Clopigal (tableta) Reviewed by Momizat on . Clopigal (tableta) Lexoni me kujdes këto udhëzime para se të filloni përdorimin e ketij ilaçi. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni mjekun apo farmacist Clopigal (tableta) Lexoni me kujdes këto udhëzime para se të filloni përdorimin e ketij ilaçi. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni mjekun apo farmacist Rating: 0
You Are Here: Home » C » Clopigal (tableta)

Clopigal (tableta)

Clopigal (tableta)

Clopigal

Lexoni me kujdes këto udhëzime para se të filloni përdorimin e ketij ilaçi.

  • Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj.
  • Ky ilaç është përshkruar për ju, dhe nuk preferohet  të konsumohet nga te  tjerët.
  • Ai mund ti dëmtojë ata, madje edhe kur ata kanë simptoma të njëjta si ju.
  • Nëse keni ndonje efekt anesor dhe bëehet serioz, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor,ju lutem lajmeroni mjekun apo farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzim ju do të lexoni:
1.  Çfarë është ilaçi Clopigal dhe për çfare perdoret
2.  Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçin Clopigal
3.  Si përdoret ilaçi Clopigal
4.  Efektet e mundshme anësore
5.  Si të ruhet ilaçi Clopigal
6.  Informacione shtesë

1  ÇFARË ËSHTË CLOPIGAL DHE PËR ÇFARË PËRDORET
CLOPIGAL i përket një grupi të ilaçeve te quajtura ilaçet antitrombozë.
Trombocitet (pllakat e gjakut),) janë qeliza shumë të vogla të gjakut, më të vogla sesa rruazat e kuqe apo të bardha të gjakut te cilat grumbullohen gjate koagulimit të gjakut.
Me parandalimin e këtij akumulimi, ilaçi antitrombocit zvogëlon mundësinë e koagulimit te gjakut (i quajtur trombozë).
CLOPIGAL  merret për parandalimin e  mpiksjes së gjakut në enët e gjakut (arterie).
Ky çrregullim quhet atherothrombosis dhe mund të çojë në ngjarje aterotrombocite të tilla si goditje në zemër, goditje në tru apo vdekje.
CLOPIGAL  ju është përshkruar për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe zvogëlimin e këtyre ngjarjeve serioze:
- Sepse keni  trashje te arterieve (ateroskleroz);
- Sepse tashmë kishte një atak në zemër, atak në tru ose sëmundje periferike të arterieve;
- Sepse keni pasur dhimbjë të forta në gjoks, e cila është e njohur si angina pektoris jostabile ose atak i zemrës (infarkt miokard), në këtë rast mjeku do të përshkruajë acid acetilsalicilik (përbërës aktiv i përfshire në shumë ilaçe e cila lehtëson dhimbjen, ul temperaturën dhe parandalon mpiksjen e gjakut).

2.  Çfarë duhet të dini Para se të  marrni CLOPIGAL
Ilaçi CLOPIGAL nuk përdoret:
- Nëse jeni alergjik (tepër të ndjeshëm) ne klopidogrelit ose të ndonjë komponenti të  CLOPIGAL film tableta;
- Nëse keni çrregullim i cili shkakton gjakderdhje, të tilla si, Ulçera në stomak ose gjakderdhje në anamnezi;
- Nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë;
- Nese jeni në gjidhënie.
Nëse nuk jeni të sigurt nëse ju duhet të filloni  marrjen e CLOPIGAL, konsultohuni me mjekun tuaj.

Kur ju merrni CLOPIGAL, kini kujdes të veçantë:
Tregoni mjekut tuaj për të gjitha gjendjet e përmendura më poshtë që ju keni apo keni patur më parë, dhe në veçanti në vijim:
• Nëse ekziston rreziku i gjakderdhjeve të tilla si:
- Gjendjes mjekësore që ju vënë në rrezik për shkak të gjakderdhjes së brendshme  (ulçera e stomakut);
- Çrregullim i gjakut i cili ju bën të prirur për gjakderdhje të brendshme (gjakderdhje në inde, në organe apo nyje);
- Një dëmtim serioz i kohëve të fundit;
- Kirurgji e fundit (duke përfshirë proçedurat dentare);
- Kirurgji e planifikuar (duke përfshirë procedurat dentare) gjatë shtatë ditëve të ardhshme;
• Nëse ju keni një goditje ishemike apo mpiksje gjaku në arteriet e trurit (goditje), e cila ka ndodhur në 7 ditët e fundit ;
• Nëse ju merrni ilaçe të tjera (te shihni “Duke marrë ilaçe të tjera”);
• nëse keni semundje te mëlçisë ose të veshkave.
Gjatë aplikimit ilaçit CLOPIGAL:
• Tregoni mjekut tuaj nëse ju jeni duke planifikuar ndërhyrje kirurgjikale (duke përfshirë procedurat dentare);
• Gjithashtu, tregoni mjekut tuaj menjëherë në qoftë se tek ju zhvillohet një gjendje mjekësore që përfshin ethe dhe te nxira nën lëkurë që mund të shfaqen si njolla të kuqe në vende të caktuara, me ose pa simptome te pashpjegueshme të lodhjes,konfuzion, ngjyrim të verdhë të lëkurës dhe syve.
(shihni “Efektet e mundeshme anesore “);
• Nëse priteni, ose lëndoheni, mund të keni gjakderdhje më të gjatë se zakonisht. Kjo është pasojë e terapisë e cila shkakton  ulje të mpiksjes së gjakut. Për shembull, prerjet ose dëmtimet gjate rruajtjes, nuk duhet të shqetësoheni. Në rast se gjakderdhja nuk ndalet, është e nevojshme të kontaktoni mjekun tuaj. (shih “efektet e mundshme anësore”);
• Mjeku juaj duhet të ju bëjë analizat e gjakut;
• Kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse vëreni ndonjë efekte anësore i cili nuk është i përmendur në pjesen.”Efektet e mundshme anësore” të këtij udhëzuesi, ose nëse vëreni një efekt serioz anësor.
CLOPIGAL nuk është i provuar për trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 18 vjeçare!

