Cadtre (bustina) Reviewed by Momizat on . Cadtre (bustina) Shkrihet në ujë dhe kalon direkt në stomak duke eliminuar shijen e keqe të kalciumit në gojë dhe problemet për traktin gastro-intestinal. Forma Cadtre (bustina) Shkrihet në ujë dhe kalon direkt në stomak duke eliminuar shijen e keqe të kalciumit në gojë dhe problemet për traktin gastro-intestinal. Forma Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cadtre (bustina)

Cadtre (bustina)

Cadtre (bustina)

cadtre

Shkrihet në ujë dhe kalon direkt në stomak duke eliminuar shijen e keqe të kalciumit në gojë dhe problemet për traktin gastro-intestinal.

Forma farmaceutike
Cadtre 1000 mg/ 880 U.I. eferveshente.
Çdo bustin CADTRE përmban: 2500 mg karbonat kalciumi – ekuivalent me 1000 mg kalcium, 880 U.I. kolekalciferol (Vit D3)

Indikacionet terapeutike
Zëvendësimi i mungesës së kalciumit të kombinuar me vit-D në moshat e pleqërisë si një shtesë integrale dhe efikase e terapisë për trajtimin e osteoporozës, si dhe në rastet e mungesës së kalciumit dhe kolekalciferolit (Vit D3).
Rrit densitetin kockor dhe ul mundësinë e frakturave.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet ndaj kalciumit ose kolekalciferolit, apo përbërësve të tjerë të barit.
Hiperkalcemia, Hiperkalciuria.
Në rastet e kalkulozave renale (Nefrolitiaze).
Në rastet e insuficencës renale.
Në rastet e mos lëvizshmërisë së zgjatur të pacientit.
Në rastet me fenilketonus.

Përkujdesjet gjate perdorimit
Në rastet e një trajtimi të zgjatur këshillohet monitorimi i nivelit të kalciumit në gjak dhe urinës si dhe monitorimi i funksionit renal.
Monitorimi është i këshillueshëm në pacientët e moshuar që marrin glikozide kardiak ose diuretike.
Në rastet e hiperkalciurisë ose të insufiçiencës renale duhet pakësuar doza ose ndërprerë mjekimi. Këshillohet pakësimi i dozës ose ndërprerja e përkohshme e trajtimit në ato raste kur nivelet e kalciumit në urinë i kalojnë 7.5 mmoli/24 orë ose (300mg / 24ore).
Duhet patur parasysh kombinimi me medikamente të tjera që mund të përmbajnë Vit D3, marrja shtesë e së cilave kërkon një kontroll mjeksor rigoroz, për monitorimin e niveleve të kalciumit në urinë.
CADTRE duhet përshkruar me kujdes në pacientë që vuajnë nga sarkoidoza për shkak të një rritje të mundshme të metabolizmit të Vit D3 në formën e saj aktive.

Ndërveprimet me barna të tjera
Përdorimi i njëkohshëm i fenitomes dhe barbiturateve mund të pakësojë efektin Vit D3.
Në rastet e trajtimit të njëkohshëm me difosforet, fluorsodiumi, tetraciklinë orale, duhet rekomanduar dhënia e CADTRE të paktën 3 orë pasi janë marrë ilacet e tjera.
Në rastet e trajtimit të njëkohshëm me diuretikë diazidik të cilët pakësojnë praninë e kalciumit në urinë, rekomandohet kontrolli i nivelit të kalciumit në gjak.
Përdorimi i njëkohshëm i glukokortikosteroideve mund të pakësojë efektin e vitamines D3.
Përdorimi i njëkohshëm me digjitalikë mund të rrisë toksicitetin e digjitalikëve, ndaj këshillohet një monitorim i rregullt mjekesor elektrokardiologjik si dhe i niveleve të kalciumit në gjak.

Shtatzënia dhe gjidhënia
CADTRE këshillohet të përdoret gjatë shtatzënise dhe gjidhënies, por doza ditore nuk duhet të kalojë nivelet 1000 mg kalcium dhe 600 U.I. Vit D3.
Mbidozimi i kolekalciferolit në shtatzëni duhet evituar pasi hiperkalcemia mund të pengojë një zhvillim normal fizik dhe mendor, stenoze aortike supravalvulare ose retinopatia tek bebi.
Në gjidhënie duhet patur parasysh se një Vit D3 kalon në qumështin e gjirit ndaj duhet patur kujdes për shtesat e tjera që i jepen foshnjës.

Efektet e padëshirueshme
Konstipacion, flatulence, të perziera, të vjella, diare.
Ipercalciumi dhe veçanërisht ipercalcemia vetëm në rastet e një trajtimi shumë të gjatë.

Dozimi
1 bustinë në dite, merret nga goja pasi tretet ne 1/2 gote ose në 1 gotë ujë, preferohet të merret pas ushqimit.
Përdoret vetëm për të rriturit.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top