BUTAMOL Shurup Reviewed by Momizat on . BUTAMOL Shurup – 2 mg/5 ml - 150 ml (Salbutamol sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhë BUTAMOL Shurup – 2 mg/5 ml - 150 ml (Salbutamol sulfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhë Rating: 0
You Are Here: Home » B » BUTAMOL Shurup

BUTAMOL Shurup

BUTAMOL
Shurup – 2 mg/5 ml – 150 ml

(Salbutamol sulfat)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Butamol dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Butamol.
3. Si ta merrni Butamol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Butamol
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË BUTAMOL DHE PËRSE PËRDORET
Salbutamoli është një simpatomimetik me veprim të drejtëperdrejtë kryesisht me veti
betadrenergjike dhe ka veprim selektiv mbi receptorët Beta 2 (agonist). Salbutamoli dhe
sulfati i salbutamolit përdoren si bronkodilatator në obstruksionet e kthyeshme të
rrugëve të ajrit.
Indikohen për mjekimin dhe profilaksinë e astmës bronkiale; për mjekimin e sëmundjeve
të tjera, si bronkiti dhe emfizema, të shoqëruara me obstruksion të prapësueshëm të
rrugëve të frymëmarrjes.
Salbutamoli gjithashtu ul kontraksionet uterine dhe jepet në formën e sulfatit për të
parandaluar lindjen e parakohshme.
2. PËRPARA SE TË MERRNI BUTAMOL:
Mos merrni Butamol:
- Në qoftë se jeni alergjik nga Butamol ose që në të kaluarën keni pasur ndonjë
reaksion helmues nga ky preparat.
- Në qoftë se jeni duke marre beta – bllokues joperzgjedhes si p.sh propanolol.
Tregoni kujdes të veçantë me Butamol
Salbutamoli duhet përdorur me kujdes në të sëmurët që vuajnë nga tirotoksikoza,
insufiçienca e miokardit, aritmitë dhe hipertensioni. Nga përdorimi në venë i salbutamolit
të diabetikët mund të shfaqet ketoacidozë, prandaj duhet ndjekur niveli i glukozës në
gjak.
Marrja e barnave të tjera:
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Butamol në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit.
Butamol mund të ndërveprojë me barnat e mëposhtëm:
Salbutamoli shurup nuk këshillohet të përdoret si miksturë me preparate të tjera në
formë lëngjesh. Salbutamoli dhe pikat e betabllokuesve jo zgjedhës të tillë si propanololi
zakonisht nuk duhet të përshkruhet së bashku.
Nuk duhet të merret njëkohesisht me teofilinen dhe me kortikosteroidët se rrit rrezikun
për hipokalemi.Salbutamoli duhet të merret me kujdes tek pacientët që vuajnë prej
tirotoksikozës.
Marrja e Butamol me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar
Përdorimi i salbutamolit gjatë periudhës së shtatzënisë i duhet bërë vetëm në raste të
domosdoshme dhe vetëm pasi të jenë të ballafaquar përfitimet terapeutike për nënën,
me rreziqet e mundshme për fetusin.
Ushqimi me gji
Përdorimi i salbutamolit gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijëve me gji duhet bërë
vetëm në raste të domosdoshme dhe vetëm pasi të jenë të ballafaquar përfitimet
terapeutike për nënën, me rreziqet e mundshme për fëmijën.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.
Nuk ka të dhëna që ky preparat mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar dhe
përdorur makineri.
3. SI TA MERRNI Butamol?
Gjithmonë merreni Butamol sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Butamol janë
shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Për trajtimin e astmës bronkiale dhe parandalimin e bronkospazmës .
Nga goja:
Të rriturit, doza e zakonshme e efektshme është 4 mg ( ose 10 ml shurup), 3-4 herë në
ditë.
Në qoftë se nuk arrihet zgjerimi i mjaftueshëm i bronkeve, doza e njëhershme mund të
rritet deri në 8 mg. Në të sëmurët e moshuar ose në ata që dihet se kanë ndjeshmëri të
theksuar ndaj nxitësve beta 2- adrenergjike, këshillohet që mjekimi të fillohet me 2 mg,
3 ose 4 herë në ditë.
Fëmijët: deri në 2 vjeç:1/2 lugë kafeje 2-3 herë në ditë.
2-6 vjeç: 1/2-1 lugë kafeje 3-4 herë në ditë.
6-12 vjeç: 1 lugë kafeje 3-4 herë në ditë.
Mbi 12 vjeç 1-2 lugë kafeje 3-4 herë në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Butamol:
Në qoftë se keni marrë më shumë Butamol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj ose
spitalin më të afërt.
Në qoftë se keni harruar të merrni Butamol:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË BUTAMOL :
Si të gjithë barnat e tjera, Butamol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Dridhje e lehtë e muskulit skeletor, kryesisht e duarve, tension nervor, zgjerim i enëve
periferike të gjakut, dhimbje koke, takikardi, hipokalemi pas dozave të larta; janë
konstatuar edhe reaksione mbindjeshmërie, duke përfshirë bronkospazma paradoksale,
urtikarie dhe angioedemë.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë së vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI BUTAMOL?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni, Butamol pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperature më të lartë se 25°C.
Ruajeni nga drita.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Butamol?
Lënda vepruese është salbutamol sulfat.
5 ml Salbutamol shurup përmbajnë salbutamol sulfate ekuivalent me 2 mg salbutamol.
Përbërësit e tjerë janë: acid citrik monohidrat, citrat natriumi dihidrat, sheqer, metil phidroksibenzoat
(nipagine), esencë, ujë i pastruar.
Përmbajtja e paketimit
Kuti x shishe qelqi x 150 ml.
Mbajtësi i autorizimit të tregtimit (MAH) dhe prodhuesi:
Profarma sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tiranë – Shqipëri
Tel.Fax.: 00355 4 23 89 602
Ky fletëudhëzues u aprovua për herë të fundit më: Shtator 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top