Bikalutamid 50mg Reviewed by Momizat on . Bikalutamid Tabletë e veshur me film – 50 mg (Bikalutamid) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëu Bikalutamid Tabletë e veshur me film – 50 mg (Bikalutamid) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëu Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bikalutamid 50mg

Bikalutamid 50mg

Bikalutamid
Tabletë e veshur me film – 50 mg
(Bikalutamid)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në ketë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Bikalutamid dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Bikalutamid
3. Si të merrni Bikalutamid
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Bikalutamid
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË BIKALUTAMID DHE PËRSE PËRDORET
Bikalutamid është një bar që përdoret për mjekimin e karcinomës së prostatës në stadin
e avancuar. Ky bar merret me një preparat tjetër që është hormoni nxitës i çlirimit të
hormonit luteinizues që është një preparat plotësues i trajtimit. Gjithashtu pjesë e
trajtimit me Bikalutamid mund të jetë dhe heqja kirurgjikale e testikujve.
Bikalutamid është një bar anti – androgjen jo steroid. Ai vepron duke bllokuar veprimet e
padëshiruara të hormoneve seksuale mashkullore dhe inhibon rritjen e qelizave të
prostatës.
Duke e përdorur në një dozë ditore prej 50 mg mund të përdoret me medikamente të
tjera për të ulur nivelet androgjenike në organizëm.
2. PËRPARA SE TË MERRNI BIKALUTAMID
Mos merrni Bikalutamid në qoftë se:
- jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj Bikalutamid ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të
tjerë të këtij bari,
- jeni duke marrë terfenadin, astemizol ose kasapride.
- jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
- gjithashtu nuk lejohet të merret Bikalutamid nga adoleshentët.
Tregoni kujdes të veçantë me Bikalutamid:
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Bikalutamid në qoftë se:
 keni probleme me mëlçinë. Në këtë rast mjeku duhet të vendosë për përdorimin
e këtij bari vetëm pasi të ketë kontrolluar funksionet e mëlçisë me anë të
analizave të kryera ( bilirubina, trasaminaza, fosfataza alkaline). Në qoftë se
vihen re probleme të rënda të funksioneve të mëlçisë atëherë mjekimi me
Bikalutamid duhet të ndërpritet.
 keni probleme me veshkat. Mjeku juaj në këtë rast duhet të vleresojë bilancin e
efekteve të kërkuara klinike dhe efekteve anësore të barit dhe të vendosë nëse ju
duhet apo jo ta merrni këtë bar.
 vuani nga sëmundje kardiake. Në këtë rast mjeku juaj duhet të monitorojë
funksionet tuaja kardiake gjatë mjekimit me Bikalutamid.
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga
Bikalutamid.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Bikalutamid në qoftë se ju jepet
ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Mos merrni Bikalutamid në qoftë se jeni duke marrë ndonjë prej këtyre barnave.
 Terfenadin ose astemizole (kundër temperaturës së lartë dhe alergjisë).
 Cisaprid (për probleme me stomakun).
Në veçanti flisni me mjekun tuaj në qoftë se jeni duke marrë ndonjërin prej këtyre
barnave:
 Varfarine ose ndonjë bar tjetër antikoagulant.
 Ciclosporin (përdoret për të dobësuar sistemin imunitar gjatë transpantit të
organeve dhe palcës së kurrizit).
 Cimetidine (për të mjekuar ulçerën e stomakut).
 Ketokonazole (përdoret për të mjekuar infeksionet e shkaktuara nga kërpudhat
në lëkurë dhe thonj).
 Bllokues të kanaleve të kalciumit (për mjekimin e presionit të lartë të gjakut).
Marrja e Bikalutamid me ushqim dhe pije
Tabletat e veshura me film Bikalutamid mund të merren me ose pa ushqim por në të
njëjtin orar çdo ditë.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut tuaj përpara se të merrni këtë bar.
Bikalutamid nuk këshillohet të përdoret në qoftë se jeni shtatzënë ose duke ushqyer
fëmijën tuaj me gji.
Tek meshkujt përdorimi i këtij bari mund të shkaktojë ulje të fertilitetit (subfertilitet) ose
infertilitet.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Bikalutamid mund të shkaktojë marrje mendsh dhe përgjumje. Në qoftë se vini re
ndonjë prej këtyre efekteve ateherë mos i jepni makinës dhe mos përdorni makineri.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Bikalutamid:
Ky bar përmban laktozë .Flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar, në qoftë
se jeni alergjik nga laktoza.

