Bronco Balsamina (shurup) Reviewed by Momizat on . Bronco Balsamina (shurup) Shurup Flakon me 200 ml (e barabartë me 240 g) QETËSUES I KOLLËS Shurup me Vitaminë Be, zink dhe ekstrakte vegjetale, me veti zbutëse Bronco Balsamina (shurup) Shurup Flakon me 200 ml (e barabartë me 240 g) QETËSUES I KOLLËS Shurup me Vitaminë Be, zink dhe ekstrakte vegjetale, me veti zbutëse Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bronco Balsamina (shurup)

Bronco Balsamina (shurup)

Bronco Balsamina (shurup)

Bronco Balsamina

Shurup Flakon me 200 ml (e barabartë me 240 g)

QETËSUES I KOLLËS
Shurup me Vitaminë Be, zink dhe ekstrakte vegjetale, me veti zbutëse dhe balsamike

PËRBËRËSIT
Propol, dispersibël në ujë, që përmbajnë 6% bioflavonoide, ekstrakt i echinacea angustifolia, që përmban 0.1% ekinakoside, ekstrakt i escolzia, që përmban 0.35% protopine, ekstrakt i poligala 1:4, ekstrakt i lulevesës, ekstrakt i mëllages 1:4, ekstrakt i mëllages se’ bardhë, ekstrakt i lule kuqes, glukonat zinku, vitamine B6, mjalt, shurup fruktoze, ujë, sorbat kaliumi, lëng molle i përqëndruar, 65 bx, aromë lampone.
Propoli, një antibakterial natyral, indikohet për infeksionet e fytit.
Echinacea nxit imunitetin dhe fuqizon aftësitë mbrojtëse të organizmit kundër grregullimeve që shkakton ftohja e zakonshme.
Escolizia (lulekuqja e Kalifornise) ka veprim sedativ (qetësues).
Poligala ka veti të hollojë sekrecionet dhe të nxisë nxjerrjen jashtë të tyre (veprim ekspektorant).
Lulevesa zotëron veprim kundër kollës.
Mëllaga përdoret kundër kolles bezdisësë dhe irritimeve të mukozës së gojës dhe faringut.
Mëllaga e bardhë përdoret kundër kollës bezdisësë dhe katarrit të mukozës së gojës dhe faringut.
Papaveri (lulekuqja), tradicionalisht, është përdorur për të qetësuar kollën.
Glukonati i zinkut dhe vitamina B6 shërbejnë për të forcuar mbrojtjen natyrale të organizmit.
BRONCO BALSAMINA paraqitet si një ndihmës i vlefshëm për trajtimin e çrregullimeve të rrugëve të frymëmarrjes që hasen në stinën e ftohtë.
Ajo indikohet si qetësues i kollës, ekspektorant dhe nxitës i imunitetit në çrregullimet që shoqërojnë ftohjen e zakonshme dhe infeksionet e fytit.

MËNYRA E PËRDORIMIT
Të rriturit: këshillohet që të përdoren 10 ml shurup (shih enën matëse) 3 herë në ditë, mundësisht larg vaktit ushqimor, ose sipas këshillës së mjekut.
Shija e këndshme e bën shurupin mjaft të pranueshëm nga fëmijët.
BRONCO BALSAMINA, sipas dëshirës, mund të hollohet me ujë ose lëngje të tjera. Përpara përdorimit shishja duhet të tundet mirë.
KUJDES: ekstraktet bimore qe permban BRONCO BALSAMINA kanë prirje që të ndahen nga njeri tjetri, prandaj shfaqja e një precipitimi të lehtë nuk dëmton vlefshmërinë e produktit.

PARALAJMËRIME
Ky produkt nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.
Mos tejkaloni dozën ditore të keshilluar më lart.
Ruajeni barin në një vend të fresket dhe të thatë.
Mbajeni barin në vende të paarritshme nga fëmijët.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top