Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura) Reviewed by Momizat on . Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Rating: 0
You Are Here: Home » C » Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura)

Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura)

Citeral 250mg (film-tableta të mbështjellura)

citeral 250

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Citeral dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Citeral
3. Si përdoret  Citeral
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përbërja:
Substanca aktive është ciprofloksacina.
Substancat ndihmëse janë: Bërthama e tabletës: amidoni i misrit; celuloza mikrokristalore; stearati i magneziumit; krospovidoni; silika koloidale anhidroze; xhelatina. Filmi: hipromeloza; makrogoli 4000; dioksidi i titaniumit (E 171).

1. ÇFARË ËSHTË CITERAL-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Një film tabletё e mbështjellur përmban 291.5 mg ciprofloksacin hidroklorid monohidrat, i cili është ekuivalent me 250 mg ciprofloksacinë.
Një film tabletё e mbështjellur përmban 583 mg ciprofloksacin hidroklorid monohidrat, i cili është ekuivalent me 500 mg ciprofloksacinë.

Forma farmaceutike
Tabletat Citeral 250 mg janë me ngjyrë të bardhë deri në ate lehtësisht të verdhë, zgjatore, të mbështjellura me film.
Tabletat Citeral 500 mg janë me ngjyrë të bardhë deri në ate lehtësisht të verdhë, zgjatore, të mbështjellura me film, me vijën e ndarjes në njerën anë.

Paketimi:
CITERAL 250 mg film tableta të mbështjellura janë të paketuara  në blister (PVC/TE/PVdC) dhe blister alumini.
Kutia e kartonit përmban 10 tableta (1 blister) dhe fletëudhëzimin.
CITERAL 500 mg film tableta janë të paketuara  në blister (PVC/TE/PVdC) dhe blister alumini.
Kutia e kartonit përmban 10 tableta (1 blister) dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Citeral-i?
Citeral është antibiotik i cili i përket grupit të barnave të quajtura fluorokuinolone.
Substanca aktive është ciprofloksacina.
Ciprofloksacina vepron duke i mbytur bakteriet të cilat shkaktojnë infeksion.
Ky bar vepron vetëm në lloje të caktuara të bakterieve.

Kur përdoret Citeral-i?
Të rriturit:Citeral-i te të rriturit përdoret për trajtimin e infeksioneve bakteriale si në vijim:

  • infeksionet e sistemit respirator;
  • infeksionet e veshit ose të sinuseve që zgjasin shumë ose që rikthehen përsëri;
  • infeksionet e sistemit urinar;
  • infeksionet e testisëve;
  • infeksionet e organeve gjenitale te gratë;
  • infeksionet e sistemit gastrointestinal ose infeksionet intra-abdominale;
  • infeksionet e lëkurës dhe të indit të butë;
  • infeksionet  e eshtrave dhe të nyjeve;
  • për trajtimin e infeksioneve te pacientët me numër shumë të ulët të leukociteve (neutropenia);
  • për parandalimin e infeksioneve te pacientët me numër shumë të ulët të leukociteve (neutropenia); ekspozimi në inhalimin e antraksit.

Nëse keni infeksione të rënda të shkaktuara me më tepër se një tip i bakterieve, ju mund të merrni edhe antibiotikë tjerë shtesë së bashku me Citeral.
Fëmijët dhe adoleshentët: Citeral përdoret te fëmijët dhe adoleshentët, nën përkujdesjen e mjekut specialist, për trajtimin e këtyre infeksioneve bakteriale:
infeksionet e mushkërive dhe bronkeve te fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga fibroza cistike; infeksionet e sistemit urinar të komplikuara, duke i futur edhe infeksionet që përfshijnë veshkat; eksponimi në inhalimin e antraksit.
Citeral mund të përdoret edhe për trajtimin e infeksioneve të rënda specifike te fëmijët dhe adoleshentët në rastet kur mjeku e konsideron të domosdoshme.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CITERAL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Citeral?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në ciprofloksacinë, në kinolonet e tjera, ose në cilindo përbërës tjetër të Citeral-it të përmendur më parë.
Në rast se merrni tizanidin.

Përkujdesje të veçanta me Citeral:
Para se të merrni Citeral
Informojeni mjekun tuaj nëse:
ndonjëherë keni pasur probleme me veshka, sepse ky trajtim mund të ketë nevojë për përshtatje;
vuani nga epilepsia ose nga gjendejt e tjera neurologjike;
keni probleme me tendine (në nyje) gjatë trajtimeve të mëparme me antibiotikë si Citeral-i;
keni  miastenia gravis (një lloj i dobësisë muskulare);
keni histori me ritëm jonormal të zemrës (aritmi).

