BRUFEN Reviewed by Momizat on . Brufen Tableta (Ibuprofen) ÇFARË DUHET TË DINI RRETH TABLETAVE TË BRUFENIT Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë fletëpalosje përpara se të filloni të merrni table Brufen Tableta (Ibuprofen) ÇFARË DUHET TË DINI RRETH TABLETAVE TË BRUFENIT Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë fletëpalosje përpara se të filloni të merrni table Rating: 0
You Are Here: Home » B » BRUFEN

BRUFEN

Brufen Tableta
(Ibuprofen)

brufen

ÇFARË DUHET TË DINI RRETH TABLETAVE TË BRUFENIT
Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë fletëpalosje përpara se të filloni të merrni tabletat.
Ajo siguron një përmbledhje të informacionit të mundshëm rreth medikamentit.
Nëse keni ndonjë pyetje ose nuk jeni të sigurt rreth diçkaje, pyesni mjekun tuaj ose farmacistin.

Përbërësi aktiv në tabletat e Brufenit është Ibuprofen Ph, Eur.
Tabletat janë të ndara në tre lloje me fuqi të ndryshme, që përmbajnë ibuprofen 200 mg, 400 mg ose 600 mg.
Tabletat BRUFEN 200 mg: tabletat janë të bardha, në formë jastëku, të veshura me cipë.
Tabletat BRUFEN 400 mg: tabletat janë të bardha, në formë jasteku, të veshura me cipë.
Tabletat BRUFEN 600 mg: tabletat janë të bardha, në formë jastëku, të veshura me cipë.
Përbërësit jo aktivë në tabletat BRUFEN janë celulozë mikrokristaline, kroskarmelozë natriumi, laktozë monohidrat, silice koloidal anhidroz, sulfat lauril natriumi, stearate magnezi, opadry e bardhë, (ose hidroksipropilmetilceluloza plus talk plus opaspraj të bardhë M-1-7111B).
Tabletat BRUFEN 200 mg, 400 mg dhe 600 mg janë të paketuara në pako prej 30 copësh.
BRUFENI i përket një grupi medikamentesh të quajtur anti-inflamatorë qetësues të dhimbjes.

Për çfare përdoren tabletat?
Brufeni mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin në gjëndje si osteoartriti, artriti reumatoid (duke përfshirë artritin reumatoid juvenil ose sëmundjen e Still), spondiliti ankiIozant, kyçet e ënjtura, supi i ngrirë, bursite, tendinite, tenosinovite, dhimbje e fundit të shpinës, ndrydhje dhe tërheqje.
Brufeni mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar situata të tjera të dhimbshme si dhimbje dhëmballe, dhimbje pas operacioneve, dhimbje të menstruacioneve dhe dhimbje koke duke përfshirë dhe migrenën.

Përpara se të merrni Tabletat Brufen

  • Jeni shtatzanë ose duke planifikuar një shtatzani, ose jeni duke dhënë gji?
  • Jeni të ndjeshëm (alergjike), ndaj njërit prej përbërësve të këtij medikamenti, (shih më sipër)?
  • A keni, ose a keni patur më parë një ulçer stomaku, ose ndonjë shqetësim tjetër gastrik?
  • A vuani nga astma, ose a keni patur ndonjëherë një reaksion alergjik ose vështirësi në frymëmarrje pas marrjes së ibuprotenit, aspirinës ose ndonjë anti inflamatori tjetër qetësues të dhimbjes?
  • A vuani nga sëmundje të mëlçisë, veshkave ose zemrës?  Medikamente si Brufeni mund të shoqërohen me një rritje të vogël të riskut për infarkt të zemrës, (“infarkt i miokardit”) ose goditje në tru. Çdo risk është më i mundshëm kur merren doza të mëdha ose në trajtimin e zgjatur në kohë. Nëse keni probleme zemre, goditje të mëparshme në tru, ose mendoni se mund të jeni në risk për ti bërë këto, (për shembull, nëse keni presion të rritur gjaku, diabet ose kolesterol të rritur, ose jeni duhanpirës), ju duhet të diskutoni trajtimin tuaj me mjekun tuaj ose farmacistin.