Aplikimi i barnave të tjera
Disa barna mund të ndikojnë në veprimin e  CLOPIGAL dhe anasjelltas.
Informoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit çdo medikament tjetër, duke përfshirë barnat të cilat merren pa recetë.
Përdorimi oral antikoagulant (barna të cilat zvogëlojnë koagulimin e gjakut),me  CLOPIGAL nuk është i rekomanduar.
Eshtë veçanërisht e rëndësishme që të informoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë barna jo-steroidale, anti-inflamator, të cilat zakonisht aplikohen për trajtimin e dhimbjeve dhe / ose inflamimin e muskujve apo nyjeve, ose nëse jeni duke marrë heparin, një tjetër medikament i cili jepet për  zvogëlimin e koagulimit të gjakut.
Nëse keni dhimbje të rënda në gjoks (angina pektoris jostabile apo goditje në zemër), mjeku juaj mund të përshkruaj CLOPIGAL  në kombinim me acid acetilsalicilik, substanca aktive pranishme në shume ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve dhe për të zvogëluar ethet (temperaturën).
Marrja e përkohëshme e acidit acetilsalicilik (jo më shumë se 1000 mg në 24 orë), përgjithësisht nuk shkakton probleme, por përdorimi afatgjatë në situata të tjera duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Marrja e  CLOPIGAL me ushqim apo pije
Ushqimi nuk ka ndikim në marrjen e ilaçit CLOPIGAL, dhe ilaçi CLOPIGAL mund të merret me ushqim apo edhe pa të.

Aplikimi i CLOPIGAL gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.
CLOPIGAL nuk përdoret gjatë shtatzënisë apo gjidhënies.
Tregoni mjekut apo farmacistit tuaj nëse jeni shtatëzënë, ose planifikoni të ngeleni shtatzënë para se të filloni të merrni CLOPIGAL.
Nëse ju mbeteni shtatzënë, ndërsa jeni duke marrë CLOPIGAL  menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
Tregoni mjekut tuaj nëse ju jeni në gjidhënie.
Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla para se të filloni  marrjen e këtij medikamenti.

Ngarja e  automjeteve dhe funksionimi me makineri.
Nuk ka të dhëna se CLOPIGAL  mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të ngarë makina apo të veproni në makineri.

Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e CLOPIGAL
Nëse ju e dini se jeni alergjik ndaj ndonjë prej këtyre përbërësve: mannitol, celulozë, microcrystalline, celulozë Hydroxypropyl;
natriumi stearyl fumarate, glycollate, Dibutyl phthalate, stearate magnezi, dioksid titaniumi, glycol polietileni apo hekur (III) oksid, e kuqe E172, mos merrni këtë ilaç.

3  Si të përdorni CLOPIGAL
Gjithmonë  merrni CLOPIGAL sipas pershkrimit te mjekut.
Me mjekun apo farmacistin tuaj është e nevojshme të konsultoheni për çdo paqartësi.
Nëse keni dhimbje të forta gjoksi (angina jostabile apo sulm në zemër), mjeku juaj në fillim mund të caktojë trajtimin me 300 mg te ilaçit CLOPIGAL  (4 tableta në 75 mg).
Pastaj, e zakonsshme është një tabletë CLOPIGAL 75 mg në ditë, e cila merret në mënyre orale (gëlltitje) me një vakt ushqimi apo jashtë tij.Ilaçi duhet të merret rregullisht.
Ju duhet të merrni ilaçin CLOPIGAL deri sa mjeku jua përshkruan atë.

Nëse keni marre më shumë ilaçe CLOPIGAL se sa duhet
Nëse merrni doza me të larta të ilaçit CLOPIGAL se sa ju është caktuar menjëherë bisedoni me mjekun tuaj ose, në raste urgjente, kontaktoni klinikën tuaj me te afert për shkak të një rritje të rrezikut të gjakderdhjes.

