Bronchobos 2.5% (shurup) Reviewed by Momizat on . Bronchobos 2.5% (shurup) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmen e mjekut tuaj. Përvec kësaj, është e nev Bronchobos 2.5% (shurup) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmen e mjekut tuaj. Përvec kësaj, është e nev Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bronchobos 2.5% (shurup)

Bronchobos 2.5% (shurup)

Bronchobos 2.5% (shurup)

bronchobos 2.5% shurup

UDHËZIM PËR PACIENTËT:

  • Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmen e mjekut tuaj.
  • Përvec kësaj, është e nevojshme që ta përdorni këtë bar në mënyrë që të keni rezultatet më të mira.
  • Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë ose këshillë, drejtohuni mjekut ose farmacistit.
  • Nëse simptomet tuaja keqësohen ose nuk bëheni më mire mbas disa ditëve, patjetër vizitoni mjekun Tuaj!

Përmbajtja e substancave aktive: Karbocisteine 125,0 mg.
Përmbajtja e substancave ndihmese:Hidroksid natriumi,Karboksimetilceluloze natriumi, Glicerol, Acid citrik, Sakarine natriumi, Etanol 96 %, Metilparahidroksibenzoat,Propilparahidroksibenzoat, Azorubine, Uje i destiluar.

1. Cfarë është BRONCHOBOS shurupi 2,5% dhe për cfarë përdoret?
BRONCHOBOS shurupi 2,5% si substance aktive përmban karbocisteinë i cili vepron në formimin dhe uljen e dendësisë së sekrecionit në bronke.
BRONCHOBOS shurupi 2,5% me veprimin e tij rrit formimin e sialomucinave, përbërësve të cilët lehtësojne ekskretimin e sekrecioneve.
Është i indikuar për mjekimin e sëmundjeve të organeve respiratore, të cilat janë të përcjellura me formimin e sekrecioneve në sasi të mëdha dhe të dendur.
Përbërja: 5 ml shurup përmban: Karbocisteine 125,0 mg.
Paketimi: Shishe prej 200 ml shurup 2,5%.

Si vepron shurupi BRONCHOBOS 2,5%?
Shurupi BRONCHOBOSR 2,5% i përket grupit te mukolitikëve.
Mukolitikët jane barna të cilat lehtësojnë ekskretimin.

Kur përdoret shurupi BRONCHOBOS 2,5%?
Shurupi BRONCHOBOSR përdoret për:
Mjekimin e sëmundjeve të organeve respiratore, të cilat janë të përcjellura me formimin e sekrecioneve në sasi masive dhe të dendur.

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit të barit
Njoftoni mjekun nëse merrni barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reaksion alergjik në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Mos merrni shurupin BRONCHOBOS 2,5% në rast se:

  • Jeni të tejndjeshëm në substancat aktive dhe ndihmëse,
  • Nëse vuani nga i thati aktiv në stomak dhe zorrë dymbëdhjetegishtore,
  • Nëse keni sëmundje të zorrëve (kolit ulceroz).

Vërejtje dhe masat e kujdesit
Kujdesi është i nevojshëm te pacientët e moshuar, pacientët me hipotireoze (funksion i zvogëluar i gjendres mbrojtëse), astmë të padefinuar, me funksion të dobesuar të organeve respiratore.

Përdorimi i shurupit BRONCHOBOSR 2,5% me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit ose pijeve nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Përdorimi në shtatzani dhe gjidhënie
Para se të filloni marrjen e ndonjë bari, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Deri më tani nuk ka të dhëna për veprim të demshëm gjatë shtatzënisë, por bari nuk duhet të aplikohet në shtatzëni (3 muajt e parë të shtatzënisë).
Bari nuk duhet të përdoret gjatë gjidhënies.
Nëse mjeku vlerëson domosdoshmërinë e aplikimit të barit gjatë gjidhënies, rekomandohet ndërprerja e dhënies së gjirit dhe të kalohet në mënyra të tjera të ushqimit të foshnjës.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë ngarjes së automjeteve dhe të makinave
Bari nuk ndikon në aftësitë tuaja për ngarje të automjeteve dhe të makinave.

