BIKARBONAT NATRIUMI Reviewed by Momizat on . Bikarbonat natriumi Tretësirë për injeksion – 840 mg/10 ml Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëu Bikarbonat natriumi Tretësirë për injeksion – 840 mg/10 ml Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëu Rating: 0
You Are Here: Home » B » BIKARBONAT NATRIUMI

BIKARBONAT NATRIUMI

Bikarbonat natriumi
Tretësirë për injeksion – 840 mg/10 ml

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues do të gjeni informacionin e mëposhtëm:
1. Çfarë është Bikarbonat natriumi dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Bikarbonat natriumi
3. Si ta merrni Bikarbonat natriumi
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Bikarbonat natriumi
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË BIKARBONAT NATRIUMI DHE PËRSE PËRDORET
Bikarbonat natriumi – tretësirë për injeksion – 840 mg/10 m është një bar që injektohet
në venë. Përdoret për t’i kthyer trupit pH-in normal pas një arresti kardiak. Gjatë një
arresti kardiak (ndalim i zemrës) në organizëm mund të grumbullohet një sasi e
konsiderueshme acidi (acidozë metabolike). Bikarbonati i natriumit duke qënë alkalin,
përdoret për neutralizimin e këtij aciditeti.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Bikarbonat natriumi për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun
tuaj nëse doni të dini pse ju është dhënë ky bar.
2. PËRPARA SE TË MERRNI BIKARBONAT NATRIUMI
Mos e merrni këtë preparat në qoftë se:
 vuani nga insufiçienca renale;
 vuani nga hipertensioni;
 keni edema;
 keni alkalozë respiratore ose metabolike;
 vuani nga mungesa e klorit ose hipernatremia;
 vuani nga insufiçienca kardiake kongjestive.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos e
përdorni barin, shkoni dhe konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e
dhëna.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Nuk ka studime mbi përdorimin e sigurtë të bikarbonatit të natriumit në gra shtatzëna.
Ashtu si për çdo bar tjetër, përdorimi i bikarbonatit të natriumit në gratë shtatzëna apo
në nënat që ushqejnë fëmijët me gji kërkon që përfitimet që priten të merren nga
mjekimi të mendohen mirë e të bëhet një balancë e kujdesshme me rrezikun e
mundshëm ndaj nënës dhe fëmijës.
Nuk këshillohet dhënia e bikarbonatit të natriumit tek nënat që ushqejnë fëmijën me gji.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qofte se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, të tilla si:
 kortikosteroidë ose kortikotropinë;
 tetraciklinë, sepse alkalinizimi i urinës rrit klirensin renal të tetraciklinës
veçanërisht të doksiciklinës;
 kinidinë, amfetaminë, efedrinë dhe pseudoefedrinë, sepse administrimi i
bikarbonatit të natriumit rrit gjysmëjetën e tyre dhe veprimin e këtyre barnave
bazike.
Kujdes! Nga administrimi i njëkohshëm i bikarbonatit të natriumit me diuretikët që
pakësojnë nivelin e kaliumit, si: tiazidikë, furosemid, bumetanid, acid etakrinik, mund të
ndodhë alkalozë hipokloremike.
3. SI TA MERRNI BIKARBONAT NATRIUMI
Gjithmonë injektimi i këtij bari duhet bërë nga mjeku ose nga infermieri i ngarkuar
për këtë punë.
Dozimi:
Injektimi i Bikarbonat natriumi bëhet ngadalë në venë, në sasi që varen nga
patologjia, bilanci acido-bazik dhe hidroelektrolitik si dhe gjendja e organizmit.
Megjithatë, zakonisht, për trajtimin e acidozës së theksuar, këshillohet marrja e
bikarbonatit të natriumit 8.4% në dozën 1000 mmol/litër.
Për mjekimin e acidozës gjatë proçedurave për mbështetjen e jetës kardiake,
këshillohet marrja e 50 mmol bikarbonat natriumi (50 ml tretësirë 8.4% Bikarbonat
natriumi).
Bikarbonati i natriumit mund të përdoret edhe për trajtimin e hiperkalemisë, për të
nxitur hyrjen e kaliumit në qelizë si dhe për të korrigjuar acidozën që e shoqëron. Në
këtë rast këshillohet marrja e 50 deri në 100 ml tretësirë 8.4% Bikarbonat natriumi.
Në qoftë se keni marrë më shumë Bikarbonat natriumi
Si rregull nuk duhet të ndodhë një mbidozim nga ky bar meqenëse është një preparat
që administrohet nga personeli mjekësor dhe nuk mund të merret në kushtet e shtëpisë.
Megjithatë, në rastin e mbidozimit, simptomat e mundshme mund të jenë: alkalozë
metabolike, hipokalemi e rëndë, hiperirritabilitet dhe tetani.
Për mjekim në rastin e mbidozimit këshillohet ndërprerja e administrimit të bikarbonatit
ose administrimi i kalçium glukonatit, veçanërisht nëse tetania është prezente. Në rastin
e alkalozës së theksuar, rekomandohet një infuzion 2.14% i klorurit të amonit, duke
përjashtuar pacientët me sëmundje të mëlçisë. Nëse hipokalemia është prezente, duhet
administruar klorur kaliumi.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore! Mund të mos ju shfaqet
asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
 nga përdorimi për një kohë të gjatë i bikarbonatit të natriumit mund të shkaktohet
alkalozë dhe/ose hipokalemi;
 hiperirritabilitet ose tetani.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI BIKARBONAT NATRIUMI
Mbajeni larg fëmijëve!
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Shikoni afatin e përdorimit në paketim përpara përdorimit!
Mbrojeni barin nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Bikarbonat natriumi – Tretësirë për injeksion.
Lënda vepruese është bikabornati i natriumit.
1 ampulë 10 ml përmban 840 mg bikarbonat natriumi.
Përbërësi tjetër është: ujë për injeksion.
Përmbajtja e paketimit
Kuti kartoni x 10 ampula
Kuti kartoni x 100 ampula (përdorim spitalor)

Mbajtësi i liçencës së tregtimit ( MAH ) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”,
Tel.Fax. +355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Mars 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top