3. SI TA MERRNI KËTË BIKALUTAMID
Gjithmonë merreni Bikalutamid sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Bikalutamid janë
shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozimi:
Doza ditore është një tablet në ditë në të njëjtin orar çdo ditë. Tabletat duhet të merren
pa u përtypur pra të gëlltiten te plota dhe të shoqërohen me një gotë ujë të mbushur
plot.
Mos e ndërprisni mjekimin edhe në qoftë se filloni të ndiheni mirë pa u këshilluar më
parë me mjekun tuaj.
Në qoftë se keni harruar të merrni Bikalutamid:
Në qoftë se harroni një dozë (ose me shume doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
Në qoftë se keni marrë më shumë Bikalutamid:
Në qoftë se keni marrë më shumë Bikalutamid se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË BIKALUTAMID:
Si të gjithë barnat e tjera, edhe tabletat e veshura me film Bikalutamid mund të
shkaktojnë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.Ndonjëherë ato janë
serioze ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Menjëherë ndërprisni marrjen e këtij bari dhe
konsultohuni me mjekun tuaj në qoftë se vëreni ndonjë prej efekteve anësore të
mëposhtme:
Efekte anësore jo të zakonshme (prekin 1 në 100 pacientë):
 Reaksion alergjik serioz nga bari i cili shkakton enjtje të fytyrës, trashje të buzëve
e gjuhës, enjtje të mukozës së fytit që mund të çoj në vështirësi në frymëmarrje
dhe gëlltitje.Gjithashtu mund të keni dhe skuqje të rënda të lëkurës dhe fluska
në lëkurë.
 Marrje frymë, ose përkeqësim i menjëhershëm i frymëmarrjes që shoqërohet me
kollë dhe temperaturë. Këto shenja shkaktohen sepse Bikalutamid mund të
shkaktojë një inflamacion të mushkërive të quajtur sëmundja intersiticiale e
mushkërive.
Efekte anësore të rralla (prekin më pak se 1 në 100 pacientë):
 Zverdhje e lëkurës dhe pjesës së bardhë të syve që shkaktohet nga problemet e
mëlçisë.
Efekte anësore shumë të zakonshme (prekin më shumë se 1 në 10 pacientë):
 Zbutje apo zmadhim i indeve të gjokseve.
 Reduktim të dëshirës seksuale, probleme me ereksionin dhe impotencë.
 Afshe të nxehta.
Efekte anësore të zakonshme (prekin më pak se 1 në 10 pacientë):
 Nauze.
 Diarre ose konstipacion.
 Marrje mendsh.
 Vështirësi për të fjetur.
 Urtikarie dhe skuqje e lëkurës, shtim i qimeve në trup dhe djersitje.
 Mund të ndiheni të lodhur.
 Mund të shtoni në peshë.
 Diabet melitus.
 Edemë.
 Dhimbje trupi dhe dhimbje pelvike.
 Të dridhura.
 Ndryshime të analizave të gjakut që tregojnë për keqfunsionim të mëlçisë.
 Reduktim i qelizave të kuqe të gjakut, kjo bën që lëkura juaj të duket e zbehtë
dhe shkakton dobësi dhe marrje fryme.
Efekte anësore jo të zakonshme (prekin më pak se 1 në 100 pacientë):
 Humbje të oreksit dhe humbje në peshë.
 Depresion.
 Rritje të sheqerit në gjak.
 Përgjumje.
 Shkurtim i frymëmarrjes.
 Tharje të gojës, mostretje dhe fryrje të stomakut.
 Humbje të flokëve.
 Urinim gjatë natës dhe gjak në urinë.
 Dhimbje abdominale, dhimbje në kraharor, dhimbje shpine, dhimbje qafe.
Efekte anësore të rralla (prekin më pak se 1 në 1000 pacientë):
 Të vjella.
 Tharje e lëkurës.
Efekte anësore shumë të rralla (prekin më pak se 1 në 10000 pacientë):
 Dhimbje në kraharor, dhe insufiçiencë kardiake ( e cila mund të shoqërohet me
marrje fryme,shpeshtim i pulsit të zemrës, enjtje e gjymtyrëve, njolla në lëkurë )
puls i çrregullt, EKG jo e rregullt.
 Reduktim i pllakazave të gjakut që rrit mundësinë për hemorragji dhe mavijosje.

Në qoftë se vëreni ndonjë prej këtyre efekteve anësore, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI KËTË PREPARAT?
Mbajeni larg fëmijëve.
Të mos përdoret pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Të ruhet në temperaturë jo më të lartë se 25°C.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmbajnë tabletat e veshura me film Bikalutamid – 50 mg ?
Lënda vepruese është: Bikalutamide.
Çdo tabletë përmban 50 mg Bikalutamid..
Përbërësit e tjerë janë: laktozë monohydrate, povidone K-29/32, Krospovidone tip A,
Lauril sulfate natriumi, stearat magnezi, dioksid titanium (E171), makrogol 4000.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim:
PROFARMA sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel/Fax: +355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Prodhuesi:
MIBE GmbH Arzneimittel
Münchener Straße 1506796
Brehna, Germany
Telefon:034954/247-0
Fax: 034954/247-100
PROFARMA sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel/Fax: +355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua për herë të fundit në: Shkurt 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top