Cebrotile (tableta) Reviewed by Momizat on . Cebrotile (tableta) Indikacionet - Çrregullime të memorjes dhe të përqëndrimit; - Demenca; - Sindrom vertiginoz; - Acufeni. Përbërësit dhe konfirmime klinike in Cebrotile (tableta) Indikacionet - Çrregullime të memorjes dhe të përqëndrimit; - Demenca; - Sindrom vertiginoz; - Acufeni. Përbërësit dhe konfirmime klinike in Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cebrotile (tableta)

Cebrotile (tableta)

Cebrotile (tableta)

Cebrotile

Indikacionet
- Çrregullime të memorjes dhe të përqëndrimit;
- Demenca;
- Sindrom vertiginoz;
- Acufeni.

Përbërësit dhe konfirmime klinike internacionale
Gingko biloba tit. 24% gingoflavinoidi dhe 6% gingkolidi.
Flavonoidi rrit çlirimin dhe rikapjen e serotonins (Ahlemeyer dhe Krieglestein 1998).
Inhibon reduktimin e receptorëve muskarinike dhe receptoreve alfa si rezultat i plakjes qelizore dhe stimulon rikapjen e kolines në hipokampus.
Vepron si kapës i radikaleve të lira.
Një paratrajtim prej 15 ditësh me gingko biloba ul në mënyrë sinjifikante edemën dhe MDA (malondialdehidin) e çliruar në isheminë cerebrale.
Gingkolidi inhibon PAF(faktorin frenues të trombociteve) Inhibon 3,5 cGMP dhe relakson endotelin.

Përdorimet kryesore të Gingko bilobes:
1. Insufiçiencë cerebrale;
2. Trajtimi i humbjes se përqëndrimit dhe të memorjes;
3. Vertigo dhe tinnitus me origjine vaskulare;
4. Çrregullime vaskulare periferike (claudicatio intermittens).

Camellia sinensis
Katekinat e çajit jeshil kryejnë një aktivitet të konsiderueshëm në reduktimin e niveleve cerebrale të β-amiloidit i cili është i implikuar në patogjenezën e Alzheimer-it.
Katekinat veprojnë edhe si neuroprotektor si rezultat i aktivitetit antioksidant, antiinflamator dhe kelator të hekurit.

Acetil-L-Carnitina
Literatura internacionale evidenton një efekt sinjifikant të saj në trajtimin e stresit oksidativ dhe të neurotoksicitetit.

Folatet
Vitamina B9 është një molekulë që mund të përmirësojë funksionin neurokonjitiv.
Mungesa e vitaminave të grupit B sjell rritjen e homocisteines qarkulluese (>100 mcmol/l) dhe si rrjedhojë riskut vascular dhe stresit oksidativ.

Vitamina E
Vitamina E ose tokoferoli është një vitaminë liposolubile, e njohur për aktivitetin e saj si mbrojtëse nga oksidimi i acideve yndyrore të ngopura.
Një nga studimet e fundit ka vërtetuar ndikimin pozitiv të saj ndaj dëmeve të amiloidit.
Një tjetër studim i fundit thotë që Vitamina E parandalon proçeset neurodegjerative.
Tableta Cebrotil përmban: Acetilo-L-Karnitine 100 mg, Folate 200 mcg, Vit E 15 mg, ekstrakt të Ginko bilobes 120 mg dhe çajit jeshil 150 mg, i nevojshem për të ndihmuar qarkullimin cerebral.

Doza e këshilluar:
Këshillohet përdorimi i një tablete në ditë, preferohet në mëngjes, larg momentit të marrjes së preparateve të tjera farmaceutike.
Kujdes! Nëse jane duke u marrë edhe antikoagulante ose antiagregante, duhet të këshillohet me mjekun përpara përdorimit të Cebrotilit.
Këshillohet kontrolli periodik i parametrave të tillë si INR-ja në subjekte që përdorin Cebrotilin në të njëjtën kohë me antikoagulantë ose antiagregante ose në subjekte me çrregullime të koagulimit të gjakut.

Mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Ruajtja
Të ruhet në vende të freskëta dhe larg dritës.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top