Cutadin – S krem Reviewed by Momizat on . Cutadin - S Krem – 1 % - 50 g (Sulfadiazinë argjendike) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. - Ruajeni këtë fletëudhë Cutadin - S Krem – 1 % - 50 g (Sulfadiazinë argjendike) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. - Ruajeni këtë fletëudhë Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cutadin – S krem

Cutadin – S krem

Cutadin – S
Krem – 1 % – 50 g
(Sulfadiazinë argjendike)

cutadin-s

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
- Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
- Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
- Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata
edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
- Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë
efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni
mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Cutadin – S dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Cutadin – S
3. Si ta përdorni Cutadin – S
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Cutadin – S
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË CUTADIN – S DHE PËRSE PËRDORET
Cutadin – S përmban substancën aktive sulfadiazinë argjendike, e cila është një sulfonamid.
Cutadin – S është një bar antimikrobik lokal me spektër të gjerë, që vepron kundër disa
baktereve Gram – pozitivë dhe Gram – negativë, përfshirë Pseudomonas aeruginosa,
Escherichia coli dhe shtamet e ndjeshme të Proteus spp., Staphylococcus spp., Enterobacter
spp., Klebsiella spp. dhe disa mykeve. Ai ka një veprim baktericid; kripa e argjendit vepron në
membranën dhe murin qelizor bakterial.
Cutadin – S përdoret në:
2
- parandalimin dhe trajtimin e infeksionit në djegie të rënda;
- trajtimin e ulçeracioneve të infektuara të lëkurës (ulçeracionet e këmbës dhe
ulçeracionet e shkaktuara nga qëndrimi në pozicionin shtrirë për një kohë të gjatë).
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI CUTADIN – S
Mos përdorni Cutadin – S:
- nëse keni mbindjeshmëri ndaj sulfadiazinës argjendike, ndaj çdo sulfonamidi ose ndaj
ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Cutadin – S krem;
- në fëmijë prematurë dhe në fëmijë të vegjël në muajt e parë të jetës, për shkak të riskut
të shfaqjes së kernikterus;
- gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë;
- gjatë ushqimit me gji të fëmijëve prematurë dhe fëmijëve me ikter ose me defiçiencë të
glukozë – 6 – fosfatdehidrogjenazës.
Tregoni kujdes të veçantë me Cutadin – S
Kujdes i veçantë duhet treguar në pacientë me:
- defiçiencë të glukozë – 6 – fosfatdehidrogjenazës, për shkak të riskut të hemolizës;
- çrregullim të konsiderueshëm të funksionit veshkave;
- çrregullim të konsiderueshëm të funksionit të mëlçisë.
Në rastin kur në fillim të trajtimit shfaqet leukopeni, nuk është e nevojshme të ndërpritet
përdorimi i Cutadin – S krem, por këshillohet të monitorohet formula e gjakut.
Përdorimi në zona të mëdha të lëkurës ose për një kohë të gjatë i Cutadin – S krem, mund të
rrisë përqëndrimin sistemik të tij duke shkaktuar kristaluri dhe argiri.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Cutadin – S
krem.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë / përdorur
ose keni marrë / përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Nuk rekomandohet përdorimi i njëkohshëm i Cutadin – S krem dhe preparateve enzimatike të
përdorura në largimin e indeve të vdekura nga plagët, sepse përmbajtja e argjendit mund të
3
inaktivizojë këta të fundit.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Cutadin – S krem mund të përdoret gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të shtatzënisë vetëm
nëse përfitimi për nënën e tejkalon riskun për fetusin.
Cutadin – S kundërindikohet gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, për shkak të riskut të
shfaqjes së kernikterus tek fëmija i porsalindur.
Cutadin – S krem kundërindikohet gjatë ushqimit me gji të fëmijëve prematurë dhe fëmijëve
me ikter ose me defiçiencë të glukozë – 6 – fosfatdehidrogjenazës.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Cutadin – S krem nuk ka ndonjë ndikim mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të
përdorur makineri.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Cutadin – S
Ky bar përmban:
 PEG – 35 vaj ricini, i cili mund të shkaktojë reaksione në lëkurë;
 alkol cetilik, i cili mund të shkaktojë reaksione lokale në lëkurë (si p.sh. dermatit
kontakti);
 propilenglikol, i cili mund të shkaktojë irritim të lëkurës;
 metilhidroksibenzoat, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike (ndoshta të vonuara).
3. SI TA PËRDORNI CUTADIN – S
Gjithmonë Cutadin – S krem përdoret ekzaktësisht si ju thotë mjeku juaj. Duhet të
konsultoheni me mjekun ose me farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt.
Cutadin – S krem duhet të aplikohet në zonën e dëmtuar të lëkurës duke pasur të veshura
doreza sterile.
Gjatë aplikimit, në qoftë se është e nevojshme, mund të përdorni edhe një spatul sterile.
Përpara çdo aplikimi, është e nevojshme të pastroni lëkurën me ujë, solucion fiziologjik ose
me një solucion antiseptik.
Cutadin – S krem përdoret një ose dy herë në ditë në një shtresë rreth 2 – 3 mm të trashë. Në
4
rastet e rënda kremi mund të përdoret edhe deri 4 herë në ditë.
Trajtimi duhet vazhduar derisa të vihet re një shërim i dukshëm i plagës.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Cutadin – S
Në qoftë se keni përdorur më shumë Cutadin – S se sasia që duhet të përdornit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë përdorur ose marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Përdorimi në zona të mëdha ose për një kohë të gjatë i Cutadin – S krem, mund të rrisë
përqëndrimin sistemik të tij duke shkaktuar kristaluri dhe argiri.
Në qoftë se keni harruar të merrni Cutadin – S
Në qoftë se harroni një dozë, përdoreni atë sapo të kujtoheni, përveç rastit kur ka ardhur koha
për aplikimin e dozës tjetër.
Mos përdorni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Cutadin – S krem mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Cutadin – S krem mund të përthithet pas aplikimit lokal dhe të shkaktojë
efekte sistemike të ngjashme me ato të sulfonamideve të tjerë.
Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund t’ju shfaqen:
- reaksione alergjike si: djegie, kruarje, rash;
- dhimbje dhe irritim në vendin e aplikimit;
- leukopeni tranzitore;
- argiri, si pasojë e përthithjes sistemike të argjendit gjatë përdorimit në zona të mëdha
të lëkurës dhe për një kohë të gjatë të Cutadin – S.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
5
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI CUTADIN – S
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Cutadin – S pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë nën 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga dielli dhe nga lagështia.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Cutadin – S – krem 50 g
Lënda vepruese është sulfadiazinë argjendike.
1 g krem përmban 10 mg sulfadiazinë argjendike.
Përbërës të tjerë: alkol cetilik, PEG – 35 vaj ricini, parafinë e bardhë, vaj parafine, metil
hidroksibenzoat, propilenglikol, ujë i pastruar.
Përmbajtja e paketimit: Kuti me 1 tubet 50 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00355 4 2362800
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua në Janar 2015.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top