Nëse keni harruar të merrni ilaçin  CLOPIGAL
Nëse keni harruar të merrni një dozë CLOPIGAL, por jeni kujtuar  brenda 12 orësh, menjëherë  merrni dozën e përshtatshme dhe  tabletën e ardhshme merrni  në kohën e zakonshme.
Nëse nuk kujtoheni për këtë brenda 12 orëve, merrni dozën tjetër në kohën e zakonshme.
Asnjëherë mos merrni dozen e dyfishtë që të kompensoni faktin se keni harruar të merrni ilaçin!

Nëse papritur keni ndërprerë  marrjen e CLOPIGAL
Mos e ndryshoni mënyrën e marrjes së tij, dhe mos ndaloni marrjen e ilaçit para se të  informoni mjekun tuaj.

4  Efektet e mundshme anësore
Ashtu si të gjitha barnat edhe ilaçi CLOPIGAL mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse nuk do të thotë se do të shfaqen tek secili.
Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse ju keni:
- temperaturë, shenja të infeksionit ose lodhje ekstreme, reduktimi i ralle i numrit te qelizave te gjakut;
- Shenjat e çrregullimeve të mëlçisë si ngjyrosje e verdhë lëkurë dhe / ose sytë  (sarillok), i cili mund ose nuk mund të shoqërohet me gjakderdhje e cila shfaqet nën  lëkurë dhe njollat e kuqe në vende të caktuara dhe / ose përhapje (masa të veçanta kur merrni CLOPIGAL );
- enjtja e gojes, skuqje, kruarje, ose njolla (plloha) në lëkurë, e cila mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik.
Efektet anësore më të shpeshta, ( ndodh në 1-10 në 100 pacientë) të CLOPIGAL është gjakderdhja.
Gjakderdhje mund të jetë në formën e gjakderdhjes në stomak ose zorrë, nxirje (njolla), hematoma (gjakderdhje të pazakonshme ose nxirje (njolla) nën lëkurë), gjakderdhje nga hunda, gjak në urinë.
Në disa raste, të ralla është evidentuar gjakderdhje në sy, brenda në kokë, mushkëri ose nyje.

Nëse, gjate marrjes së CLOPIGAL  ka zgjatur gjakderdhja!
Nëse  priteni apo lëndoheni gjakderdhja mund të zgjase pak më shumë se zakonisht, derisa ajo ndalon.
Kjo është e ndërlidhur me ndikimin e ilaçit tuaj.
Për prerje apo lëndime të vogla, të tilla si, për shembull. ato të shkaktuara gjatë rruajtjes, nuk duhet të shqetësoheni.
Nëse keni ndonjë dyshim, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë (shih special Paralajmërim kur jeni duke marrë CLOPIGAL ).

Reagime tjera negative të raportuara të ilaçit  CLOPIGAL janë:
Efektet anësore të shpeshta ndodh në 1-10 për 100 pacientë): diarre dhimbje abdominale, tretje e dobësuar e ushqimit  ose urth.
Efektet anësore të rralla ndodh në 1-10 për 1 000 pacientë): dhimbje koke, ulçerë në stomak, të vjella,, tuge, kapsllëk, gazera te tepërta në stomak ose zorrë, skuqje, kruajtje, marramendje, ndjenja e ndryshuar e të prekurit.
Efektet anësore, të rralla ndodh në 1-10 për 10 000 pacientë):  marramendje.
Efekte shumë të rralla anësore të meta ndodh në më pak se 1 në 10 000 pacientë):dhimbje të mprehta barkut me ose pa dhimbje shpine,ethe, vështirësi në frymëmarrje  ndonjëherë shoqërohet me kollë, reagime i përgjithshëm alergjike,  ënjtje të gojës, nxirje (njolla) në lëkurë, alergjitë e lëkurës, inflamacion në zgavrën e buzëve (stomatiti), rënie e presionit të gjakut,haluçinacione, konfuzion, dhimbje te nyjeve dhe muskujve, çrregullime të shijes.
Mjeku juaj mund të vërejë ndryshime në  rezultatet tuaja të gjakut dhe urinës.
Ju lutemi të kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse vëreni ndonjë efekte anësore jo të listuara në këtë udhëzim ose nëse vëreni një efekt serioz anësor.

5 SI DUHET TË RUHET CLOPIGAL
Mbani  CLOPIGAL përtej arritjes së fëmijëve!

Ruajtja
Medikamenti të ruhet në temperaturë mbi 25 ° C, në paketimin origjinal.

6  INFORMACIONE SHTESË
Çfarë bën CLOPIGAL

Substanca aktive është klopidogrelit 75 mg (ekuivalente me 97.875 mg klopidogrelit bisulfate).

Përbërësit  tjere janë:
Tableta Core: Mannitol, celulozë, microcrystalline, celulozë Hydroxypropyl, natriumi stearyl fumarate.
Film shtresa: hypromellose, dioksid titaniumi, Dibutyl phthalate, stearate magnez, glycol polietileni, hekur (III) oksid,kuqe (E 172).

Çfarë pamje ka CLOPIGAL  dhe përmbajtja e paketës
CLOPIGAL, 75 mg tableta janë të rrumbullakët, biconvex, film-tableta të veshura, ngjyra roze braun.
Një kuti kartoni  përmban PVC dhe alumini material me një film prej 14 tableta në 75 mg.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top