Chloramphenicol (pomadë) Reviewed by Momizat on . Chloramphenicol (pomadë) Veprimi Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me një spektër të gjërë veprimi. Ai vepron si në bakteriet gram pozitive asht Chloramphenicol (pomadë) Veprimi Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me një spektër të gjërë veprimi. Ai vepron si në bakteriet gram pozitive asht Rating: 0
You Are Here: Home » C » Chloramphenicol (pomadë)

Chloramphenicol (pomadë)

Chloramphenicol (pomadë)

Chloramphenicol pomade
Veprimi

Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me një spektër të gjërë veprimi.
Ai vepron si në bakteriet gram pozitive ashtu edhe në ato gram negative.
Vepron në Staphylococcus aureus, Staphylococcus epidermidis, Streptococcus pneumonia, Streptococcus pyogenes, Streptococcus viridians, Neisseria meningitides, Neisseria gonorrhoeae, Haemophilus influenza, Salmonella, Shigella.
Vepron edhe në shumë bakterie tjera anaerobe, si p.sh. Bacteroides fragilis, Veillonella, Fusobactorium spp., Peptococcus dhe Peptostreptococcus spp.
Vepron edhe në klamidie, mikoplazma, rikeci, spiroketa, si Treponema pallidum etj.

Indikimet
Kloramfenikol pomada:
Piodermat primare, si impetigo, folikulitis, furunkula;
Dermatozat e infektuara dytësore dhe plagët sipërfaqësore;
parandalues i infeksioneve dytësore pas ndonjë infektimi me herpes apo thumbimi të insekteve;
infeksione të hundës;
infeksione të kanalit të jashtëm të veshit.

Kloramfenikol pomada për sy:
Blefaritis bakteror, blefarokonjuktivitis, konjuktivitis, keratokonjuktivitis, keratitis;
parandalim ndaj infeksioneve dytësore gjatë dëmtimit të syrit;
parandalim ndaj infeksioneve bakteriale në trachoma, herpes zoster oftalmik.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëri e njohur ose reaksione toksike të kloramfenikolit.
Dhënia e njëkohësishme me penicilina.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Kloramfenikol pomada:
Në lëkurën e sëmurë aplikohet një shtresë e hollë e Chloramphenicol pomadës 5 dy herë në ditë, ose sipas nevojës edhe më shpesh.

Efektet anësore
Pas aplikimit lokal të Kloramfenikolit mund të shfaqet aplazion i palcës kockore dhe anemi aplastike që shfaqet me lëkurë të zbehtë, dhimbje në fyt, ethe, gjakderdhje, plogështi dhe lodhje jo e zakonshme. Reaksionet alergjike të mbindjeshmërisë manifestohen me djegie, krurje, skuqje, dermatitis.

Ruajtja
Bari ruhet në temperaturë të dhomës 15°C-25°C, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.

Mënyra e dhënies së barit
Pomada 5g mund të jepet edhe pa recetë.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.

Paketimi
Kutia me tubetë nga 5g pomade.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top