Betadine 10% (pomadë) Reviewed by Momizat on . Betadine 10% (pomadë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtim Betadine 10% (pomadë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtim Rating: 0
You Are Here: Home » B » Betadine 10% (pomadë)

Betadine 10% (pomadë)

Betadine 10% (pomadë)

betadine  pomade

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.

Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas pak  ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Betadine dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Betadine
3. Si të merret Betadine
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përbërja:
Substanca aktive është povidon-iodini.
Substancat ndihmëse janë: makrogoli 400, makrogoli 1000, makrogoli 1500, makrogoli 4000, natrium hidrogjen karbonati dhe uji i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË BETADINE®   DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
Nje gram i pomades përmban 100 mg povidon jod, ekuivalent me 10 mg të jodit të vlefshëm.

Forma farmaceutike
Pomadë homogjene me ngjyrë kafeje deri në të kuqe.

Paketimi
Tubetë alumini me mbyllje PP.
Secila tubetë përmban 20 g pomadë.
Kutia e kartonit përmban një (1) tubetë dhe fletëudhëzimin e pacientit në brendësi të paketimit.

Si vepron Betadine?
Betadine (povidon-iodin) është dezinfektues dhe me veti antiseptike.
Ky vepron kundër bakterieve, kërpudhave, viruseve, protozoarve, dhe sporeve.

Kur përdoret Betadine?
Betadine pomada përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve:

  • Profilaksia e kontaminimit mikrobik të djegieve, plagëve,
  • inçizioneve dhe lezioneve tjera lokale;
  • Trajtimi terapeutik i infeksioneve primare ose sekondare lokale bakteriale, kërpudhore, ose virale;
  • incizionet kirurgjike të infektuara;
  • ulçerat nga dekubitusi të infektuara,
  • dhe ulçerat nga staza;
  • piodermitë;
  • dermatozat me infeksion sekondar;
  • lezioneve traumatike të infektuara dhe trajtimi emergjent i plagëve dhe trajtimi i gërvishjeve.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BETADINE?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Betadine?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në poividon jodin ose në cilindo përbërës tjetër të barit Betadine.
• Nëse keni probleme me tiroide;
• Nëse keni dermatit herpetiform – Duhring.
Mos e aplikoni Betadine para dhe pas radioterapisë.

Përkujdesje të veçanta me Betadine:
• Nëse keni sëmundje të veshkave;
• Nëse keni sëmundje të tiroidesë;
• Nëse keni sëmundje të mëlçisë.
• Nëse jeni në terapi me litium
Aplikimi i rregullt dhe i zgjatur i pomadës Povidon Iodin duhet të shmanget te pacientët me plagë të mëdha të hapura dhe me djegie (sidomos te ata me djegie të sipërfaqes trupore më tepër se 20%).
Povidon Iodini duhet të aplikohet me kujdes te të posalindurit, sepse ngritja e nivelit të jodit në plazmë mund ta rritë rrezikun për pamjaftueshmëri veshkore.
Duhet të bëhet kontrolli i rregullt i funksioneve të tiroides.
Povidon Iodini nuk duhet të aplikohet te të porsalindurit me peshë shumë të ulët të lindjes.
Shënim i veçantё:
Ngjyrimi braun nga Povidon Iodini indikon efikasitetin e preparatit.
Humbja e ngjyrës së preparatit është sinjifikante për humbjen e aktivitetit.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse duhet ta informoni mjekun tuaj (ky bar nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies).

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.
Ky bar në doza terapeutike nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për operim me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave Është me rёndësi të veçantё nëse  ndërkohë ju jeni duke i marrë edhe këto barna:
• Litiumi (bar për trajtimin e çrregullimeve maniako depresive);
• Preparatet lokale me përmbajtje të klorheksidinës, peroksidit të hidrogjenit, taurolidinës, Ag-sulfadiazinës, alkalisit dhe zhivës;
• Aplikimi lokal i pomadës Povidone Iodine 10% dhe tinktures benzoike e zbret pH, e cila mund të shkaktojë sensacione të djegies, veçanërisht te plagët e mbuluara;
Administrimi në të njejtёn kohё i Povidone Iodine mund ta çrregullojë scintigrafinë e tiroides.
Është e domosdoshme periudha prej 1-2 javëve pa trajtim me Povidone Iodine për të punuar scintigrafinë e tiroides.

3. SI TË MERRET BETADINE?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta aplikoni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni aplikimin  e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes.
Pomadë lokale duhet të aplikohet direkt në fushën e afektuar (2- 3 herë në ditë).
Mund të lidhet me fasha.
Trajtimi mund të zgjatë aq sa është e nevojshme, derisa të ekzistojë infeksioni ose rreziku për infeksion.
Nëse shfaqet recidivi i infeksionit pas ndërprerjes së trajtimit me pomadë Betadine, duhet të rifillohet përsëri.
Pomada Betadine është vetëm për aplikim lokal.

Nëse përdorni Betadine më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes aksidentale të Betadine, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e mbidozimit mund të përfshijnë: nauze, vjellje, diarre, acidozë metabolike dhe çrregullim i funksionit të tiroides).

Nëse keni harruar ta merrni Betadine
Mos e dyfishoni dozën.
Doza e harruar nuk është ndonjë problem.

Nëse e ndërpreni marrjen e Betadine
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara të pomadës Betadine janë të rralla.
Më të zakonshmet janë irritimi lokal, kruarja, dhe djegësima. Skuqja e lëkurës, indurimi dhe krijimi i ushlave janë shënuar te pacientët me plagë kirurgjike të cilët i kanë mbuluar plagët me fasha që përmbajnë pomadë Povidone Iodine.
Rrallëherë, mund të shfaqen reaksionet alergjike.
Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides dhe neutropenia.
Tregoni mjekut tuaj nëse shfaqet ndonjera prej këtyre.
Te aplikimi i povidon iodinit në plagët e mëdha ose te djegëjet e rënda mund të shkaktohen efekte të padëshiruara sistemike si acidoza metabolike, hipernatremia dhe insufiçienca e funksioneve renale.
Në rast të shfaqjes së ndonjerës prej këtyre efekteve të padëshiruara, menjëherë duhet ta lajmëroni mjekun tuaj.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMËRIA E BETADINE
Të ruhet larg arritjes nga fëmijët!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 25°С.
Të ruhet në pako origjinale.

Afati i përdorimit
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
OTC (edhe pa recetë të mjekut)

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top