Berlipril 5 (tableta) Reviewed by Momizat on . Berlipril 5 (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban 5 mg enalapril maleat. Indikimet: Presion i lartë i gjakut (hipertension). Insuficiencë kardiake, së bashku me Berlipril 5 (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban 5 mg enalapril maleat. Indikimet: Presion i lartë i gjakut (hipertension). Insuficiencë kardiake, së bashku me Rating: 0
You Are Here: Home » B » Berlipril 5 (tableta)

Berlipril 5 (tableta)

Berlipril 5 (tableta)

berlipril 5mg

Përbërja: 1 tabletë përmban 5 mg enalapril maleat.

Indikimet:
Presion i lartë i gjakut (hipertension).
Insuficiencë kardiake, së bashku me medikamente që rrisin shpeshtësinë e urinimit (diuretikë) dhe, vecanërisht në insufiçiencën kardiake të rëndë, me medikamente që rrisin debitin kardiak (digitalike).
Parandalimi i insufiçiencës kardiake simptomatike tek pacientë me disfunksion asimptomatik të ventrikulit të majtë (fraksioni i ejeksionit te ventrikulit të majtë .35%)

Kundërindikimet
Në rastet e alergjisë ndaj enalaprilit ose ndaj barnave të tjerë, që i përkasin grupit të ACE inhibitorëve.
Në rastet me prirje për enjtje të indeve (angioedeme), sidomos kur kjo është vërejtur gjatë trajtimit të mëparshëm me ACE-inhibitorë.
Ngushtimi i arterieve renale (në të dyja ose vetëm në njërën veshkë).

Gjëndja pas transplantit renal
Ngushtim i valvulave të zemrës, ose ndonjë tjetër pengesë e qarkullimit në ventrikulin e majtë.
Rritje e përqëndrimit të aldosteronit në gjak (hiperaldosteronemia primare).
Sëmundje parësore të mëlcisë ose dëmtime të funksionit hepatik.

Shtatzania dhe periudha e ushqyerjes me gji
Moshat fëminore (nuk ka eksperiencë të mjaftueshme).
Tek të sëmurët në trajtim me Berlipril® 5 dhe që duhet ti nënshtrohen dializës mund të ndodhin reaksione alergjike (reaksione anafilaktoide), të cilat mund të përparojnë deri në gjendje shoku, në qoftë se përdoren membrana dializante me fluks të madh [poli (acrylonitrile, sodium-2-methylallysulphonate)].
Në këto raste ky kombinim duhet të mënjanohet, ose duke përdorur një grup tjetër farmakologjik (jo ACE inhibitore) ose duke përdorur membrana të tjera dializante.
ACE-inhibitorët duhet të zëvendësohen përkohësisht nga barna të tjera përpara se të bëhet shkëmbimi i plazmes së gjakut me dextran sulphate (LDL-apheresis), si dhe përpara terapive specifike për të eliminuar reaksionet alergjike (terapitë desensibilizuese) ndaj helmit të insekteve (p.sh. pickimet e bletës ose grerëzës).
Në të kundërt, mund të ndodhin reaksione alergjike të rrezikshme për jetën.
Berlipril® 5 mund të përdoret, vetëm pas konsultimit me mjekun, në rastet e: dëmtimeve të rënda të funksionit renal, ekskretimit të proteinave në urinë (proteinurise), dëmtimeve të rënda të ekuilibrit hidro-elektrolitik, të sëmurëve në dializë, dëmtimeve të sistemit imunitar, patologjive inflamatore sistemike të indit lidhor (kolagjenozat), si dhe në rastet e trajtimit të njëkohshëm me barna që frenojnë përgjigjen imunitare, ose me allopurinol, prokainamid ose litium.

Përdorimi gjatë shtatzënise dhe gjatë ushqyerjes me gji
Berlipril® 5 nuk duhet përdorur tek gratë shtatzëna.
Gjatë trajtimit me Berlipril 5, gratë duhet të marrin masat e duhura kontraceptive.
Në qoftë se gjatë trajtimit ndodh shtatzënia, duhet të bëhet zëvendësimi me një klasë tjetër terapeutike (jo ACE-inhibitor).
ACE-inhibitorët kalojnë në qumështin e gjirit dhe, duke qenë se nuk ka eksperiencë me përdorimin e këtij bari gjatë gjidhënies, Berlipril® 5 nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.

