Daktarin (mikonazol) Reviewed by Momizat on . Daktarin Xhel për gojë: Mikonazol (si nitrat) 100mg/5ml. Daktarin përdoret: për parandalimin dhe mjekimin e infeksioneve mikotike të gojës e faringut ; infeksio Daktarin Xhel për gojë: Mikonazol (si nitrat) 100mg/5ml. Daktarin përdoret: për parandalimin dhe mjekimin e infeksioneve mikotike të gojës e faringut ; infeksio Rating: 0
You Are Here: Home » D » Daktarin (mikonazol)

Daktarin (mikonazol)

Daktarin

daktarin

Xhel për gojë:

Mikonazol (si nitrat) 100mg/5ml.

Daktarin përdoret:

  • për parandalimin dhe mjekimin e infeksioneve mikotike të gojës e faringut ;
  • infeksionet gastrointenstinale;
  • mbiinfeksionet të shkaktuara nga bakteret Gram-negative.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Xheli daktarin përdoret pas ushqimit.
Doza është 15mg/kg peshë në ditë.

Të rriturit:
1 deri në 2 lugë kafe xhel (5-10ml) 4 herë në ditë.

Fëmijët:

Fëmijët mbi 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 4 herë në ditë.

Fëmijët nga 2- 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 2 herë në ditë.

Fëmijët nën 2 vjeç:  ½ luge kafe (2.5ml) 2 herë në ditë.

Shënim i rëndësishëm: Trajtimi me xhelin duhet vazhduar edhe  48 orë mbasi janë zhdukur simptomat.

Kundërindikimet:
Nuk njihet ndonjë kundërindikim nga mikonazoli.

Përkujdesjet

Mikonazoli mund të fuqizojë efektin e :

  • Antikoagulantëve
  • Antiepileptikëve;
  • Hipoglicemizuesve;

Shtatzënia
Xheli i mikonazolit nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë.

Efektet anësore
Ndonjëhere mund të vërehen çrregullime gastro-intenstinale të lehta kalimtare.
Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për më shumë informacion.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top