Derisa jeni në trajtim me Citeral
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj menjëherë, nëse te ju shfaqen ndonjera nga shenjat në vijim gjatë terapisë me Citeral.
Mjeku juaj do të përcaktohet nëse trajtimi me Citeral është e nevojshme që të ndërpritet.
-  reaksion të menjëhershëm dhe të rëndë alergjik (reaksion anafilaktik/shok, angio-edemë). Edhe te doza e parë, shansat janë mjaft të vogla që ju të përjetoni ndonjë reaksion të rëndë alergjik me këto simptoma: shtërngim në gjoks, ndjenja e marramendjes, ndjenja e sëmundjes dhe dobësi, ose marramendja me rastin e qëndrimit në këmbë. Nëse ndodhë kjo, tregoni mjekut tuaj menjëherë dhe duhet që menjëherë ta ndërpreni marrjen e mëtejme të Citeral-it.
-  dhembja dhe enjtja e nyjeve dhe e tendineve mund të shfaqet herë pas here, veçanërisht nëse jeni i moshuar dhe nëse trajtoheni me kortikosteroide. Me rastin e shfaqjes së shenjave të para të dhimbjeve ose të inflamacionit Citerali duhet të ndërprehet. Duhet ta shmangni ngarkesën fizike të panevojshme, sepse kjo mund ta rritë rrezikun për këputjen e tendinave.
- nëse ju vuani nga epilepsia ose nga ndonjë gjendje tjetër neurologjike si iskemia cerebrale ose insulti, ju mund të keni efekte të padëshiruara në sistemin nervor qendror. Nëse ndodhë kjo, ndërprejeni marrjen e mëtejme të Citeral dhe menjëherë kontaktoni me mjekun tuaj.
-  ju mund të keni reaksione psikiatrike herën e parë kur ju e merrni këtë bar. Nëse ju vuani nga depresioni ose nga psikozat, simptomat tuaja mund të përkeqësohen gjatë trajtimit me Citeral. Nëse ndodhë kjo, ndërprejeni marrjen e mëtejme të Citeral dhe menjëherë kontaktoni me mjekun tuaj.
-  ju mund të keni simptoma të neuropatisë si dhembje, djegësimë, therje, parestezi dhe/ose dobësi. Nëse ndodhë kjo, ndërprejeni marrjen e mëtejme të Citeral dhe menjëherë kontaktoni me mjekun tuaj.
-  Dijarreja mund të zhvillohet derisa ju merrni antibiotikë, duke e futur edhe Citeral-in, ose disa javë pasi që ju e keni ndërpre marrjen e mëtejme të tij. Nëse kjo bëhet e rëndë ose perzistente ose nëse vëreni se jashtqitja juaj është e përgjakur ose me mukus menjëherë tregoni mjekut tuaj. Trajtimi me Citeral duhet të ndërprehet menjëherë, sepse kjo mund të jetë e rrezikshme për jetën. Mos merrni barna që e ngadalsojnё punën e zorrëve dhe kontaktoni me mjekun tuaj.
-  nëse ju keni nevojë për analiza të gjakut apo të urinës duhet ti tregoni mjekut ose stafit të laboratorit se jeni duke marrur Citeral.
-  Citerali mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë. Nëse ju do të keni ndonjerin nga simptomat si humbje e oreksit, verdhzë (zverdhje e lëkurës), ngjyrë të errët të uirnës, kruarje, ose ndjeshmëri të stomakut, duhet që menjëherë të ndërprehet marrja e mëtejme e Citeralit dhe menjëherë ta informoni mjekun tuaj.
-  Citeral mund të shkaktojë zvoglimin  e numrit të leukociteve dhe ta zvoglojë rezistencën ndaj infeksioneve. Nëse ju do të keni simptoma të infeksioneve si ethe dhe përkeqësim të gjendjes tuaj të përgjithshme, ose ethe me simptoma lokale të infeksionit si pezmatimi i fytit/farinksit/gojës ose probleme me urinim, duhet që menjëherë ta informoni mjekun tuaj. Në këto raste duhet të bëhen testimet laboratorike dhe të përcaktohet numri i leukociteve.Është me rëndësi që ta informoni mjekun lidhur me barin tuaj.
-  tregoni mjekut nëse ju ose ndonjë anëtar i familjes ka mungesë të glukozo-6-fosfat dehidrogjenazës (G6PD), sepse te ju mund të zhvillohet anemia nga ciprofloksacina.
-  lëkura e juaj do të bëhet më e ndjeshme në rreze të diellit ose në ato ultraviolete (UV) derisa jeni në terapi me Citeral. Për këtë arsye duhet ti shmangeni eskponimit ndaj rrezeve të forta të diellit, ose ndaj rrezeve UV.

