Bronchobos 5% (shurup) Reviewed by Momizat on . Bronchobos 5% (shurup) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmën e mjekut tuaj. Përveç kësaj, është e nevoj Bronchobos 5% (shurup) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmën e mjekut tuaj. Përveç kësaj, është e nevoj Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bronchobos 5% (shurup)

Bronchobos 5% (shurup)

Bronchobos 5% (shurup)

bronchobos 5% shurup

UDHËZIM PËR PACIENTËT:

  • Këtë bar mund ta blini pa recetë mjeku, për mjekime të lehta pa ndihmën e mjekut tuaj.
  • Përveç kësaj, është e nevojshme që ta përdorni këtë bar  me kujdes në mënyrë që nga ai të keni rezultatet më të mira.
  • Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë ose këshillë, drejtojuni mjekut ose farmacistit.
  • Nëse simptomet e juaja keqësohen ose nuk bëheni më mirë mbas disa ditëve, patjetër vizitoni mjekun tuaj!

Përmbajtja e substancave aktive: Karbocisteinë 250,0 mg.
Përmbajtja e substancave ndihmëse: Hidroksid natriumi, Karboksimetilcelulozë natriumi, Glicerol, Acid citrik, Sakarinë natriumi, Etanol 96%, Metilparahidroksibenzoat, Propilparahidroksibenzoat, Azorubinë, Ujë i destiluar.

1. Çfarë është BRONCHOBOS® shurupi 5% dhe për çfarë përdoret?
BRONCHOBOS® shurupi 5% si substancë aktive përmban karbocisteinë i cili vepron në formimin dhe uljen e dendësisë së sekrecione në bronke.
BRONCHOBOS® shurupi 5% me veprimin e tij rrit formimin e sialomucinave, përbërësve të cilët lehtësojnë ekskretimin e sekrecioneve.
Është i indikuar për mjekimin e sëmundjeve të organeve respiratore, të cilat janë të përcjellura me formimin e sekrecioneve në sasi të mëdha dhe të dendura.

Përbërja: 5 ml shurup përmban: Karbocisteinë 250,0 mg.
Paketimi: Shishe prej 200 ml shurup 5%.

Si vepron shurupi BRONCHOBOS® 5%?
Shurupi BRONCHOBOS® 5% i përket grupit të mukolitikëve.
Mukolitikët janë barna të cilat lehtësojnë ekskretimin.

Kur përdoret shurupi BRONCHOBOS® 5%?
Shurupi BRONCHOBOS® përdoret për:

• Mjekimin e sëmundjeve të organeve respiratore, të cilat janë të përcjellura me formimin e sekrecioneve në sasi masive dhe të dendur.

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit të barit
Njoftoni mjekun nëse merrni barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reaksion alergjik në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Mos merrni shurupin BRONCHOBOS® 5% në rast se:
• Jeni të tejndjeshëm në substancat aktive dhe ndihmëse;
• Nëse vuani nga i thati aktiv në stomak dhe zorrë dymbëdhjetëgishtore;
• Nëse keni sëmundje të zorrëve (kolit ulçeroz);

Vërejtje dhe masat e kujdesit
Kujdesi është i nevojshëm te pacientët e moshuar, pacientët me hipotireozë (funksion i zvogëluar i gjëndrës mbrojtëse), astmë të padefinuar, me funksion të dobësuar të organeve respiratore.

