Cicatrix (spraj, gel, krem) Reviewed by Momizat on . Cicatrix (spraj, xhel, krem) Krem dermatologjik 20 g, xhel rektal 30 g + aplikatori, spray dermatologjik Cicatrix - Krem dermatologjik 20 g. Përmbajtja Sucralfa Cicatrix (spraj, xhel, krem) Krem dermatologjik 20 g, xhel rektal 30 g + aplikatori, spray dermatologjik Cicatrix - Krem dermatologjik 20 g. Përmbajtja Sucralfa Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cicatrix (spraj, gel, krem)

Cicatrix (spraj, gel, krem)

Cicatrix (spraj, xhel, krem)

cikatrix

Krem dermatologjik 20 g, xhel rektal 30 g + aplikatori, spray dermatologjik
Cicatrix – Krem dermatologjik 20 g.

Përmbajtja
Sucralfat, glicine, Peg 400, sorbitol, vaj vaseline, vaselinë  e bardhë alkool setil stearilik 30/70, alkool stearilik, GMS auto emulsionante, BHT, paraoksibenzoat ne fenosietanol, vit E, ujë i distiluar.

Indikacionet
Si trajtim ndihmës i proçeseve rigjeneruese të lezioneve të lëkurës sipërfaqësore dhe të thella si:

  • dekubituse,
  • ulçera,
  • laçeracione,
  • prerje,
  • plasaritje,
  • djegie,
  • plagë dhe dermatite duke përfshirë edhe atë të kontaktit.

Kujdes
Për përdorim të jashtëm.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.
Të ruhet në vende të freskëta e pa lagështirë.

Cicatrix – Xhel rektal 30 g + aplikatori

Përbërja
Sucralfat, glicine peg 400, hidrosilpropilmetilceluloza, benzoat sodiumi, glikolpropilenik, sepinov EMT 10, paraoksibenzoat në fenosietanol, Tri-Trometamin, ujë i distiluar.

Indikacionet
Si trajtim ndihmës në proçeset regjeneruese të kanalit ano-rektal.
Dallohet për një aktivitet të fuqishëm mbrojtës duke favorizuar rigjenerimin e indeve dhe mukozës së prekur në rastet e hemorroideve interne dhe eksterne, proktitit, fisurave analeve, ulçera solitare të rektumit, fistulave perianale, fisurave.
Këshillohet gjithashtu të përdoret edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale proktologjike si dhe në rast të lesioneve të shkaktuara nga radio dhe kemioterapia.

Mënyra e përdorimit
Pasi zona e afektuar pastrohet me ujë, xheli Cicatrix aplikohet dy herë në ditë.

Kujdes
Për përdorim të jashtëm.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.
Të mbahet në vende të freskëta, pa lagështirë si dhe të errëta.

Cicatrix – Spray dermatologjik
Përbërja
Sucralfat, oksid magnezi, amidon orizi, pudër e përqëndruar, glicinë, cisteinë, treoninë, dehidroacetat sodiumi, propelent: GPL.

Indikacionet
Si trajtim ndihmës i proçeseve rigjeneruese të lezioneve kutane sipërfaqësore dhe të thella si:

  • dekubituse,
  • ulçera,
  • laçeracione,
  • prerje,
  • plasaritje,
  • djegie, plagë dhe dermatite duke përfshirë edhe atë të kontaktit.

Mënyra e përdorimit
Pasi pastrohet zona e interesuar aplikohet spraj në një distancë prej 10-15 cm, duke e mbajtur bombulën në pozicion vertikal.
Përsëriteni aplikimin dy herë në ditë ose edhe më shumë në rast nevoje.

Kujdes
Për përdorim të jashtëm.
Të evitohet kontakti me sytë.
Të mos kapërdihet.
Të tundet mirë para së të përdoret.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top