Përdorimi i Citeral-it me ushqime dhe pije
Përveç nëse e merrni Citeral-in gjatë ushqimit, derisa i merrni këto tableta ju nuk duhet të merrni produkte të qumështit (si qumësht, jogurt) ose pije të cilat përmbajnë kalcium, sepse kjo mund të ndikojë në absorbimin e substancës aktive.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Preferohet që të shmanget marrja e Citeral-it gjatë shtatzënisë.
Tregoni mjekut tuaj nëse ju planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Nuk duhet të merrni Citeral gjatë shtatzënisë për arsye se ciprofloksacina ekskretohet në qumështin e nënës dhe mund të jetë i rrezikshëm për fëmijën tuaj.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Citerali mund të shkaktojë rënien e vigjilencës. Mund të shfaqen disa efekte të padëshiruara neurologjike. Për këtë arsye ju duhet ta dini se si do të reagoni ndaj kësaj terapie para se të ngisni makinën ose të punoni me makineri të rrezikshme. Nëse keni dyshime bisedoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Citerali nuk duhet të merret së bashku me tizanidin, sepse mund të shkaktojë rënie të tensionit të gjakut dhe përgjumje.
Ka njohuri se këto barna mund të intereagojnë me Citeral.
Përdorimi i Citeralit së bashku me këto barna mund të influencojë në efektin terapeutik të tyre.
Kjo mund të rritë edhe mundësinë për manifestimin e efekteve të padëshiruara.

Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke i marrur këto barna:

  • varfarinë ose barnat e tjera antikoagulante orale (për hollimin e gjakut);
  • probenecid (për podagër);
  • metotreksat (për tipat e caktuar të kancerit, psoriazës, reumatoid artritit);
  • teofilinë (për probleme me frymëmarrje);
  • tizanidin (për tendosjen muskulare te skleroza multiple);
  • klozapinë (antipsikotik);
  • ropinirol (për sëmundjen e Parkinson-it);
  • fenitoinë (për epilepsi).

Citerali mund ta rritë nivelin e këtyre barnave në gjak:
pentoksifilinës (për çrregullimet e qarkullimit); kafeinë.
Disa barna e zvoglojnë efektin e Citeral-it.
Tregoni mjekut tuaj nëse ndërkohë i merrni ose doni ti merrni këto barna: 
antiacidë (barna për neutralizimin e aciditetit të stomakut);
suplementet minerale; sukralfati(bar për trajtimin e ulçerës peptike);
lidhësit e fosfateve polimerike (p.sh. sevelamer);
barna ose suplemente që përmbajnë kalcium, magnezium, aluminium ose hekur.
Nëse këto barna janë esenciale, Citeral-in merreni 2 orë përpara dhe jo më pak se 4 orë pasi që ta merrni Citeral-in.

3.SI TË PËRDORET CITERAL-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit .
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Dozimi varet nga lloji i infeksionit dhe nga ashpërsia e tij.
Tregoni mjekut nëse ju vuani nga problemet me veshka, sepse në këto raste mund të jetë e nevojshme që të përshtatet doza.
Trajtimi zakonisht mund të zgjatë prej 5 deri në 21 ditë, por për infeksionet e rënda mund të jetë edhe më i gjatë.
Tabletat duhet ti merrni saktësisht sipas udhëzimeve të mjekut tuaj.
Nëse nuk jeni të sigurt për numrin  e tabletave që duhet ti merrni, ose si duhet ta merrni barin, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.
Tabletat duhet të gëlltiten me sasi të mjaftueshme të ujit.
Tabletat nuk duhet të përtypen, sepse nuk e kanë shijen e mirë.
Tabletat të merren gjithnjë në të njejten kohë gjatë ditës.
Tabletat mund ti merrni gjatë kohës së ushqimit ose në mes të racioneve ushqimore.
Nëse ju merrni kalcium si pjesë të ushqimit nuk do të ndikojë seriozisht marrjen e këtij bari.
Megjithatë, mos i merrni tabletat Citeral me produkte të qumështit si qumësht dhe jogurt ose me lëngje frutash (p.sh. lëng portokalli i bashkë me kalcium).
Mbajeni në mend se gjatë marrjes së këtij bari duhet të merrni sasi më të mëdha të ujit.

Nëse përdorni Citeral  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Citeral sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse është e mundur, me vete merrni tabletat ose paketimin e barit qe t’ia tregoni mjekut.

