteronit në gjak (hiperaldosteronemia primare).
Patologji primare hepatike ose alterime të funksionit hepatik.

Shtatzania dhe periudha e ushqyerjes me gji
Moshat fëminore (nuk ka eksperiencë të mjaftueshme).
Tek të sëmurët me hipertension arterial apo insufiçiencë kardiake, që duhet ti nënshtrohen dializës dhe që janë duke u trajtuar me Berlipril®20, mund të ndodhin reaksione alergjike (reaksione anafilaktoide), që mund të shkojnë deri në gjëndje shoku, në qoftë se përdoren membrana dializante që lejojnë fluks të gjerë si poli(acrylonitrile, sodium-2-methylallysulphonate).
Për pasojë ky kombinim duhet të mënjanohet, ose duke përdorur një grup tjetër farmakologjik (jo ACE inhibitore) ose duke përdorur membranë të tjera dializante.
ACE-inhibitorët duhet të zëvendësohen përkohësisht nga barna të tjera përpara se të bëhet shkëmbimi i plazmës së gjakut me dextran sulphate (LDL-apheresis), si dhe përpara terapive specifike për të eliminuar reaksionet alergjike (terapitë desensibilizuese) ndaj helmit të insektëve (p.sh. pickimet e bletës ose grerëzës).
Në të kundërt, mund të ndodhin reaksione alergjike të rrezikshme për jetën.
Berlipril® 20, në rastet e:

  • dëmtimeve të rënda të funksionit renal, ekskretimit të proteinave në urinë (proteinurise),
  • dëmtimeve të rënda të ekuilibrit hidro-sodik, të sëmurëve në dializë,
  • dëmtimeve të sistemit imunitar, patologjive sistemike inflamatore të indit lidhor(kolagjenozat),
  • si dhe në rastet e trajtimit të njëkohshëm me barna që frenojnë përgjigjen imunitare, ose me allopurinol, procainamide, lithium, mund të përdoret vetëm pas konsultimit me mjekun.

Përdorimi gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji
Berlipril® 20 nuk duhet përdorur tek femrat shtatzëna.
Gjatë trajtimit me Berlipril® 20, gratë duhet të marrin masat e duhura kontraceptive.
Në qoftë se gjatë trajtimit ndodh shtatzënia, duhet të bëhet zëvendësimi me një alternativë tjetër terapeutike (jo-ACEinhibitorë).
ACE-inhibitorët kalojnë në qumështin e gjirit, dhe, duke qenë se nuk ka eksperience me përdorimin e kësaj substance gjatë gjidhënies; Berlipril® 20 nuk duhet përdorur gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.

Efekte anësore
Berlipril® 20 zakonisht tolerohet mirë.
Rrallë mund të vërehet një ulje e tepërt e presionit arterial, shoqëruar me simptoma të tilla si: marrje mendsh, dobësi trupore, shqetësime të pamjes, crregullime të ndërgjegjes.
Kjo ndodh zakonisht gjatë fillimit të trajtimit me Berlipril® 20, kur rritet doza ose kur kemi humbje hidro-sodike (psh nga trajtimi i mëparshëm me medikamente që rrisin shpeshtësinë e urinimit), insufiçiencë kardiake, hipertension i formës së rëndë ose hypertension në terren të një patologjie renale.
Mund të vërehet gjithashtu kolle e thate, jo-produktive, dhe shqetësime të tjera të traktit respirator, dhimbje koke, lodhje, çrregullime gastrointestinale, apo reaksione alergjike të lëkurës (rash ose të kruajtura).
Në raste të veçanta është vënë re edema e indeve (edeme angioneurotike) të tilla si laringsi, gjuha dhe anesitë.
Në këto raste, si dhe kur shfaqen simptoma të tilla si: ethe, zmadhim i limfonoduleve, dhe/ose inflamacion i grykes, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku.
Gjithashtu informoni mjekun tuaj në qoftë se vini re fenomene dhe shqetësime që nuk janë të përmendura më sipër.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin
Veçanërisht, në fillim të trajtimit, kur rritet doza, kur bëhet zëvendësimi i preparatit, si dhe kur kombinohet me alkool, mund të alterohet koha e reagimit, duke ulur aftësinë për të marrë pjesë aktivë në trafikun rrugor, si dhe për të bërë manovra me automjet.

