Betadine 10% (tretësirë për lëkurë) Reviewed by Momizat on . Betadine 10% (tretësirë për lëkurë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjek Betadine 10% (tretësirë për lëkurë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjek Rating: 0
You Are Here: Home » B » Betadine 10% (tretësirë për lëkurë)

Betadine 10% (tretësirë për lëkurë)

Betadine 10% (tretësirë për lëkurë)
betadine 10
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.

Drejtohuni farmacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Betadine dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Betadine
3. Si të merret Betadine
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
6. Informata shtesë
Substanca aktive është povidoni i jodizuar.
Substancat ndihmëse janë: Jodati i kaliumit, gliceroli, nonoksinol 9, hidroksidi i natriumit, fosfat dihidrati i natriumit, monohidrati i acidit citrik, ujë i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË BETADINE  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
100 ml tretësirë përmbajnë 10 g povidon, i jodizuar (ekuivalent me 1 g jod të vlefshëm).

Forma farmaceutike
Tretësirë e kthjellët me ngjyrë të kuqe- kafeje dhe me aromë specifike.

Paketimi:
Madhësia e paketimit 100 ml.
100 ml e tretësirës është e paketuar në  shishe  PP ngjyrë kafeje e errët, e paisur me PE pikatore dhe me PP mbyllje.
Kutia e kartonit përmban një shishe me 100 ml tretësirë dhe fletëudhëzimin.
Madhësia e paketimit 1000 ml.
1000 ml të tretësirës gjenden të paketuara në shishe PE të bardhë, e paisur me mbyllje PE.
1 shishe me tretësirë 1000 ml dhe me fletudhëzim për pacientin gjendet në qese të plastikës.

Si vepron Betadine?
Povidone-iodine ka veti dezinfektuese dhe antiseptike. Është aktiv kundër një numri të madh të bakterieve , kërpudhave, viruseve, protozoave dhe sporeve.

Kur përdoret Betadine?
Tretësira për lëkurë Betadine përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve:
-  Dezinfektimi i lëkurës dhe membranave mukoze (duke e futur edhe ate vaginale) për ndërhyrje  kirurgjike, injeksione dhe aspirime,
-  Dezinfektimi i plagëve; parandalimi i kontaminimit mikrobik i plagëve, inçizionet dhe lezioinet e tjera lokale,
-   Trajtimi terapeutik i incizioneve kirurgjike të infektuara, lezionet traumatike të infektuara, trajtimi emergjent i gërvishjeve dhe shqyerjeve, ulçerat e infektuara nga dekubitusi ose ulçerat nga staza, piodermitë dhe dermatozat me infeksion sekondar, djegëjet e shkallës së dytë dhe të tretë.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BETADINE?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Betadine?
-  Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në povidone iodine, ose në cilindo përbërës tjetër të Betadine të përmendur më parë.
-  Nëse keni hipertiroidizëm (funksioni i rritur i gjendrës tiroide);
-  Nëse keni dermatit herpetiform –Duhring.
Betadine nuk duhet të përdoret para dhe pas radioterapisë.

Përkujdesje të veçanta me Betadine
Trajtimi i rregullt dhe i prolonguar me tretësirë povidon iodin duhet të shmanget te këta pacientë:
- Djegiet (sidomos ato me më tepër se 20% të sipërfaqes së trupit),
- Plagët e mëdha dhe të hapura,
- Terapia me litium,
- Pamjaftueshmëria renale,
- Sëmundjet e tiroides.
Povidon Iodini duhet të përdoret me kujdes te fëmijët e vegjël (sidomos te të porsalindurit).
Në këtë grup të pacientëve duhet të bëhet kontrolli i funksioneve të tiroides.
Povidon Iodini nuk duhet të përdoret te të sapolindurit me peshë shumë të ulët të lindjes.
Povidon Iodine nuk rekomandohet të përdoret te pacientët me pamjaftueshmëri renale për shkak të rrezikut potencial për açidozë metabolike dhe nefrotoksicitet.
Povidon Iodini nuk rekomandohet të përdoret te pacientët me pamjaftueshmëri hepatike.
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Ngjyrimi me ngjyrë kafeje nga Povidon Iodini tregon efikasitetin e preparatit.
Humbja e ngjyrës së preparatit tregon për zvoglimin e aktivitetit.
Administrimi në të njejten kohë i Povidon Iodinit mund ta trazojë scintigrafinë e tiroides.
Nëse duhet të bëhet scintigrafia, para saj  duhet të ketë një periudhë prej prej 1-2 javësh pa terapi me povidon Iodin.
Povidon Iodini nuk duhet të ngrohet para aplikimit.

Përdorimi i Betadine me ushqime dhe pije
Për shkak të përdorimit lokal kjo nuk është e aplikueshme.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë ose mendoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse para se ta merrni këtë bar tregoni mjekut tuaj (ky bar nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies).

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Tretësira Betadine 10% nuk ndikon në aftësitë psikofizike për ngarje dhe për operim me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rendësi të veçantë nëse në ndërkohë ju i merrni edhe këto barna:
- Litium (medikacion për trajtimin e sëmundjes maniko-depresive
- Preparatet për aplikim lokal që përmbajnë klorheksidinë, peroksid hidrogjeni, taurolidinë, Ag-sulfadiazinë, alkale dhe zhivë.
- Povidone Iodine 10%  dhe tinktura benzoike e zbresin pH, e cila mund të shkaktojë ndjesi të djegësimës, sidomos te plagët e lidhura.

3. SI TË MERRET BETADINE?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Betadine  tretësirë për lëkurë duhet të aplikohet në fushën e caktuar si i paholluar, sa herë që është e nevojshme; kjo duhet të thahet në mënyrë spontane brenda 2-3 minutave.
Kohëzgjatja e trajtimit duhet të jetë aq sa është e nevojshme, derisa të ekzistojë infeksioni ose rreziku për infeksion.
Nëse shfaqet rikthimi i infeksionit pas ndërprerjes së trajtimit me tretësirë Betadine, terapia duhet të rifillojë përsëri.
Tretësira për lëkurë e Betadine është vetëm për përdorim të jashtëm dhe nuk duhet të ngrohet para aplikimit.

Nëse përdorni Betadine  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Betadine  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Pas marrjes orale aksidentale të tretësirës kutane povidone Iodine, mund të shfaqen këto simptoma: dhembje epigastrike, nauze, vjellje, dijarre, hipertoni, takikardi (shpejtim i ritmit të zemrës), cianozë (ngjyra blu e lëkurës dhe e membranave mukoze).

Nëse keni harruar ta merrni Betadine
Mos e dyfishoni dozën.

Nëse e ndërpreni aplikimin e Betadine
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku i juaj ose te farmacisti.

4.     EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara të Betadine  tretësirë për lëkurë janë të rralla.
Më të zakonshmet janë irritimi lokal, kruarja dhe djegësima.
Janë raportuar edhe rastet me disfunksion të tiroidesë dhe me neutropeni (zvoglimi i numrit të qelizave të caktuara të gjakut – leukociteve të quajtura neutrofile).
Përdorimi i tepruar dhe për kohë të gjatë i Povidone Iodine mund të shkaktojë neutropeni.
Aplikimi i povidon jodinit te plagët e mëdha ose te djegëjet e rënda mund të shkaktojë efekte të padëshiruara si acidozë metabolike, hipernatremi (niveli i lartë i natriumit në gjak) dhe pamjaftueshmëri të funksioneve renale.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Afati i përdorimit
Ky bar duhet të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret pa recetë të mjekut.
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top