A vuani nga presioni i lartë i gjakut
A jeni duke marrë një nga medikamentet e mëposhtme:
Diuretikë, (tableta për shtim të urinimit)?
Tableta për uljen e tensionit të gjakut?
Medikamente si varfarina(Warfarin) për të parandaluar mpiksjen e gjakut?
Digoksinë, litium, tableta steroide, methotrexat ose ciklosporin?
Antibiotikë të quajtur kinolone. (si ciprofloxacina )?
Mifepistone, ( tani ose në çdo kohë brenda 12 ditëve të fundit )?
Çdo lloj preparati tjetër ibuprofeni, si ato që mund t’i blini pa recetë?
Çdo lloj anti inflamatori tjetër?
Nëse përgjigja e ndonjë prej këtyre pyetjeve është PO, ju lutemi të flisni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Si përdoren tabletat BRUFEN
Ndiqni udhëzimet e mjekut se kur dhe si të përdorni tabletat dhe kontrolloni etiketën mbi shishe. Gjithashtu dhe farmacisti mund t’ju ndihmojnë nëse nuk jeni të sigurt.
Tabletat Brufen mund të merren dhe pa ngrënë, me pak ujë.
Megjithatë, një numër i vogël i njerëzve mund të kenë keqtretje të lehtë nga Brufeni.
Nëse ndodh kjo gjë, atëhere duhet t’i merrni tabletat me pak ushqim ose qumësht.
Të rriturit:Doza e zakonshme ditore është 600 mg deri 1800 mg, të shpërndara në disa marrje në ditë.
Mjeku mund të vendosë për të rritur dozën në varësi të simptomave tuaja, por jo më shumë se 2400 mg në një ditë.
Fëmijët: Doza e zakonshme për fëmijët është 20 mg/kg peshë në ditë.
BRUFENI nuk duhet të jepet në fëmijë që peshojnë më pak se 7 kg.
Është e rëndësishme që të vazhdoni mjekimin derisa mjeku t’ju këshillojë për ta ndërprerë.
Mos e ndërprisni vetëm se mund të ndiheni më mirë.
Nëse i ndërprisni tabletat para kohe, gjëndja juaj shëndetësore mund të përkeqësohet.

Çfarë duhet bërë nëse harroni të merrni një dozë ose kur merrni shumë tableta
Nëse harroni të merrni një dozë, merreni sa më shpejt, para se të arrijë koha e dozës tjeter.
Nëse është orari për të marrë dozën tjetër, atëhere mos e merrni dozën që keni harruar.
Kurrë mos merrni dy doza njëherësh për të kompensuar një dozë që mund ta keni harruar.
Nëse ju ose dikush tjetër merrni më tepër se doza e përshkruar (mbidozë), duhet të kontaktoni menjëherë mjekun ose duhet të shkoni në urgjencën ose qëndrën shëndetësore më të afërt.

A mund të shkaktojnë tabletat e BRUFENIT ndonjë problem?
Përveç të mirave, si çdo medikament tjetër, edhe Brufen mund të shkaktojë efekte të padëshiruara. Eksperienca shumëvjeçare ka treguar se problemet me BRUFEN janë të rralla.
Edhe nëse shfaqen efekte të padëshiruara, ato janë të lehta, por nëse do të shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme, ndërprisni marrjen e medikamentit dhe tregojini mjekut:

  • Dhimbje të pashpjegueshme barku, keqtretje, dobësi dhe/ose të vjella.
  • Ndonjë shenjë hemorragjie nga stomaku ose zorrët, (të vjella me gjak dhe/ose feçe me ngjyrë të errët).
  • Vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima, frymëmarrje sipërfaqesore, skuqje lëkure, djegie ose kruarje e lëkurës.
  • Zverdhje të syve, dhe/ose të lëkurës.
  • Dhimbje e fortë fyti me temperaturë të lartë.
  • Shikim i turbullt ose i çrregulluar, ose pamje/dëgjim i gjërave të çuditshme
  • Mbajtje (retension) lëngjesh, p.sh., enjtje të kyçeve.

Medikamente të tilla si Brufeni mund të shoqërohen me një risk të vogël të infarktit të miokardit ose goditjes së trurit.
Shumë rrallë mund të shfaqen çrregullime të gjakut dhe probleme të veshkave.
Efekte të tjera më të pazakonta mund të jenë dhimbja e kokës, marrje mendsh, mizërim i duarve dhe këmbeve, zhurma në vesh, diarre, ndjeshmëri jo normale e lëkurës ndaj diellit, lodhje, këputje, ndryshim i humorit dhe konfuzion.
Nëse ndonjë nga këto shenja bëhet shumë shqetësuese ose zgjat për disa ditë, kontaktoni me mjekun.
Nëse do të keni ndonjë simptomë tjetër ndërkohë që merrni tableta brufen, kontaktoni me mjekun ose farmacistin.

Ruatja e tabletave
Mos përdorni tabletat përtej afatit kohor të përcaktuar në shishe.
Ruajini në një vend të sigurt, të paarritshëm nga fëmijët.
Medikamenti juaj mund t’i dëmtoje ata.
Tabletat BRUFEN nuk duhet të ruhen në temperaturë mbi 25°C.
Nëse mjeku juaj vendos të ndërpresë mjekimin, kthejani tabletat e mbetur farmacistit.
Mbajini tabletat që ju teprojnë vetëm në rastin kur jua këshillon mjeku juaj.

Informacione të tjera
Mbani mend: Ky medikament është për ju dhe është përshkruar nga mjeku për ju.
Kurrë mos ia jepni ndonjë personi tjetër, edhe nëse simptomat e tij mund të jenë të njëjta me tuajat.
Kjo fletëpalosje nuk përmban informacion të plotë mbi medikamentin.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nuk jeni të sigurt rreth diçkaje, kontaktoni me mjekun ose farmacistin, të cilët kanë më shumë informacion.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top