Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Reviewed by Momizat on . Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

Cefaclor Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

cefaclor alkaloid

Lexoni me kujdes këtë fletudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Cefalexin Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Cefalexin Alkaloid
3. Si të merret Cefalexin Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
6. Informacione shtesë

Substanca aktive është cefaleksina.
Përmbajtja e substancave ndihmëse: celuloza mikrokristalore dhe natrium karboksimetil celuloza, sukroza, sorbati i kaliumit, dihidrati i natrium citratit, monohidrati i acidit citrik, guma ksantan, ngjyra E129, aroma e mjedrës.

1. ÇFARË ËSHTË CEFALEXIN ALKALOID  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
5 ml (1 lugë matëse) e suspensionit oral të përgatitur përmban 250 mg Cefaleksin (si  cefaleksin monohidrat).

Forma farmaceutike
Cefalexin Alkaloid 250 mg/5 ml pluhur për suspension oral  është pluhur i granuluar me ngjyrë fildishi-rozë me aromë të këndëshme të mjedrës.

Paketimi:
Pluhuri për suspension oral gjendet i paketuar në shishe të qelqit neutral me ngjyrë të errët, e mbyllur me kapak të aluminiumit e bllombuar me polietilen.
Kutia përmban një shishe me 65,4 g pluhur për suspension oral  (për përgatitjen e 100 ml suspension oral), me lugën matëse të plastikës të 5-ml  dhe fletudhëzimin.

Si vepron Cefalexin Alkaloid-i?
Cefalexin Alkaloid-i i përket grupit të barnave të quajtura antibiotik të cefalosporinave.
Ky bar vepron kundër infeksioneve bakteriale të  shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm në  cefaleksinë.

Kur përdoret Cefalexin Alkaloid-i?
Cefalexin Alkaloid-i përdoret për trajtimin e një spektri të gjërë të infeksioneve si:
• Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, hundës, mushkërive,
• Infeksionet e veshit,
• Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta,
• Infeksionet e eshtrave dhe të nyjeve,
• Infeksionet urinare dhe sistemit reproduktiv duke i futur edhe infeksionet e gjëndrrës së prostatës.
• Gjithashtu përdoret edhe për trajtimin e infeksioneve të dhëmbëve.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CEFALEXIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Cefalexin Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cefaleksin, në antibiotikët e cefalosporinave ose në penicilina ose në cilindo përbërës tjetër të Cefaclor Alkaloid-it.
Shenjat e një reaksioni alergjik janë: skuqja, probleme me frymëmarrje ose me gëlltitje, enjtje e buzëve, fytyrës, gjuhës dhe fytit.

Përkujdesje të veçanta me Cefalexin Alkaloid
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj në këto raste:
- nëse keni pasur ndonjë reaksion alergjik në barnat të tjera, veçanërisht në derivate të penicilinave ose në përbërësit e tjerë të përmendur më parë;
- nëse keni probleme me veshka;
- nëse keni çrregullime gastrointestinale, si kolit pseudomembranoz.
- nëse jeni shtatzënë, ose nëse mendoni se jeni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse;
- nëse keni diabet (cefaleksina mund të interferojë me disa teste të sheqerit në urinë);
- bëjani të ditur mjekut tuaj nëse duhet të bëni ndonjë testim të gjakut, sepse ky bar nganjëherë mund të shkaktojë ndryshime kalimtare të pasqyrës së gjakut.

Përdorimi i Cefalexin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Cefalexin Alkaloid-i mund të merret me ose pa ushqim.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Gjatë shtatzënisë, cefaleksina mund të merret vetëm nëse është i domosdoshëm dhe nën mbikqyrjen e mjekut.
Duhet kujdes i veçantë në rast se cefaleksina merret nga nënat gjidhënëse.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.
Cefalexin Alkaloid-i nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për operim me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Cefalexin Alkaloid-it
Cefalexin Alkaloid-i pluhur për suspension oral përmban 2.8 g sukrozë në çdo 5 ml suspension.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Në veçanti është e rëndësishme nëse në ndërkohë merrni edhe barnat në vijim:
• Barna për kontrollin e shtatzënisë (contraceptivë oralë  që përmbajnë estrogjene);
• Probenecid;
• Aminoglikozide;
• Kolestiraminë.

 3. SI TË MERRET CEFALEXIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
• Cefaleksina administrohet nga goja.
• Është me rëndësi të veçantë që ky bar të merret në të njejten kohë gjatë ditës.

