Betaval krem Reviewed by Momizat on . Betaval Krem – 0.1 % (Valerat betametazoni) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund t Betaval Krem – 0.1 % (Valerat betametazoni) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund t Rating: 0
You Are Here: Home » B » Betaval krem

Betaval krem

Betaval
Krem – 0.1 %

(Valerat betametazoni)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Betaval dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Betaval
3. Si ta merrni Betaval
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Betaval
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË Betaval DHE PËRSE PËRDORET
Valerati i betametazonit është një glukokortikoid me veti të fuqishme antiinflamatore dhe
imunosupresore. Valerati i betametazonit përthithet pak nga lëkura. Aplikimi në sasi të
mëdha të kremit do të bëjë që përqëndrimi i tij të jetë në nivele të konsiderueshme në
gjak. Indikohet në patologji inflamatore të rënda të lëkurës (ekzemë, psoriazë) që nuk i
janë përgjigjur trajtimit me kortikoidë më pak të fuqishëm.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Betaval për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë
se doni të dini pse ju është dhënë Betaval.
2. PËRPARA SE TË MERRNI Betaval
Mos përdorni Betaval në qoftë se:
 jeni alergjik ndaj Betametazonit;
 jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të
këtij fletëudhëzuesi;
 pacienti është nën 1 vjeç;
 keni tuberkuloz të lëkurës;
 keni sifiliz;
 keni infeksione virale të lëkurës;
 keni infeksione të lëkurës me origjinë mykotike;
 keni patur reaksione të shkaktuara nga vaksina;
 keni ulçera, dermatite, rozace ose dermatite peribukale.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos e
përdorni kremin, por këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj.
Tregoni kujdes të veçantë me Betaval
Përdorimi i barit tek fëmijët në mosha të vogla duhet bërë në raste shumë të veçanta.
Në zona të tilla si: fytyrë, zona gjenitale ose sipërfaqe me qime, bari duhet përdorur me
kujdes, në sipërfaqe të vogla dhe jo më shumë se një javë. Në raste përdorimi për kohë
të gjatë dhe sasi të mëdha, pacienti duhet të kontrollojë prodhimin e kortikoideve
endogjene.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 fëmija që do të mjekohet është në moshë të vogël;
 jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën
klasë terapeutike me Betaval;
 jeni ose keni në plan të ngeleni shtatzanë gjatë kohës që jeni duke përdorur
Betaval;
 jeni duke ushqyer foshnjen me gji ose po planifikoni të ushqeni foshnjen me gji.
Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë, po planifikoni të ngeleni
shtatzanë, ushqeni fëmijën me gji ose planifikoni të ushqeni fëmijën me gji sepse
Betaval nuk duhet përdorur gjatë kësaj periudhe. Mjeku ose farmacisti do të diskutojë
mbi rreziqet dhe përfitimet e përdorimit të tij gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive
derisa të shihni se si Betaval ndikon tek ju, megjithëse s’ka të dhëna që të tregojnë se
ndikon në aftësitë psikofizike për të drejtuar makineri.
Marrja e barnave të tjera
Nuk njihen deri tani ndërveprime të Betaval me barna të tjera. Kjo edhe për faktin se ky
medikament ka vetëm përdorim lokal. Gjithashtu përvoja bashkëkohore tregon se nuk
është vënë re ndonjë përthithje e dukshme e Betaval nga lëkura, fakt ky që përjashton
mundësinë e ndonjë ndërveprimi me barna të tjera.
3. SI TA MERRNI Betaval
Kremi aplikohet 1 deri 2 herë në ditë në zonën e lëkurës së sëmurë.
Gjithmonë aplikojeni Betaval vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që
efektet e Betaval janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose
farmacistin tuaj.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të përdorni Betaval për një periudhë të gjatë kohore.
Këshillohuni me mjekun tuaj në qoftë se nuk jeni të sigurtë për sa kohë duhet ta
përdorni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Betaval
Në qoftë se keni aplikuar Betaval më shumë se sasia që duhet ose në qoftë se fëmijët e
kanë aplikuar gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj.
Në qoftë se keni harruar të merrni Betaval
Në qoftë se keni harruar të aplikoni një herë Betaval, aplikoni dozën në vazhdim kur të
jetë koha për aplikimin e zakonshëm të saj.
Mos aplikoni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni
pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË Betaval
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore!
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ju shqetëson ndonjë prej efekteve anësore të
mëposhtme:
 efektet lokale, si: irritime të lëkurës, djegie, kruarje ose tharje e lëkurës;
 një përdorim i zgjatur i kremit mund të shfaqë reaksione tipike lokale të
kortikoideve, si: atrofi e lëkurës, dermatit kontakti, folikulit, hipertrikozë,
irritim e tharje e lëkurës, dermatit perioral, hipopigmentim.
 në rast aplikimi në sipërfaqe të mëdha, sidomos në lëkurë të dëmtuar ose
kur ajo është e mbuluar me veshje që e izolojne mirë nga ambienti, mund
të vërehen efektet sistemike të betametazonit.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI Betaval
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Betaval pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Betaval
Lënda vepruese është Valerat betametazoni.
1 g krem përmban 1 mg betametazon (si valerat).
Përbërësit e tjerë janë:
vaj vazeline, makrogol stearat, vazelinë e bardhë, propilenglikol,
metilparahidroksibenzoat, propilparahidroksibenzoat, alkool etilik 95 %, ujë i pastruar.
Përmbajtja e paketimit
Kuti x tub x 15 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel/Fax: +355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua për herë të fundit në Mars 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top