Çfarë duhet të dini për substancat ndihmëse të cilat i përmban shurupi BRONCHOBOS 2,5%
Mund të shfaqen reaksione alergjike në azorubin.
Metilparahidroksibenzoati dhe propilparahidroksibenzoat mund të shkaktojnë reaksione alergjike akute ose të ngadalësuara.
Bari përmban një sasi të vogël etanoli, por niveli i ulët në produkt nuk ndikon dëmshëm në organizmin tuaj.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna të tjera
Të keni parasysh që keto informacione kanë të bëjnë edhe në barnat të cilat tashme nuk jeni duke i përdorur, si edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Informoni mjekun tuaj nëse merrni, ose keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
Veprimi i shurupit BRONCHOBOS 2,5% zvogëlohet me marrje të njekohshme të barnave kundër kollës.
Nëse njëkohësisht me shurupin BRONCHOBOS 2,5% në terapi aplikoni antibiotikët e spektrit të gjëre të veprimit (tetraciklinet, amfotericine B, eritromicine ose ampiciline), është e domosdoshme qe intervali ndërmjet dy aplikimeve të barit të jetë së paku 2 orë.

3. Si përdoret shurupi BRONCHOBOSR 2,5%
Nëse mendoni që shurupi BRONCHOBOSR 2,5% ndikon shume dobët ose shumë fuqishëm në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Shurupi BRONCHOBOS 2,5% është i indikuar për përdorim oral te fëmijët.
Fëmijët prej 2 deri 5 vjeç: . deri 1 lugë shurup 4 herë në ditë.
Fëmijët prej 6 deri 12 vjeç: 2 lugë shurup 3 herë në ditë.

Vërejtje të posaçme
Për dozimin e shurupit përdor lugën dozuese me vëllim 5 ml, e shkallëzuar në 2,5 ml, e bashkëngjitur në paketim.
1 lugë dozuese shurupi BRONCHOBOSR 2,5 % (5 ml) përmban 125 mg karbocisteinë.

Nëse keni marrë më shumë bar se sa do të duhej
Nëse keni marrë dozë më të madhe të shurupit BRONCHOBOSR 2,5% se sa do të duhej, bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!
Simptomet e tejdozimit: mundimi, vjellja, dhimbje stomaku.
Lavazhi gastrik mund të jetë efikas te mbidozimi.

Nëse keni harruar të merrni shurupin BRONCHOBOS 2,5%
Kurre mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar kapërcimin e dozës së barit.
Nëse jeni më afer kohes pasuese, vazhdoni të merrni barin sipas orarit të zakonshëm.

Çfarë ndodh nëse befas ndërpritni marrjen e shurupit BRONCHOBOSR 2,5%
Ndërprerja e beftë e barit nuk do të ketë ndikim të dëmshëm në organizmin Tuaj.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse të gjitha barnat edhe shurupi BRONCHOBOSR 2,5% mund të ketë efekte të padëshirueshme.
Mund të shfaqen efekte të padëshirueshme të barit sic janë: mundimi, dhimbje stomaku, djegie stomaku, vjellje dhe diarre.
Te pacientët me astmë mund të vijë deri te zvogëlimi i kalueshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes dhe vështirësimit të saj.
Gjate mjekimit shfaqen rralle puçrra në lëkurë, kokëdhimbje, marramendje dhe gjakderdhje nga organet e tretjes.
Nëse vëreni cilindo simptomë i cili mund të jetë efekt i padëshirueshëm në shurupin BRONCHOBOS 2,5%, dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin Tuaj!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Të ruhet në temperaturë deri 30 Gradë Celcius.
Mos të ngrihet.
Shurupi BRONCHOBOS 2,5% të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet pa recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top