Bromheksine 8mg Reviewed by Momizat on . BROMHEKSINE Tableta – 8 mg (Bromheksinë klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues BROMHEKSINE Tableta – 8 mg (Bromheksinë klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bromheksine 8mg

Bromheksine 8mg

BROMHEKSINE
Tableta – 8 mg

(Bromheksinë klorhidrat)

bromheksine

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Bromheksine dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Bromheksine
3. Si ta merrni Bromheksine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Bromheksine
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË BROMHEKSINE DHE PËRSE PËRDORET
Bromheksina është një bar mukolitik që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të
frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në
jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre
sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret për:
 lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve
2
bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit
astmatik kronik;
 parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në
kraharor;
 të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të
radiologjisë).
Mjeku juaj mund t’ju ketë dhënë Bromheksine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun nëse
doni të dini pse ju është dhënë ky bar.
2. PËRPARA SE TË MERRNI BROMHEKSINE
Mos merrni Bromheksine nëse:
 keni mbindjeshmëri ndaj bromheksinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të
tjerë të barit;
 vuani nga ulçera gastroduodenale aktive;
 keni çrregullime të rënda të funksionit të mëlçisë.
Tregoni kujdes të veçantë me Bromheksine
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Bromheksine.
Bromheksina duhet përdorur me kujdes të veçantë në tuberkulozin aktiv.
Duhet treguar kujdes nëse bromheksina përdoret tek pacientët astmatikë.
Këshillohet që ky bar të mos përdoret në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Në disa raste, përdorimi i bromheksinës mund të shkaktojë një rritje të vëllimit të
sekrecioneve bronkiale të lëngëzuara dhe këto nuk jashtëqiten me kollitje, kështu që
parapëlqehet që i sëmuri të intubohet me qëllim që të mbahen të lira rrugët e
frymëmarrjes.
Klirensi i bromheksinës ose i metabolitëve të saj mund të reduktohet tek pacientët me
dëmtime të rënda hepatike ose renale.
Meqenëse bromheksina dëmton mukozën gastrike, duhet përdorur me kujdes tek
pacientët që kanë histori të ulçerës peptike.

3
Marrja e barnave të tjera
Bromheksine nuk duhet përdorur bashkë me barnat kundër kollës (veçanërisht me
kodeinën) ose me barnat që ushtrojnë veprim të ngjashëm me atropinën.
Përdorimi i njëkohshëm i Bromheksine me disa antibiotikë (si p.sh. eritromicina), rrit
përqëndrimin e antibiotikut në sekrecionet bronkiale.
Marrja e Bromheksine me ushqim dhe pije
Nuk njihen raste të ndërveprimit. Mund të merret para ose pas ushqimit.
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e mjekut ose të farmacistit përpara se të merrni këtë bar.
Bromheksina e kalon placentën në sasi të vogla.
Këshillohet të evitohet përdorimi gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, por edhe në
muajt e tjerë nuk rekomandohet dhe duhet vepruar gjithmonë sipas këshillës së mjekut.
Para përdorimit të këtij bari informoni mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë ose nëse
planifikoni një shtatzëni.
Ushqimi me gji
Bromheksina kalon në qumështin e gjirit.
Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë, prandaj duhet të evitohet përdorimi.
Në qoftë se është e domosdoshme që bari të merret nga nëna gjatë ushqimit me gji, ky
i fundit duhet të ndërpritet.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna.
3. SI TA MERRNI BROMHEKSINE
Gjithmonë merreni Bromheksine sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt,
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Bromheksine
janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Klorhidrati i bromheksinës merret kryesisht në doza 4 – 16 mg tre herë në ditë.
4
Pikat:
Të porsalindurit: (0 – 2 javë) 10 pika 3 herë në ditë.
Fëmijët nën 5 vjeç: 20 pika 3 herë në ditë.
Fëmijët 5 – 10 vjeç: 30 pika 3 herë në ditë.
Mbi 10 vjeç dhe të rritur: 60 pika 3 herë në ditë.
Tabletat:
Të rriturit: 8 – 16 mg, 3 herë në ditë.
Fëmijët mbi 10 vjeç: 4 – 8 mg, 3 herë në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Bromheksine
Në qoftë se keni marrë më shumë Bromheksine se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Bromheksine
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË BROMHEKSINE
Si të gjitha barnat e tjera, Bromheksine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga
kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Në përgjithësi bromheksina tolerohet mirë.
5
Në personat e ndjeshëm mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale, të cilat
përgjithësisht janë të lehta.
Në disa raste është konstatuar një rritje e vlerave të aminotransferazës në serum.
Janë raportuar edhe efekte të tjera të padëshirueshme si: dhimbje koke, marrje
mendsh, djersitje dhe rashe në lëkurë.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI BROMHEKSINE
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Bromheksine pas datës së skadencës e cila është e shënuar në
paketim!
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Bromheksine – pika
Lënda vepruese është Bromheksinë klorhidrat.
1 ml tretësirë përmban 2 mg bromheksinë klorhidrat.
Përbërësit e tjerë janë: acid tartrik, benzoat natriumi, etanol 96%, glukozë, ujë i
pastruar.
Çfarë përmban Bromheksine – tabletë
Lënda vepruese është Bromheksinë klorhidrat.
Çdo tabletë përmban 8 mg bromheksinë klorhidrat.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë, celulozë mikrokristalore, stearat magnezi.
Përmbajtja e paketimit:
Pikat: kuti me një flakon 50 ml
Tabletat: kuti me 20 tableta (2 blistera me nga 10 tableta).
6
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top