Dozimi
Doza e Cefalexin Alkaloid-it pluhur për suspension oral varet nga gjendja e cila duhet të trajtohet dhe nga nevojat tuaja.
Dozimi i zakonshëm është:
Të rriturit
Dozimi për të rritur është 1 deri në 4 gram në ditë e ndarë në 2 deri në 4 doza; shumica e infeksioneve reagojnë në dozimin prej 500 mg çdo 8 orë.
Për infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta, për faringitin streptokoksik dhe për infeksionet urinare të lehta dhe të pakomplikuara, dozimi i zakonshëm është 250 mg çdo 6 orë, ose 500 mg çdo 12 orë.
Për infeksionet më të rënda dhe për ato të shkaktuara nga mikroorganizmat më pak të ndieshëm në këtë antibiotik, mund të jenë të nevojshme doza më të larta.
Nëse janë të nevojshme dozat më të larta se 4 g cefaleksinë, duhet të merret në konsiderim dhënia e cefalosporinave parenterale, në doza të përshtatshme.

Të moshuarit
Si edhe për të rriturit dozimi duhet të zvoglohet në ate maksimale ditore prej 500 mg në rastet kur funksionet renale janë të pamjaftueshme (shkalla e filtrimit glomerular < 10ml/min).

Përdorimi te fëmijët
Doza e zakonshme për fëmijë është 25 mg deri në 50 mg/kg/në ditë e ndarë në 2 deri në 4 doza.
Për infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta, për faringitin streptokoksik dhe për infeksionet urinare të lehta dhe të pakomplikuara, doza totale ditore mund të ndahet dhe të administrohet çdo 12 orë.
Për shumicën e infeksioneve vlejnë rekomandimet në vijim:
Fëmijët nën moshën 5 vjeçare: 125 mg çdo 8 orë.
Fëmijët e moshës 5 vjeçare e më tepër:  250 mg çdo 8 orë.
Te infeksionet e rënda doza mund të dyfishohet.
Kërkimet klinike kanë vërtetuar se te infeksionet e veshit të mesëm mund të jetë e nevojshme doza prej 75-100 mg/kg/në ditë, e ndarë në katër doza.

Si duhet të përgatitet pluhuri për suspension oral Cefalexin Alkaloid 250 mg/5ml
Përgatitja e suspensionit bëhet në farmaci si në vijim:
Shisheja me pluhur duhet të tundet mirë, ti shtohen 60 ml ujë i distiluar dhe të përzihet me qëllim që suspensioni të jetë uniform.
Suspensioni ka ngjyrë të zbehtë rozë, likid viskoz, me aromë të këndëshme të mjedrës.
Para çdo përdorimi të tundet mirë!

Nëse përdorni Cefalexin Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Cefalexin Alkaloid-it  sesa duhet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e toksicitetit nga mbidozimi me cefaleksinë mund të jenë nauzeja, vjelljet, çrregullime epigastrike, diarre dhe prezenca e gjakut në urinë.

Nëse keni harruar ta merrni Cefalexin Alkaloid-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Cefalexin Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Cefalexin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Ky bar mund të shkaktojë efektet të padëshiruara si nauze, çrregullime dhe dhembje të stomakut.
Shumë rrallë mund të manifestohen edhe rrjedhje vaginale dhe kruarje e gjenitaleve dhe vrimës anale, marramendje dhe lodhje, kokëdhembje, konfuzion, agjitacion.
Rrallëherë mund të shfaqen ndryshime të përkohëshme në testimet e funksionimit të veshkave dhe mëlçisë si dhe ndryshime në analizën e gjakut.
Tregoni mjekut tuaj nëse ju ndodh kjo dhe nëse keni shqetësime.
Tepër rrallë, pacientët kanë pasur reaksione alergjike të manifestuara në gojë dhe në lëkurë.
Nëse ju keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara menjëherë ndërprijeni marrjen e mëtejme dhe informojeni mjekun tuaj: urtikarie, enjtje e buzëve, fytyrës, gjuhës dhe fytit, zënie e frymës ose problem me frymëmarrje, diarre të rënda (ujore ose të përziera me gjak), dhimbje të fuqishme të stomakut dhe vjellje.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Suspensioni i papërgatitur të ruhet në temperature nën 25 Gradë Celcius.
Suspensioni i përgatitur: ju mund ta ruani suspensionin oral në frigorifer (2-8°C) për 14 ditë, ose në temperaturë të dhomës (nën 25°C) për 7 ditë.
Pas këtij afati duhet ta hidhni sasinë e papërdorur të suspensionit.
Të mos ngrihet.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top