Betadine 1% (solucion për lëkurë) Reviewed by Momizat on . Betadine 1% (solucion për lëkurë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut Betadine 1% (solucion për lëkurë) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut Rating: 0
You Are Here: Home » B » Betadine 1% (solucion për lëkurë)

Betadine 1% (solucion për lëkurë)

Betadine 1% (solucion për lëkurë)
betadine
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.

Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Betadine dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Betadine
3. Si të merret Betadine
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është povidon-iodini
Substancat ndihmëse janë: hidroksidi i natriumit; glyceroli; sakarin natriumi; metil salicilati; mentoli, uji i purifikuar dhe etanoli anhidroz.

1. ÇFARË ËSHTË BETADINE®  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
-Substanca aktive është povidon iodine.
100 ml tretësirë për lëkurë përmbajnë 1 g povidon-iodin, ekuivalent me 0.1 g jodin të vlefshëm.
Përmban edhe 8-10% (v/v) etanol, anhidroz
5 ml tretësirë (një lugë e çajit) përmban 0.05 g povidon-iodin, ekuivalent me 0.005 g jodin të vlefshëm.
Përbërësit tjerë:hidroksidi i natriumit, gliceroli, sakarin natriumi E 954, metil salicilati, mentoli racemik dhe uji i purifikuar.

Forma farmaceutike
Tretësirë e kёthjellët me ngjyrë të kuqe braun dhe me aromё të jodinit dhe mentolit.

Paketimi:
PP shishe me ngjyrë të errët – braun, e paisur me pikatore PE dhe me mbyllje PP.
Kutia e kartonit përmban një (1) shishe (100 ml tretësirë) dhe fletëudhëzimin për pacientin në brendësi të paketimit.

Si vepron Betadine?
Betadine (povidon-iodin) është dezinfektues dhe me veti antiseptike.
Ky vepron kundër bakterieve, kërpudhave, viruseve, protozoarve, dhe sporeve.

Kur përdoret Betadine?
• Profilaksia dhe trajtimi i infeksioneve të gojës dhe fytit: bakteriale, virale dhe mikotike (gingivitis, stomatitis, aphtes, absceset sipërfaqësore ose herpetike);
• Profilaksia e infeksioneve para ose pas ndërhyrjeve kirurgjike dentale në gojë;
• Mënjanimi i erës së keqe nga goja.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BETADINE?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Betadine?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në poividon jodin ose në cilindo përbërës tjetër të barit Betadine.
• Nëse keni problem me tiroide;
• Nëse keni dermatit herpetiform – Duhring.
Mos e aplikoni Betadine para dhe pas radioterapisë.

Përkujdesje të veçanta me Betadine:
• nëse keni sëmundje të veshkave;
• nëse keni sëmundje të tiroidesë;
• nëse keni sëmundje të mëlçisë.
• terapi me litium.
Povidon Iodini duhet të aplikohet me kujdes te fëmijët, sepse ngritja e nivelit të jodit në plazmë mund ta rritë rrezikun për pamjaftueshmëri veshkore.
Duhet të bëhet kontrolli i rregullt i funksioneve të tiroidesë.
Povidon Iodini nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 6 vjeçare.
Povidone Iodine nuk rekomandohet te pacientët me insufiçiencë hepatike.
Povidon Iodini nuk duhet të aplikohet te të porsalindurit me peshë shumë të ulët të lindjes.
Betadine tretësira për gargara dhe për shpërlarje të gojës nuk duhet të gëlltitet dhe është vetëm për përdorim të jashtëm.
Nëse shfaqen shenjat e intolerancës (irritimi, sensitiviteti) terapia duhet të ndërprehet dhe nëse ka nevojë të konsultohet mjeku.
Betadine nga goja duhet të mënjanohen protezat, aparatet dentale dhe objektet e ngjashme.
Shënim i veçantё:
Ngjyrimi braun nga Povidon Iodini indikon efikasitetin e preparatit.
Humbja e ngjyrës së preparatit është sinjifikante për humbjen e aktivitetit.
Administrimi në të njejtёn kohё i Povidone Iodine mund ta çrregullojë scintigrafinë e tiroidesë.
Është e domosdoshme periudha prej 1-2 javëve pa trajtim me Povidone Iodine për të punuar scintigrafinë e tiroides.
Nëse ka mundësi para aplikimit të gargarave.
Povidone Iodine nuk duhet të ngrohet para përdorimit.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse duhet ta informoni mjekun tuaj (ky bar nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies).

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Ky bar nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për operim me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Betadine gargara nuk duhet të përdoret së bashku me preparatet lokale me përmbajtje të klorheksidinës, Ag-sulfadiazinës, alkalisit dhe zhivës, për arësye se parcialisht mund të inaktivizohet.
Te pacientët që marrin në të njejten kohë Litium administrimi i Povidone Iodine shkakton efekte sinergjiste hipotireotike.

3. SI TË MERRET BETADINE?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta aplikoni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni aplikimin  e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes.
Betadine  gargara është vetëm për përdorim oromukozal dhe nuk rekomandohet për gëlltitje.
Nëse ka mundësi para aplikimit të gargarave Betadine nga goja duhet të mënjanohen protezat, aparatet dentale dhe objektet e ngjashme.
Goja duhet të shpërlahet me gargara me një lugë të çajit (5 ml) tretësirë Betadine së paku 30 sekonda, dhe të përsëritet deri në 4 herë në ditë, për 14 ditët e njëpasnjëshme, ose sipas udhëzimeve të mjekut.
Për higjienën e gojës goja duhet të shpërlahet me një një lugë të çajit tretësirë Betadine në kohëzgjatje 30 sekonda, një here në ditë.
Tretësira është efektive nëse hollohet për disa herë, në raport 1/10 (tretësirë / ujë).

Nëse përdorni Betadine më shumë sesa duhet
Simptomat e mbidozimit mund të përfshijnë: dhembje epigastrike, nauze, vjellje, dijarre, ngritje e tensionit të gjakut, takikardi, cianozë, kolaps.

Nëse keni harruar ta merrni Betadine
Mos e dyfishoni dozën.
Doza e harruar nuk është ndonjë problem.

Nëse e ndërpreni marrjen e Betadine
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara të tretësirës për gargara Betadine janë të rralla.
Më të zakonshmet janë irritimi lokal, kruarja, dhe djegësima si edhe reaksionet alergjike.
Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides si hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm.
Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides dhe neutropenia.
Tregoni mjekut tuaj nëse do të keni ndonjerën nga këto.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 25°С.
Të ruhet në pako origjinale.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret pa recete te mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit. ALKALOID

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top