Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta) Reviewed by Momizat on . Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim - Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim - Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta)

Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta)

Cefaclor Alkaloid 500mg (kapsula të forta)

cefaclor alcaloid 500mg

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim
- Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë.
- Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju  lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
- Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.
- Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletëudhëzim ju lutemi tregojani mjekut tuaj ose farmacistit.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Cefaclor Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Cefaclor Alkaloid
3. Si të merret Cefaclor Alkaloid
4. Efektet e mundshme të padëshiruara
5. Ruajtja e Cefaclor Alkaloid
6. Informacione shtesë

Substanca aktive është cefaklori
Substancat ndihmëse janë: amidoni i prexhelatinizuar, stearati i magnezit, dimetikoni,
Kapsulat e forta xhelatinoze N0 00, ngjyra L500-L840 (e bardhë-blu e mbyllët),
Ekscipientët që i japin formën kapsulës: xhelatinë dhe ngjyrë: E 171; E 132; E 127; E 172.

1. ÇFARË ËSHTË CEFACLOR ALKALOID  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
Një kapsulë përmban 500 mg cefaklor (si cefaklor monohidrat 524.48 mg).

Forma farmaceutike
Kapsulat Cefaclor Alkaloid janë kapsula të forta xhelatinoze me ngjyrë të bardhe-blu e mbyllët, të mbushura me pluhur me ngjyrë të verdhë-krem.

Paketimi
Paketimi përmban 16 kapsula me nga 500 mg (2 blister me nga 8 kapsula) dhe fletëudhëzimin, të vendosura në kuti të kartonit.

Si vepron Cefaclor Alkaloid?
Cefaclor Alkaloid-i është antibiotik i cili i përket grupit të barnave të quajtura cefalosporina, të cilat veprojnë duke i mbytur bakteriet që shkaktojnë infeksione.

Kur përdoret Cefaclor Alkaloid-i?
Cefaclor Аlkaloid përdoret për trajtimin e infeksioneve të përmendura në vijim të shkaktuara me mikroorganizma të ndjeshëm në cefaklor:
- infeksioni i veshit të mesëm (otitis);
- faringiti dhe tonsiliti;
- bronkiti dhe pneumonia;
- cistiti dhe infeksionet e traktit urinar
- infeksionet e lëkurës dhe strukturave të lëkurës.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CEFACLOR ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Cefaclor Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cefaklor, në antibiotikët e cefalosporinave ose në penicilina ose në cilindo përbërës tjetër të Cefaclor Alkaloid-it.

Përkujdesje të veçanta me Cefaclor Alkaloid
• Nëse edhe më parë keni pasur reaksione hipersensitive në antibiotikë si në cefalosporina, penicilina, ose në barna të tjera (reaksionet alergjike përfshijnë skuqjen, kruarje, enjtje, dhembje të pazakonshme të nyjeve, çrregullim i frymëmarrjes);
• Nëse edhe më parë keni pasur çrregullime gastrointestinale, me diarre të rënda (në veçanti me kolit);
• Nëse keni probleme me veshka, ose nëse jeni në hemodializë.
Përdorimi i zgjatur ose i përsëritur i Cefaclor Alkaloidit mund të shkaktojë infeksion sekondar (superinfeksion) dhe zhvillimin e organizmave rezistent si dhe kërpudha, formimi i shiritave të bardhë në gojë ose ndryshime në rrjedhën vaginale.
Cefaclor Alkaloid mund të ndërveprojë me teste të cakuara për përcaktimin e sheqerit në urinë.
Siguria dhe efikasieti i cefaklorit te fëmijët më të rinjë se 1 muaj ende nuk është stabilizuar.

Përdorimi i Cefaclor Alkaloid-it me ushqime dhe pije:
Cefaklori duhet të merret së paku 1 orë përpara ose së paku 2 orë pas ushqimit.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni çfarëdo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Gjatë shtatzënisë, cefaklori mund të merret vetëm nëse është i domosdoshëm.
Efekti te fëmijët në ushqim me gji nuk është i njohur.
Duhet kujdes i veçantë në rast se cefaklori merret nga nënat gjidhënëse.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Cefaklori nuk ka efekt në afttësitë psikofizike për ngarje të makinave apo për punë me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrënë të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.
Në veçanti është e rëndësishme nëse në ndërkohë merrni edhe barnat në vijim:
• Antikoagulantë oralë (barna për hollimin e gjakut) sepse cefaklori e rrit efektin antikoagulues.
• Probenecid (bar për trajtimin e podagrës dhe hiperurikemisë) sepse mund të rritet niveli plazmatik i cefaklorit.