Efekte anësore
Berlipril® 5 zakonisht tolerohet mirë nga të sëmurët.
Rastësisht, mund të vërehet një ulje e tepërt e presionit arterial, e shoqëruar me simptoma të tilla si: marrje mendsh, dobësi trupore, shqetësime të pamjes dhe, rrallë, çrregullime të ndërgjegjes.
Kjo ndodh zakonisht gjatë fillimit të trajtimit me BerliprilR 5, kur rritet doza, kur kemi humbje të ujit dhe kripës nga organizmi (psh nga trajtimi i mëparshëm me medikamente që rrisin shpeshtësine e urinimit), në të sëmurët insufiçiencë kardiake, hipertension të formës së rëndë ose hipertension të shkaktuar nga patologjitë renale.
Mund të vërehet gjithashtu kollë e thatë, joproduktive, dhe shqetësime të tjera të traktit respirator, dhimbje koke, lodhje, çrregullime gastrointestinale, apo reaksione alergjike të lëkurës (rash ose të kruajtura).
Në raste të veçanta është vënë re enjtja e indeve (edemë angioneurotike) të tilla si laringsi, fyti, gjuha dhe anesite.
Në këto raste, si dhe kur shfaqen simptoma të tilla si: ethe, zmadhim i limfonodulave, dhe/ose inflamacion i grykës, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku.
Informoni gjithashtu mjekun tuaj në qoftë se vini re fenomene dhe shqetësime që nuk janë përmendur më sipër.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin
Veçanërisht në fillim të trajtimit, kur rritet doza, kur bëhet zëvendësimi i preparatit, si dhe kur njëkohësisht konsumohet alkool, mund të ndryshojë koha e kundërveprimit (reagimit).
Në këto raste, në individë të caktuar, mund të ulet aftësia për të manovruar në trafikun rrugor, si dhe për të përdorur makineritë.

Ndërveprimet me barnat të tjerë
Nga përdorimi i barnave të tjerë njëkohësisht me Berlipril® 5 mund të ndryshojnë si  efektet terapeutike, ashtu dhe ato anësore.
Tashmë njihen ndërveprimet ndërmjet enalaprilit dhe barnave të tjerë si: antihipertensivët, barnat kundër dhimbjes dhe reumatizmës, barnat që rrisin shpeshtësinë e urinimit, anestezikët (informoni anestezistin në qoftë se trajtoheni me Berlipril® 5), barnat antidepresive, barnat antikanceroze dhe antidiabetikët.
Pirja e alkoolit, në të njëjtën kohë kur përdoret Berlipril® 5 mund të  shoqërohet me theksim të efekteve të alkoolit.
Ushqimet e pasura me kripë ulin efektin e barit dhe për këtë arsye duhet të mënjanohen.
Informoni mjekun tuaj nëse ndërkohe jeni duke përdorur medikamente të tjera.

Dozimi
Doza e Berlipril 5, për secilin pacient, përcaktohet nga mjeku, duke u bazuar në vlerat e presionit arterial Për sa kohë nuk përshkruhet ndryshe, dozimi mund të bëhet si vijon:
Presion arterial i lartë (hipertension)
Doza e fillimit është 1 tablete Berlipril® 5, zakonisht në mëngjes.
Në qoftë se nuk arrihet normalizimi i vlerave të presionit arterial, doza mund të rritet në 2 tabletë në ditë.
Rritja e mëtejshme e dozës nuk duhet bërë përpara se të kenë kaluar 3 javë mjekim.
Doza mbajtëse zakonisht është 1 tabletë në ditë.
Doza maksimale nuk duhet të kalojë 4 tableta BerliprilR 5, dy herë në ditë.
Insufiçiencë kardiake ose disfunksion i ventrikulit të majtë
Doza e fillimit është 1 tabletë Berlipril® 5 në mëngjes.
Rritja e dozës duhet të bëhet gradualisht, duke u bazuar në përgjigjen individuale të të sëmurit ndaj terapisë.
Doza mbajtese zakonisht është 1-2 tableta në ditë.
Doza maximale nuk duhet të kalojë 4 tableta Berlipril® 5 në ditë.
Doza në terren të insufiçiencës renale të moderuar (klirensi i kreatininës 30-60mL/min) dhe në moshat e vjetra(mbi 65 vjeç).
Doza e fillimit zakonisht është 1 tablete Berlipril® 5 në mëngjes.
Doza mbajtëse zakonisht është 1-2 tableta në ditë.
Doza maximale nuk duhet të kalojë 4 tableta Berlipril® 5 në ditë.
Doza në çrregullimet e rënda të funksionit renal (klirensi i kreatininës më pak se 30mL/min) dhe në dializë.
Doza e fillimit zakonisht është 1 tablete Berlipril® 5 në mëngjes.
Të sëmurët që dializohen duhet ta marrin barin pas dializes.
Doza mbajtëse zakonisht është 1 tabletë në ditë.
Doza maximale nuk duhet të kalojë 2 tableta Berlipril® 5 në ditë.
Në çdo rast, kohëzgjatjen e mjekimit e vendos mjeku kurues.

Formëdoza
Tabletë me një vijë në mes (për të lehtësuar ndarjen).

Shënim:
Të ruhet në temperatura më të ulëta se 25Grade Celcius.
Data e skadimit është e shtypur në kuti si dhe në blisterin përkatës.
Berlipril® 5 nuk duhet të përdoret pas këtij afati.
Mbajeni barin në vende që nuk arrihen nga fëmijët!

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top