Caffetin (tableta) Reviewed by Momizat on . Caffetin (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e Caffetin (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e Rating: 0
You Are Here: Home » C » Caffetin (tableta)

Caffetin (tableta)

Caffetin (tableta)

caffetin

Lexoni me kujdes këtë fletudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas 5  ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Caffetin dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Caffetin
3. Si të merret Caffetin
4. Efektet e mundshme të padëshiruara
5. Ruajtja e Caffetin

Përbërja:
Substanca aktive janë: paracetamoli, propifenazoni, kafeina dhe kodein fosfati seskuihidrat.
Substancat ndihmëse: kalcium hidrogjen fosfati dihidrat; celuloza mikrokristalore; povidoni; kroskarmelozë natriumi; silika kolidale anhidroze; amidon natrium glikolat (tipi A); glicerol dibehenati; natrium laurilsulfati; stearati i mganezit.

1. ÇFARË ËSHTË CAFFETIN DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja
Një tabletë përmban: 250 mg paracetamol, 210 mg propifenazon, 50 mg kafeinë dhe 10 mg kodein fosfat seskuihidrat.

Forma farmaceutike e Caffetin
Tabletat Caffetin janë me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakta, tableta të rrafshta, me shenjën e prodhuesit të Alkaloid të shtypur në njërën anë, dhe po ashtu edhe emrin “CAFFETIN” në anën tjetër të tabletës.

Paketimi
Tabletat Caffetin janë të paketuara në blister (Al/PE blister i printuar), secila blister përmban 6 ose 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 1 ose 2 blister, secila blister përmban 6 tableta, dhe fletëudhëzimin në brendësi.
Kutia e kartonit përmban 1 ose 50 v, secila blister përmban 10 tableta, dhe fletëudhëzimin në brendësi.

Si vepron Caffetin-a?
Caffetin-a është një bar  i kombinuar me veprim analgjetik.
Efektet analgjetike janë të vërtetuara për paracetamol, propifenazon dhe për kodeinë, ndërsa kafeina e zbut veprimin e tyre.

Kur përdoret Caffetin-a?
Caffetin-a mund të përdoret për trajtimin e dhembjeve të ndryshme si kokëdhembja, dhembjet e dhëmbit, migrena, neuralgjia, ishialgjia, dhembjet postoperative, dhembjet posttraumatike dhe dhembjet menstruale.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CAFFETIN?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Caffetin?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të Caffetin-ës të përmendura më parë.
• Nëse keni çrregullime të rënda të veshkave;
• Nëse keni porfiri ose mungesë të enzimit glukozo-6-fosfat dehidrogjenazë, e cila është e rrallë, sëmundje metabolike e trashëguar;
• Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse.
Caffetin-a nuk duhet të përdoret te fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Përkujdesje të veçanta me Caffetin:
• Nëse jeni alergjik në analgjetikët e tjerë;
• Nëse keni sëmundje të veshkave, të mëlçisë ose sëmundje kronike respiratore, duke e futur edhe astmën;
• Nëse keni sëmundje të gjakut (mund të jetë e nevojshme monitorimi i pasqyrës së gjakut);
• Nëse keni ulcerë të stomakut ose gjakosje gastrointestinale;
• Nëse jeni abuzues i alkoolit;
• Nëse jeni i tensionuar, nervoz, ose nëse keni dridhje, tension të lartë të gjakut ose pagjumësi.
Ky bar duhet të përdoret me kujdes të shtuar te fëmijët mbi 12 vjeç.
Barnat analgjetike nuk duhet të përdoren te dhimbjet e fuqishme të barkut, sepse këto barna mund ta maskojnë diagnozën e vërtetë.

Përdorimi i Caffetin-ës me ushqime dhe pije
Tabletat e Caffetin-ës mund të merren me ose pa ushqim.
Gjatë marrjes së Caffetin-ës, nuk do të duhej të merren pijet të cilat përmbajnë alkool ose kafeinë (kafja, çaji).

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Tabletat e Caffetin-ës nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.
Administrimi i Caffetin-ës në doza terapeutike nuk ndikon në aftësitë psikofizike për ngarje të makinave apo për operim me makineri të rrezikshme.
Kujdes i shtuar duhet nëse merrni dozën maksimale ditore (6 tableta në ditë), e në veçanti nëse merren në të njejten kohë edhe me pije alkoolike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Ka rëndësi të veçantë nëse  ndërkohë i merrni edhe barnat në vijim:
• Barna që përmbajnë paracetamol ose kafeinë;
• Sedativë, antidepresiv ose barna antiepileptike;
• Barna kundër koagulimi të gjakut;
• Barna tjera analgjetike/antireumatike;
• Rifampicin, isoniazid (antibakterial).

3.  SI TË PËRDORET CAFFETIN-a?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Caffetin-a si analgjetik i kombinuar nëse është e nevojshme mund të përdoret si terapi për kohë të shkurtër – nuk është terapi për kohë të gjatë (jo më tepër se 5 ditë).
Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç: doza e vetme është 1-2 tableta, në harmoni me intensitetin e dhimbjes.
Kjo dozë mund të përsëritet 3 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 6 tableta.
Fëmijët 12-16 vjeç: ½-1 tabletë, me mundësi të përsëritjes së dozës 3 herë në ditë.

Nëse përdorni  Caffetin më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Caffetin-ës  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në varësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin !

Nëse haroni të merrni  Caffetin
Mos e dyfishoni dozën.
Merrni  Caffetin ’’sipas nevojës’’varësisht nga simptomet.
Mos e dyfishoni dozën që ta kompenzoni dozën e harruar.

Efektet e ndërprerjes së trajtimit me CAFFETIN
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Caffetin-a  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Doza terapeutike e Caffetinës tolerohet mirë.
Efektete e mundshme të padëshiruara shfaqen shumë rrallë ose gjatë trajtimit me doza të larta, si në vijim: nauzeja, vjelljet, çrregullimet gastrointestinale; nervoziteti, vështirësi me gjumë, ndjenja e palpitacioneve të zemrës (rrahjeve të fuqishme), shpejtimi i frekuencës së zemrës, çrregullime funksionale të veshkave dhe të mëlçisë.
Nëse ju do të keni reaksione alergjike (skuqje e lëkurës, urtikarie, vështirësi me frymëmarrje apo me gëlltitje), si edhe rënia e numrit të leukociteve, e cila komplikohet me ngritje të temperaturës trupore, pezmatim i fytit, ulçeracione dhe abscese në gojë si dhe abscese perianale, ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore.
Këto simptoma mund të jenë për shkak të efekteve serioze të padëshiruara, të cilat mund të shfaqen shumë rrallë.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar merret  pa recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top