Citrak (bustina) Reviewed by Momizat on . Citrak (bustina) CITRAK është integrues ushqimor i kaliumit që këshillohet në rastet e pakësimit të sjellë nga dieta ose në rastet e shtimit të nevojave fiziolo Citrak (bustina) CITRAK është integrues ushqimor i kaliumit që këshillohet në rastet e pakësimit të sjellë nga dieta ose në rastet e shtimit të nevojave fiziolo Rating: 0
You Are Here: Home » C » Citrak (bustina)

Citrak (bustina)

Citrak (bustina)

citrak

CITRAK është integrues ushqimor i kaliumit që këshillohet në rastet e pakësimit të sjellë nga dieta ose në rastet e shtimit të nevojave fiziologjike.

CITRAK nuk përmban sheqer prandaj mund të perdoret dhe nga persona me metabolizem të sheqernave të dëmtuara.

PËRBËRËSIT:
Bustina 1 gr:

Një zarf permban:
Lëndë aktive: Citrat kaliumi 1 gr.
Lëndë joaktive :Ëmbëlsues : manitol, acesulfam K.
Acidifikues: acid citrik,aroma.
Ngjyrues : B carotene.

INDIKIMET:
Citrak dhe citrak forte janë integrues dietetik me bazë kaliumi , e këshilluar në rast raporti të reduktuar dietetik.
Citrati i kaliumit është i indikuar në trajtimin e acidozës tubulare renale me kalkula renale.
Në nefrolitiazën hipocitraturike nga oksalatet e kalciumit të çfarëdolloj etiologjie dhe në litiazën nga acidi urik.

KUNDËRINDIKIMET:

  • Insufiçencë renale e rëndë me oliguri dhe azotemi;
  • Sëmundja e Adisonit;
  • Adinami episodike e trashëguar;
  • Dehidratim akut;
  • Krampe;
  • Anuri;
  • Dëmtime të rënda të miokardit;
  • Hiperkalemi.

Këshillë paraprake për përdorimin:
Citraku duhet të përdoret me kujdes në pacientët :
Me nivel të ulët të ekskrecionit urinar.
Ashtu si në gjithë rastet me likide që përmbajnë përqëndrime të rritura të kaliumit , pacientët duhet të hollojne pluhurin me ujë për të minimizuar çrregullimet gastrointestinale që shkaktohen nga formula me kripe të përqëndruar me bazë kaliumin.
Dozat e rritura të citrakut mund të shkaktojnë hiperkalemi , mbi të gjitha në prezencë të dekompensimit renal.

NDËRVEPRIME MEDIKAMENTOZE
Citraku mund të provokojë toksicitet me :
Marrjen në të njëjtën kohë me barna që përmbajnë kalium
Diuretikë që jashtëqisin kaliumin
Inhibitorë të enzimës së shndërrimit te angiotenzines (ACE), ose të glukozideve kardiake.

KËSHILLË:
Dozat e rritura të citrakut mund të shkaktojnë hiperkalemi, mbi të gjitha në prezencë të dekompensimit renal.
Nuk janë vënë re efekte negative në aftësinë për ngarje dhe përdorim makinerish.

DOZA, MËNYRA DHE KOHA E MARRJES:
Këshillohet të merren 1 ose 2 bustina në ditë.
Shkrijeni përmbajtjen e bustinës në një gotë ujë , dhe është mirë të merret cdo dozë pas ushqimit për të shmangur efektet laksative të tipit osmotik.

MBIDOZIMI:
Marrja e citrakut dhe citrak forte nga një person me një mekanizëm të rregullt të eleminimit të kaliumit , rrallë provokon hiperkalemi të rëndë.
Ndërsa ne rast se mekanizmat e ekskretimit jane të çrregulluara , mund te provokohet hiperkalemi .
Në rast se kjo ndodh , pacienti duhet të trajtohet menjëherë për shkak se nivelet vdekjeprurëse mund të arrijnë në pak orë.

KOHËZGJATJA E PRODUKTIT:
Citrak : 36 muaj
Kujdes: Mos e përdorni produktin pas dates së skadencës të treguar mbi kuti.

Përmbajtja:
30 bustina nga 3g.
Pesha neto 90 g.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top