Bisoprolol (tableta) Reviewed by Momizat on . Bisoprolol (tableta) Në këtë fletëudhëzues: Përbërja e bisoprolol veprimi i bisoprolol. indikimet e bisoprolol dozimi dhe menyra e perdorimit Efekte anësore të Bisoprolol (tableta) Në këtë fletëudhëzues: Përbërja e bisoprolol veprimi i bisoprolol. indikimet e bisoprolol dozimi dhe menyra e perdorimit Efekte anësore të Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bisoprolol (tableta)

Bisoprolol (tableta)

Bisoprolol (tableta)
Bisoprolol

Përbërja:
1 tabletë përmban: 2.5 mg, 5 mg, 10 mg bisoprolol fumarate.

Veprimi
Bllokuesit e beta-adrenoreceptorëve (beta-bllokuesit) i bllokojnë beta-adrenoceptorët në zemër, enët periferike, bronke, pankreas dhe mëlçi.
Sot qarkullojnë shumë beta-bllokues dhe në përgjithësi ata janë njësoj të efektshëm.
Megjithatë ekzistojnë disa ndryshime midis tyre, të cilat ndikojnë në zgjedhjen e substancës më të përshtatshme për mjekimin e sëmundjeve të veçanta ose të sëmurëve me specifika individuale. Veprimi simpatomimetik intrinsek (veprimi i pjesshëm agonist) përfaqëson aftësinë e beta-bllokuesve si për të nxitur, ashtu edhe për të bllokuar receptorët adrenergjikë.
Bisoprololi është beta bllokues kardioselektiv beta1 i receptorëve adrenergjikë, në një shkallë më të vogël kanë efekt në receptorët beta2 – adrenergjikë (bronkial) dhe prandaj janë relativisht kardioselektive, por ai nuk është kardiospecifike.
Ka efekt më të vogël në rezistencën e rrugëve të frymëmarrjes, por nuk është i privuar nga efektet anësore.
Këshillohet që beta-bllokuesit, madje edhe ata me kardioselektivitet të dukshëm, të mos përdorën në të sëmurët me astmë ose me një histori të sëmundjeve obstruktive të rrugëve të frymëmarrjes.

Indikimet
Hipertensioni, angjina pektorale, aritmia.

Kundërindikimet
Shkalla e dytë dhe e tretë e bllokut A-V, astma bronkiale ose histori bronkospazme, insufiçencë kardiake e pakontrolluar, sindrom i sinusit të sëmurë, shok kardiogjen.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Doza e zakonshme është 10 mg në ditë (në disa të sëmurë mund të nevojiten 15 mg në ditë).
Doza maksimale e rekomanduar është 20 mg në ditë.
Tabletat merren një herë në ditë, pa u përtypur, të shoqëruara me ujë, qumësht apo ndonjë lëngje frutash, mundësisht në një orë të përcaktuar të ditës.
Të rriturit: Doza fillestare është 5 mg, një herë në ditë.
Doza e zakonshme është 10 mg, një herë në ditë. Doza maksimale është 20 mg në ditë.
Fëmijët: Përvoja për përdorimin e bisoprololit tek femijët është e kufizuar, prandaj përdorimi i tij te këto mosha nuk këshillohet.
Pacientët me pamjaftueshmëri të funksionit të mëlcisë apo të veshkave: nuk ka nevojë për rregullim të dozës te pacientët me pamjaftueshmëri të formës së mesme të funksionit të mëlcisë apo të veshkave.
Te pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të funksionit të mëlcisë ose të veshkave dhe ata nën dialize, nuk duhet kaluar doza 10 mg në ditë.

Efektet anësore
Bradikardi, insufiçencë kardiake, bronkospazma, vazokonstrikcion periferik, çrregullime gastrointestinale, lodhje, çrregullime të gjumit; në raste të rralla mund të shfaqën ekzantema dhe tharje e syve (këto efekte janë kalimtare dhe eliminohen nëse mjekimi ndërpritet), rëndim i psorijazes dhe disa simptoma në sistemin nervor qëndror duke përfshirë edhe haluçinacione.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë deri 25 Gradë Celcius, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me femijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 film tableta nga 2.5mg, 5 mg, 10 mg.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top