Cardiopirin® 100 mg Reviewed by Momizat on . Cardiopirin® 100 mg tableta gastro-rezistente Acidum acetylsalicylicum Lexojeni me kujdes këtë fletë-udhëzues përpara se të përdorni këtë bar! Ruajeni këtë flet Cardiopirin® 100 mg tableta gastro-rezistente Acidum acetylsalicylicum Lexojeni me kujdes këtë fletë-udhëzues përpara se të përdorni këtë bar! Ruajeni këtë flet Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cardiopirin® 100 mg

Cardiopirin® 100 mg

Cardiopirin® 100 mg

cardiopirin

tableta gastro-rezistente

Acidum acetylsalicylicum

Lexojeni me kujdes këtë fletë-udhëzues përpara se të përdorni këtë bar!

  • Ruajeni këtë flete-udhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar përju. Mos ia jepni të tjerëve. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse simptomat e tyre janë të njëjta me të tuat.

Në këtë fletë-udhëzues:

  1. Çfarë është Cardiopirin dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të përdomi Cardiopirin
  3. Si ta përdorni Cardiopirin
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Cardiopirin dhe vlefshmëria

Lënda vepruese është: Acid acetilsalicilik.

Lëndët ndihmëse janë: laktozë monohidrate, celulozë mikrokristaline, silic koloidal anhidër, amidon patateje, talk, triacetat gliceroli, kopolimer acidi metakrilik acid-etilakrilat (1:1) dispersion 30%.

1. Çfarë është Cardiopirin dhe për çfarë përdoret

Përbërja
Një tabletë gastro-rezistente Cardiopirin përmban 100 mg acid acetilsalicilik.

Paketimi
Cardiopirin tableta gastro-rezistente janë të disponueshme në një kuti që përmban 30 tableta (3×10 tableta në një blister).

Veprimi
Cardiopirin ka një veprim anti-trombotik (ndalon grumbullimin e pllakëzave të gjakut); prandaj redukton mpiksjen e gjakut.
Ky bar ka një veprim të reduktuar në traktin gastrointestinal sepse prezantohet si një tabletë gastro-rezistente.

ATC: BO1AC06 — bllokues i agregimit të pllakëzave të gjakut përjashtuar heparinën / acid acetilsalicilik.

Përdorimi:

Cardiopirin përdoret për:

  • reduktimin e rrezikut për rekurencë të okluzionit të një arterieje koronare pas infarktit miokardial,
  • parandalimin e një okluzioni të ri vaskular pas kirurgjisë vaskulare, p.sh. bypass.
  • parandalimin e apopleksisë dhe atakeve ishemike tranzistente.

2. Përpara se të përdorni Cardiopirin

Mos i përdorni tabletat Cardiopirin në rast të:

  • mbindjeshmërisë ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve të tjera ose lëndëve të ngjashme,
  • ulçerave gastrike dhe intestinale,
  • tendencës për gjakrrjedhje jo normale, pakësim të numrit te pllakëzave të gjakut, hemofili,
  • pamjaftueshmërise renale dhe oksaluri,
  • gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.

Bëni kujdes të veçantë duke ndjekur përkujdesjet dhe paralajmërimet e mëposhtme:

  • Përpara planifikimit të proçedurave kirurgjikale duhet të merret në konsideratë veprimi antitrombotik.
  • Përdorimi shtesë i salicilateve ose barnave të tjera antifogjistike/antireumatoike duhet të vendoset nga një mjek.
  • Gjatë përdorimit të acidit acetilsalicilik në doza të larta për disa vite mund të ndodhë dëmtim i veshkave. Duhet të monitorohet funksioni i veshkave.
  • Në disa fëmijë dhe adoleshentë në raste të izoluara, janë vënë re ndërlikime jetë-kërcënuese (sindroma Reye).
  • Nëse keni të vjella për një kohë të gjatë, dehidrim, ndërgjegje të turbulluar dhe të dridhura kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.
  • Kujdes duhet bërë në rastet me mbindjeshmëri të njohur ndaj analgjezikëve të tjerë dhe barnave për sëmundje reumatizmale, në rastet me astmë bronkiale, anemi hemolitike, sëmundje gastrointestinale (p.sh gastrit), mosfunksionim të mëlçisë dhe veshkave. Tregojini mjekut tuaj për këto raste.
  • Informoni menjëherë mjekun tuaj nëse ngeleni shtatzanë!

Shtatzania dhe ushqyerja me gji:
Pyesni mjekun ose farmacisitin tuaj për këshillë përpara çdo përdorimi të barnave.
Nuk duhet të përdorni Cardiopirin gjatë tremujorit të fundit të  shtatzanisë sepse mund të shkaktojë gjakrrjedhje të zgjatur te nëna dhe fëmija gjatë lindjes.
Gjatë gjashtë muajve të parë të shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Cardiopirin duhet të përdoret vetëm nëse është e nevojshme.