3. SI TË MERRET CEFACLOR ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Cefaklori administrohet nga goja.
Të rriturit
Te infeksionet e rënda rekomandohet doza prej 500 mg çdo 8 orë.
Doza maksimale është 4 g në ditë.
Infeksionet me streptokoke beta hemolitike duhet të trajtohet së paku 10 ditë.
Të moshuarit
Sikurse te të rriturit.
Fëmijët
Zakonisht te fëmijët rekomandohet suspensoni i Cefaclor Alkaloid-it.

Nëse përdorni Cefaclor Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Cefaclor Alkaloid-it  sesa duhet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e toksicitetit nga mbidozimi me cefaklor mund të jenë nauzeja, vjelljet, çrregullime epigastrike dhe diarrea.
Ashpërsia e çrregullimeve epigastrike dhe diarrea varen nga lartësia e dozës.

Nëse keni harruar ta merrni Cefaclor Alkaloid-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Cefaclor Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjitha barnat tjera, edhe Cefaclor Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara janë dhënë në bazë të frekuencës së tyre:
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar):
• Reaksione alergjike në lëkurë (p.sh. skuqje me senzacione të djegësimës – kruarje, urtikarie me ushla dhe me enjtje – ekzantemë e urtikaries);
• Puçrra të ngjashme me fruthin (makulopapulare, ekzantemë morbiliforme);
• Diarre.
Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar):
• Ndryshime në numrin e qelizave të gjakut (neutropeni reverzibile, agranulocitozë, anemi hemolitike, dhe anemi aplastike);
• Sëmundje e ngjashme me ate të serumit (reaksione të ngjashme me sëmundjen e serumit) – eritema multiforme (manifestime tjera me skuqje) ose reaksionet e mëparme të lëkurës dhe artrit/artralgji, me ose pa ethe;
• Ngritje e nivelit të enzimeve të mëlçisë në serum (transaminazat, vlerat e fosfatazës alkaline).
Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar):
• Nauzea dhe vjelljet. Si edhe antibiotikët e tjerë, cefaklori mund të shkaktojë inflamacion gastrointestinal (colitis), duke e futur edhe kolitin pseudomembranoz.
• Pagjumësia, konfuzioni, halucinacionet, dhe somnolenca, hiperaktivitet reverzibil, agjitacion, irritabilitet, hipertension, marramendje;
• Janë raportuar raste të rralla të dëmtimit të qelizave të mëlçisë (hepatitis) dhe verdhzë;
• Inflamacion i veshkave (nefrit intersticial), i cili normalizohet pas ndërprerjes së terapisë.
• Rritje e lehtë tranzitore e kreatininës ose uresë në serum;
• Infeksion me kërpudha (i cili formon shirita të bardhë në gojë ose ndryshime në derdhjet vaginale e cila jep kruarje).
• Reaksione të rënda hipersensitive e cila mund të manifestohet me rënie të tensionit të gjakut deri në gjendje shoku të rrezikshme për jetën, enjtje e fytyrës, e fytit, ose buzëve si dhe teshtimë dhe problem me frymëmarrje.
(këto efekte shfaqen shumë më shpesh te personat që janë alergjik në penicilina);
• Raste të rralla të manifestimeve të rënda në lëkurë dhe reaksione të rrezikshme për jetën (Sindroma Stevens Johnson, nekroliza epidermale toksike).
Efektet e padëshiruara shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë të trajtuar):
• Ndryshime të numrit të leukociteve dhe trombociteve (trombocitopeni,  eosinofili,  lymfocytozë dhe leukopeni). Këto reaksione normalizohen spontanisht pas ndërprerjes së terapisë.
• Limfadenopati dhe proteinuri.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në temperaturë nën 30 Gradë Celcius.

Afati i përdorimit
Të ruhet në pako origjinale.
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top