Nëse keni harruar ta merrni Citeral
Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Citeral
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes së menjëhershme të marrjes së barit, infeksioni juaj nuk do të shërohet plotësisht dhe mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj ose të përkeqësohen.
Është me rëndësi që të vazhdoni ta merrni kursin e trajtimit deri në fund, edhe nëse pas marrjes së dozave të para ndjeheni më mirë.
Në të kundërtën ju mund të ndikoni edhe në zhvillimin e rezistencës mikrobike.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Citeral-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar):nauze, diarrea; dhimbje e nyjeve të fëmijët;

Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar):superinfeksionet fungale; koncentrim i lartë i eozinofileve , një llojë i leukociteve;humbje e oreksit (anoreksi); hiperaktivitet ose agjitacion, kokëdhimbje, marramendje, probleme me gjumë, çrregullim i shijes;dhembje të barkut, probleme me tretjen e ushqimit si fryrje e barkut, gazra;skuqje, kruarje, urtika;ngritje e sasisë së substancave të caktuara në gjak (transaminazave dhe/ose bilirubinës);dhimbje e nyjeve te të rriturit;dobësim i punës së veshkave; dhimbje në muskuj dhe në eshtra, ndjenja jo e mirë (asteni); ngritje e fosfatazës alkaline (substancë e caktuar në gjak).

Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë të trajtuar,por më tepër se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar):inflamacion i zorrës së trashë (kolitis) që lidhet me marrjen e antibiotikëve (në disa raste mund të jetë fatal); ndryshime në numrin e qelizave të gjakut (leukopeni, leukocitozë, neutropeni, anemi), rënie ose ngritje e numrit të trombociteve (trombocitozë); reaksione alergjike, enjtje (edemë), enjtje e shpejtë e lëkurës dhe membranave mukoze; rritja e nivelit të sheqerit në gjak (hiperglikemia); konfuzion, çorientim, halucinacione, reaksione anksioze, ëndrra të çuditshme, depresion, çrregullime mentale (reaksione psikotike); ndjeshmëri e pazakonshme te stimulimet, konvulsione,  rënie e ndjeshmërisë së lëkurës, dridhje, marramendje  probleme me të parin; humbje e të dëgjuarit; takikardi (rrahje e shpejtuar e zemrës); zgjerim i enëve të gjakut, rënie e tensionit të gjakut; gulçimë duke i futur edhe simptomat astmatike
çrregullime të mëlçisë, verdhëzë (verdhzë kolestatike), ose hepatit;dhimbje muskulare, inflamacion i nyjeve, rritje e tonusit muskular, spazma; insuficiencë veshkore, gjak ose kristale në urine, inflamacion i traktit urinar; djersitje e tepruar, ndjeshmëri në dritë;nivel jonormal i faktorëve të koagulimit (protromibinës) rritje e nivelit të enzimit amilazë.

Efektet e padëshiruara shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000  pacientë të trajtuar,por më tepër se 1 në 100.000 pacientë të trajtuar):zvogëlim i numrit të eritrociteve (anemi hemolitike); rënie e rrezikshme e numrit të llojit të caktuar ë leukociteve (agranulocitozë); rënie e numrit të eritrociteve, leukociteve dhe trombociteve (pancitopeni) e cila mund të jetë fatale dhe depresion i palcës kurrizore e cila gjithashtu mund të jetë fatale; reaksione të rënda alergjike (reaksione anafilaktike, shok anafilaktik, sëmundje e serumit) e cila mund të jetë fatale; çrregullime mentale (reaksione psikotike); migrenë, çrregullime të kordinimit, ecje e pasigurt, çrregullim i ndjeshmërisë së shijes (çrregullime olfaktore), presion në tru (presion intrakranial); ndryshime të pamjes së ngjyrave; inflamacion i enëve të gjakut (vaskulitis); pankreatit; hepatit, vdekje e qelizave të mëlçisë (nekrozë e mëlçisë) raste shumë të rralla të pamjaftueshmërisë së mëlçisë e rrezikshme për jetën ;
gjakderdhje të vogla në lëkurë, erupsione të ndryshme në lëkurë ose skuqje (p.sh. sindromi fatal i Stevens-Johnson ose nekrolizë epidermale toksike); dobësi muskulare, inflamacion i tendineve, këputje e tendineve – sidomos tendineve të mëdha të shpinës dhe nyjeve (tendo Achilli), përkeqësim i simptomave të miastenia gravis.

Me frekuencë të panjohur (në bazë të të dhënave që janë në dispozicion nuk mund të bëhet klasifikimi i tyre: çrregullime që lidhen me sistemin nervor si dhembje, djegësimë, therje, parestezi; abnormalitete të rënda të ritmit të zemrës, çrregullimi i ritmit të zemrës (torsades de pointes).
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në pako origjinale i mbrojtur nga drita.
Ky bar nuk kërkon temperaturë të veçantë për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top