Ndërveprimet me barna të tjerë
Si efektet terapeutike, ashtu dhe ato anësore, mund të ndryshojnë nga përdorimi i barnave të tjerë njëkohësisht me Berlipril® 20.
Tashmë njihen ndërveprimet ndërmjet enalaprilit dhe barnave të tjerë si:

  • antihipertensive,
  • barna kundër dhimbjes dhe reumatizmës,
  • barna që rrisin shpështësine e urinimit,
  • anestezikë (informoni anestezistin për trajtimin me Berlipril® 20),
  • barna antidepresive,
  • barna antikanceroze dhe antidiabetike.

Pirja e alkoolit, kur në të njëjtën kohë përdoret Berlipril® 20 mund të shtoje efektet e alkoolit.
Ushqimet e pasura me kripë ulin efektin e barit kështu që duhet të mënjanohen.
Informoni mjekun tuaj nëse ndërkohë jeni duke përdorur medikamente të tjera.

Dozimi
Doza e Berlipril 20 përcaktohet nga mjeku duke u bazuar në vlerat e tensionit arterial.
Në mungesë të ndryshimeve në përshkrim, dozimi do të bëhet si vijon:
Presion i lartë arterial (hipertension).
Doza e fillimit është 5mg , zakonisht në mëngjes.
Në qoftë se nuk arrihet normalizimi i vlerave të TA, doza mund të rritet deri në 20mg në ditë.
Rritja e mëtejshme e dozes nuk duhet bërë përpara se të kenë kaluar 3 javet e para të mjekimit.
Doza mbajtëse zakonisht është 1/2 e tabletës në ditë. Doza maximale është 2 tableta në ditë.
Insufiçiencë kardiake ose disfunksion i ventrikulit të majtë.
Doza e fillimit është 2,5 mg enalapril në mëngjes.
Rritja e dozës duhet të bëhet gradualisht, duke u bazuar në përgjigjen individuale të të sëmurit ndaj terapisë.
Doza mbajtëse zakonisht është .- . e tabletës në ditë.
Doza maximale nuk duhet të kalojë 1 tabletë Berlipril®20 në ditë.
Doza në terren të insufiçiencës së moderuar renale (klirensi i kreatinines 30-60mL/min) dhe në moshat e vjetra(mbi 65 vjec)
Doza e fillimit zakonisht është 2,5 mg enalapril në mëngjes.
Doza mbajtëse është 1/2 e tabletës në ditë.
Doza maximale nuk duhet të kalojë 1 tabletë në ditë.
Dozat në çrregullimet e rënda të funksionit renal (klirensi i kreatinines më pak se 30mL/min) dhe në dializë.
Doza e fillimit zakonisht është 2,5 mg enalapril në mëngjes.
Të semurët që dializohen duhet ta marrin barin pas dializës.
Doza mbajtëse është 1/4 e tabletës në ditë. Doza maximale nuk duhet të kalojë 1/2 e tabletës në ditë.
Në cdo rast, kohëzgjatjen e terapisë e vendos mjeku kurues.

Formëdozat:
Tableta me një vijë në mes (për të lehtësuar ndarjen).

Shenim:
Të ruhet në temperatura jo më të larta se 30 gradë Celcius.
Data e skadimit është e shtypur në njërën anë të kutisë si dhe në blisterin përkates.
Berlipril® 20 nuk duhet të përdoret pas këtij afati.
Mbani barin në vende që nuk arrihen nga fëmijët!

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top