Ndikimi në aftësinë për të drejtuar makinë dhe përdorur makineri
Nuk është e njohur nëse Cardiopirin mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar makinë ose përdorur makineri.

Çfarë duhet të shmangni gjatë kohës që po përdorni këtë bar?

Veprimi i acidit acetilsalicilik në terapi mund të ndikohet nëse përdoret njëkohësisht me barna të tjera për:

  • Mpiksje të gjakut (p.sh. varfarin, heparin, dipiridamol dhe sulfinpirazon);
  • Flakje të organit pas transplantit (ciklosporinë, takrolimus);
  • Presion të lartë të gjakut (p.sh. diuretikët dhe ACE-inhibitorët);
  • Dhimbje dhe inflamacion (p.sh. barnat steroidale dhe inflamatorë);
  • Gutë (probenecid);
  • Kancer ose artrit reumatoid (methotrexate);
  • Barna që ulin nivelin e sheqerit në gjak (sulfonilure);
  • digoxin, barbiturate dhe litium:
  • antacide, H2 bllokuesit (të përdorura për të reduktuar acidin e stomakut).

Bashkëpërdorimi i Cardiopirin me alkool mund të rritë rrezikun për gjakrrjedhje në traktin gastrointestinal.
Gjatë përdorimi të njëkohshëm nie tetraciklinat (barna për trajtimin e infeksioneve) duhet të ruhet një interval kohe prej të paktën 1-3 orësh ndërmjet administrimit të dy barnave.
Përpara se të përdorni acidin acetilsalicilik tregojini mjekut tuaj për barnat e tjera që jeni duke përdorur.
Nëse përdorni acid acetilsalicilik rregullisht kërkojini mjekut këshillë përpara se të përdorni ndonjë bar tjetër (përfshirë dhe barnat e marra pa recetë. OTC).

3. Si ta përdorni Cardiopirin

Dozimi dhe mënyra e përdorimit.
Duhet ta merrni këtë bar siç u ka thënë mjeku juaj.
Nuk duhet të ndryshoni dozën ose të ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
‘Merrni një tabletë (100 mg acid acetilsalicilik) një herë në dite.’
Në fillim të trajtimit mjeku mund të përshkruajë një dozë më të madhe. ‘
Gëlltiteni tabletën e plotë me nië sasi të mjaftueshme uji!’
‘Mjeku do tu thotë për kohëzgjatjen e trajtimit.’ Trajtimi mund të jetë i zgjatur në kohë.

Çfarë duhet bërë në rast mbidozimi
Tregojini mjenjëherë mjekut ose farmacistit tuaj nëse keni marrë një dozë më të madhe se ajo që duhet.
Shenjat e mbidozimit dhe intoksikimit janë nausea, të vjella, dhimbje stomaku dhe marrje mendsh, tinit, dhimbje koke, konfuzion dhe hiperventilim.
Nëse vini re ndonjë nga këto shenja tregojini mjekut tuaj.

Nëse harroni një dozë
Merrni dozën tuaj të zakonshme menjëherë sapo të kujtoheni.
Vazhdoni trajtimin sipas udhëzimeve.
Mos dyfishoni dozën për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efekte anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Cardiopirin mund të shkaktojë efekte anësore, megjithatë në përgjithësi bari tolerohet mirë nga pacientët.

Mund të shfaqen efektet anësore të mëposhtme:

  • reaksione mbindjeshmërie (bronkospazma, reaksione në lëkurë),
  • probleme stomaku (nausea, të vjella),
  • gjakrrjedhje e fshehtë gastrointestinale e cila në raste të rralla mund të çojë në mungesë të hekurit,
  • kohëzgjatje në gjakrrjedhje,
  • përkeqësim i atakeve të astmës,
  • pakësim i numrit të pllakëzave të gjakut (trombocitopeni).
  • Përdorimi për një kohë të gjatë i dozave të larta mund të shkaktojë dërntime në veshka.
  • Doza të larta mund të shkaktojnë marrie mendsh, tinit, ulçera gastrointestinale me gjakrrjedhje serioze (të vjella me ngjyrë të kuqe të hapur, ose të ngashme me precipitatin e kafesë, fekale të zeza).

Nëse vini ne ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletë-udhëzues, ju lutemi tregojini mjekuf ose farmacistit tuaj.

5. Si ta ruani Cardiopirin dhe vlefshmëria

Ruajtja
Mbajeni larg pamjes dhe arritjes nga fëmijët!
Mbajeni në temperaturë më të ulët se 25 °C, në një vend të thatë!
Mbajeni në paketimin origjinal!

Vlefshmëria (Shelf life)
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar në paketim.

 PHARMASWISS 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top