Përdorimi i shurupit BRONCHOBOS® 5% me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit ose pijeve nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Përdorimi në shtatzani dhe gjidhënie
Para se të filloni marrjen e ndonjë bari, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Deri tani nuk ka të dhëna për veprim të dëmshëm te fetusi, por bari nuk duhet të aplikohet në shtatzëni (3 muajt e parë të shtatzënisë).
Bari nuk duhet të përdoret gjatë gjidhënies.
Nëse mjeku vlerëson domosdonë e aplikimit të barit gjatë gjidhënies, rekomandohet ndërprerja e dhënies së gjirit dhe të kalohet në mënyra tjera të ushqimit të foshnjës.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë ngarjes së automjeteve dhe të makinave
Bari nuk ndikon në aftësitë tuaja për ngarje të automjeteve dhe të makinave.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat i përmban shurupi BRONCHOBOS® 5%

Mund të shfaqen reaksione alergjike në azorubinë.
Metilparahidroksibenzoati dhe propilparahidroksibenzoat mund të shkaktojnë reaksione alergjike akute ose të ngadalësuara.
Bari përmban një sasi të vogël etanoli, por niveli i ulët në produkt nuk ndikon dëmshëm në organizmin tuaj.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna tjera
Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe në barnat të cilat tashmë nuk jeni duke i përdorur, si edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Informoni mjekun tuaj nëse merrni, ose tani së voni keni marrë ndonjë bari tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
Veprimi i shurupit BRONCHOBOS® 5% zvogëlohet me marrje të njëkohshme të barnave kundër kollës.
Nëse njëkohësisht me shurupin BRONCHOBOS® 5% në terapi aplikoni antibiotikët e spektrit të gjerë të veprimit (tetraciklinet, amfotericinë B, eritromicinë ose ampicilinë), është e domosdoshme që intervali ndërmjet dy aplikimeve të barit të jetë së paku 2 orë.

3. Si përdoret shurupi BRONCHOBOS® 5%
Nëse mendoni që shurupi BRONCHOBOS® 5% ndikon dobët ose shumë fuqishëm ndikon në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Shurupi BRONCHOBOS® 5% është i indikuar për përdorim oral te fëmijët.
Fëmijët prej 2 deri 5 vjeç: ½ deri 1 lugë shurup 4 herë në ditë.
Fëmijët prej 6 deri 12 vjeç: 2 lugë shurup 3 herë në ditë.

Vërejtje të posaçme
Për dozimin e shurupit përdor lugën dozuese me vëllim 5 ml, e shkallëzuar në 2,5 ml, e bashkëngjitur në paketim.
1 lugë dozuese shurupi BRONCHOBOS® 5 % (5 ml) përmban 250 mg karbocisteinë.

Nëse keni marrë më shumë sasi bari se sa që do të duhej
Nëse keni marrë dozë më të madhe të shurupit BRONCHOBOS® 5% se sa që do të duhej, bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!
Simptomet e tejdozimit: mundimi, vjellja, dhimbje stomaku.
Lavazhi gastrik mund të jetë efikase te tejdozimi.

Nëse keni harruar të merrni shurupin BRONCHOBOS® 5%
Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar kapërcimin e dozës së barit.
Nëse jeni më afër kohës pasuese, vazhdoni të merrni barin sipas orarit të zakonshëm.

Çfarë ndodhnëse befas ndërpritni marrjen e shurupit BRONCHOBOS® 5%
Ndërprerja e menjëhershme e barit nuk do të ketë ndikim të dëmshëm në organizmin Tuaj.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse të gjitha barnat edhe shurupi BRONCHOBOS® 5% mund të ketë efekte të padëshirueshme.
Mund të shfaqen efekte të padëshirueshme të barit siç janë: mundimi, dhimbje stomaku, djegie lstomaku, vjellje dhe diarre.
Te pacientët me astmë mund të vijë deri te zvogëlimi i kalueshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes dhe vështirësimit të saj.
Gjatë mjekimit shfaqen rrallë puçrra në lëkurë, kokëdhimbja, marramendja dhe gjakderdhja nga organet e tretjes.
Nëse vëreni cilindo simptom i cili do të mund të jetë efekt i padëshirueshëm në shurupin BRONCHOBOS® 5%, dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin Tuaj!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Të ruhet në temperaturë deri 30°C.
Mos të ngrihet.
Shurupi BRONCHOBOS® 5% të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

Mënyra e marrjes të barit
Bari merret pa recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top