Criniton (shampo, locion) Reviewed by Momizat on . Criniton (shampo, locion) Veprimi Bëhet fjalë për një kombinim të substancave me veprim antiseboroik dhe antiseptik. Acidi salicilik në formë tretësire zvogëlon Criniton (shampo, locion) Veprimi Bëhet fjalë për një kombinim të substancave me veprim antiseboroik dhe antiseptik. Acidi salicilik në formë tretësire zvogëlon Rating: 0
You Are Here: Home » C » Criniton (shampo, locion)

Criniton (shampo, locion)

Criniton (shampo, locion)

Criniton

Veprimi
Bëhet fjalë për një kombinim të substancave me veprim antiseboroik dhe antiseptik.
Acidi salicilik në formë tretësire zvogëlon kruarjen, ngacmimin dhe zbokthin në lëkurë që paraqitet te dermatiti seboroik; shtesat tjera që i përmban preparati eliminojnë tepricën e dhjamit.

Indikimet
Seborea e kokës e përcjellur me krurje dhe krijim të zbokthit.

Kundërindikimet
Shtatzënësia, dhënia e gjirit foshnjës, ndieshmëria në preparat.
Aplikimi kundërindikohet nëse ekzistojnë lëndime të lëkurës, sepse në këto rrethana është e mundëshme përthithja e rritur.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Kjo formë është dedikuar vetëm për përdorim të jashtëm.
Një deri tri lugë kafeje (varsisht nga dendësia e flokëve) tretësirë Criniton® fërkohet në lëkurë të kokës.
Pas 15 deri 30 minuta flokët dhe lëkura e kokës shpërlahen me ujë pa përdorur sapunin ose shampon, pastaj bëhet masazh.
Shpërlarja përsëritet derisa të ndërpritet krijimi i shkumës.
Mjekimi përsëritet dy herë në javë deri sa të ndërpriten simptomat e sëmundjes, krurja dhe krijimi i zbokthit.

Efektet anësore

Gjatë përdorimit të drejtë nuk janë vrejtur efekte të dëmshme. Në rast të përdorimit jo të drejtë ose të tepruar, mund të shkaktohen efekte anësore: irritimi i syve, lëkurës dhe mukozave. Janë të mundëshme reaksione të ndieshmërisë në disa përbërës të preparatit.

Përkujdesje
Gjatë përdorimit të mbrohen sytë dhe pjesët e ndieshme të fytyrës.
Nëse preparati arrin në sy, duhet menjëherë të shpërlahen me shumë ujë.
Nëse preparati rastësisht gëlltitet, nevojitet ndërhyrja e mjekut.
Gjatë terapisë nuk duhet të përdoren kurrfarë preparatesh kozmetike.
Në rast se paraqiten reaksione alergjike dhe helmime, terapia duhet të ndërpritet.
Preparati të mos vendoset në pjesë të tjera të trupit përveç në flokë.
Për aplikim te fëmijët me moshë nën 2 vjeç, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.

Paketimi
Shampo 100 ml
Locion 100 ml.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top